2022
Ruthi dhe Naomi
Qershor 2022


“Ruthi dhe Naomi”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2022

“Ruthi dhe Naomi”

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2022

Ruthi dhe Naomi

Pamja
Ruthi duke u martuar, me familjen e Naomit

Ilustrimet nga Apryl Stott

Naomi dhe familja e saj shkuan në një tokë të re për shkak të një zie buke. Ata takuan një të re që quhej Ruthi. Ruthi u martua me djalin e Naomit.

Pamja
Ruthi me bashkëshortin duke vdekur

Më pas bashkëshorti i Ruthit vdiq. Ruthi ishte shumë e trishtuar.

Pamja
Naomi

Edhe Naomi ishte shumë e trishtuar. Ajo nuk kishte më pjesëtarë të familjes që të kujdeseshin për të. Ajo vendosi të kthehej në vendin nga kishte ardhur.

Pamja
Naomi dhe Ruthi

Naomi i tha Ruthit të kthehej te familja e saj. Por Ruthi e donte Naomin. Ajo premtoi të vinte me Naomin dhe të kujdesej për të.

Pamja
Ruthi duke mbledhur kallëza

Ruthi dhe Naomi ishin të varfra. Prandaj Ruthi punonte shumë për të gjetur ushqim për to.

Pamja
Boazi dhe Ruthi në fushë

Një ditë, një burrë i quajtur Boaz, e pa Ruthin që po mblidhte grurin e mbetur në njërën nga fushat e tij.

Pamja
Boazi me shërbëtorin

Boazi ishte dashamirës. Ai u tha punëtorëve të linin ushqime tepër për Ruthin.

Pamja
Ruthi, Boazi dhe Naomi, me një foshnjë

Më vonë Ruthi dhe Boazi u martuan. Ata patën një foshnjë djalë. Naomi ndihmoi që të kujdeseshin për djalin.

Pamja
familje duke dhënë ushqim

Unë mund të ndihmoj që të kujdesem për të tjerët. Unë mund të jem dashamirës/e ndaj njerëzve nevojtarë.

Faqe për Ngjyrosje

Unë Mund të Kujdesem për të Tjerët

Pamja
fëmijë me gjyshin

Kliko te figura për ta shkarkuar.

Ilustrimi nga Apryl Stott

Kë mund të ndihmosh?