Liahona
A po Jetoj “sipas Mënyrës së Lumturisë”?
Shkurt 2024


“A po Jetoj ‘sipas Mënyrës së Lumturisë’?”, Për Forcën e Rinisë, shkurt 2024.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Shkurt 2024

2 Nefi 5

A po Jetoj “sipas Mënyrës së Lumturisë”?

Këtu janë disa ide për ju që të jetoni sipas mënyrës që Nefi tha se jetoi populli i tij.

Pamja
rini

Ilustrimi nga Alyssa Gonzalez

Pak kohë pasi u ndanë nga lamanitët, Nefi tha se populli i tij “jet[oi] sipas mënyrës së lumturisë” (2 Nefi 5:27). Duke pasur parasysh se ishte një grup tjetër njerëzish që donin t’i vrisnin ata (shihni te 2 Nefi 5:1–6, 14), kjo mund të jetë e habitshme. Si mund të jetë dikush i lumtur në rrethana të tilla?

Para së gjithash, vini re se fraza “ne jetuam sipas mënyrës së lumturisë”, nuk do të thotë që “çdo nefit ishte i lumtur 24 orë në ditë”. Kjo do të thotë se ata jetuan në një lloj mënyre, dhe bënë ato lloj gjërash, që përgjithësisht çojnë drejt lumturisë. Në përgjithësi, pavarësisht nga sfidat e tyre, ishte një kohë e lumtur.

Pra, cila është “mënyr[a e] lumturisë”? Si mund ta kemi atë në mënyrë të përsëritur në vetë jetën tonë, e cila ka edhe sfida? Le ta shohim!

  • Jini të bindur. “Ne zbatuam … urdhërimet e Zotit” (2 Nefi 5:10).

    Të jetuarit e ungjillit është Hapi 1. Ju mund të jeni përkohësisht të lumtur kur mëkatoni, por nuk do të zgjatë. Mosbindja e qëllimshme ndaj Perëndisë nuk është “mënyr[a e] lumturisë” (shihni tek Alma 41:10).

  • Shqyrtojini shkrimet e shenjta. “Unë, Nefi, kisha marrë … analet që ishin të gdhendura në fletët prej tunxhi” (2 Nefi 5:12). “Ne … i shqyrtuam dhe gjetëm se ato ishin të dëshirueshme; po, madje me një vlerë të madhe për ne” (1 Nefi 5:21).

    Populli i Nefit i kishte shkrimet e shenjta. Dhe ata jo se thjesht i kishin ato – ata i shqyrtuan ato.

  • Dëgjojini udhëheqësit e frymëzuar. “Unë, Nefi, shugurova Jakobin dhe Jozefin, që ata të bëheshin priftërinj dhe mësues mbi … populli[n] tim” (2 Nefi 5:26).

    Këta mësues i përdorën shkrimet e shenja si udhërrëfyes për ta (shihni te 2 Nefi 4:15; 6:4).

  • Shkoni në tempull (dhe vende të tjera të shenjta). “Unë, Nefi, ndërtova një tempull” (2 Nefi 5:16).

    Është e rëndësishme të kemi vende të shenjta si shtëpi mbledhjesh dhe tempuj që dishepujt të mblidhen dhe të adhurojnë. (Mund të hamendësojmë se nefitët nuk kishin thjesht një tempul – ata në fakt e përdorën atë.) Nëse nuk mund ta frekuentoni një tempull personalisht, ju gjithmonë mund të bëni punë për historinë familjare.

  • Jini frytdhënës. “Unë i mësova popullit tim të ndërtojë ndërtesa dhe të punojë. … Unë … bëra që njerëzit e mi të ishin punëtorë dhe të punonin me duart e tyre” (2 Nefi 5:15, 17).

    Pjesë e “mënyrës së lumturisë” është të merresh me diçka. Një detyrë, një punë, një përgjegjësi – diçka që të jep fokus dhe qëllim (me kohën e duhur për t’u çlodhur, sigurisht). Është e vështirë të jeni i lumtur nëse jeni gjatë gjithë kohës i mërzitur.

A do të thoshit se momentalisht po jetoni sipas mënyrës së lumturisë? Nëse jo, ndoshta shembulli i Nefit mund t’ju japë disa ide se si të përmirësoheni.