Eja, Më Ndiq
2–8 Nëntor. Mormoni 7–9: “Unë ju Flas sikur të Ishit të Pranishëm”


“2–8 Nëntor. Mormoni 7–9: ‘Unë ju Flas sikur të Ishit të Pranishëm’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“2–8 Nëntor. Mormoni 7–9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Moroni duke shkruar mbi fletë të arta

Moroni Duke Shkruar mbi Fletë të Arta, nga Dale Kilborn

2–8 Nëntor

Mormoni 7–9

“Unë ju Flas sikur të Ishit të Pranishëm”

Ndërsa lexoni kapitujt te Mormoni 7–9, merrni parasysh atë që dëshironi më shumë që ta dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim. Bëni plane t’u mësoni të vërtetat që ndieni se do ta bekojnë jetën e tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kalojeni dorë më dorë një kopje të Librit të Mormonit. Ftojini fëmijët, kur të jetë radha e tyre që ta mbajnë librin, të tregojnë një gjë që kanë mësuar nga ai. Nëse kanë nevojë për ndihmë, kujtojuni gjërat që kanë mësuar kohët e fundit në klasë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mormoni 7:8–10

Libri i Mormonit dhe Bibla që të dy dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Mormoni dha mësim se Libri i Mormonit u shkrua që të na ndihmonte ta besonim Biblën dhe se ata që besojnë te Bibla, do të besojnë te Libri i Mormonit.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqituni fëmijëve faqen e titullit të Librit të Mormonit dhe tregojuni me gisht fjalët e titullit ndërsa e lexoni atë, duke theksuar fjalën tjetër. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për libra të tjerë të shkrimit të shenjtë që na mësojnë rreth Jezusit. Tregojuni se Bibla ka Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re. Ndihmojini fëmijët të thonë “Dhiata e Vjetër, Dhiata e Re” kur tregoni me gisht Biblën dhe “Një Dëshmi Tjetër” kur tregoni Librin e Mormonit.

  • Paraqitni një hartë të botës ose faqen e veprimtarisë për këtë përvijim, bashkë me një Bibël dhe Libër Mormoni. Përdorini këto mjete për t’u mësuar fëmijëve që Bibla është një anal i mësimeve të Jezusit në Jerusalem e vendet përreth tij dhe Libri i Mormonit është një anal i mësimeve të Tij në kontinentet amerikane.

  • Zgjidhni disa ngjarje e të vërteta për të cilat dëshmojnë si Bibla ashtu edhe Libri i Mormonit, të tilla si lindja, vdekja dhe Ringjallja e Jezusit. Paraqitni figura nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit që i ilustrojnë këto ngjarje dhe të vërteta. Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që shohin në figura dhe u thoni se si Bibla ashtu edhe Libri i Mormonit na mësojnë për këto gjëra.

Mormoni 8:3

Unë mund ta zgjedh të drejtën edhe kur ndihem i vetëm.

Moroni ishte nefiti i fundit i drejtë, por ai qëndroi i vërtetë ndaj dëshmisë së tij. Ndihmojini fëmijët të mësojnë nga shembulli i tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni vargun te Mormoni 8:3, duke theksuar se Moroni ishte tërësisht i vetëm, por ai prapëseprapë i zbatoi urdhërimet, përfshirë urdhërimin për ta mbaruar Librin e Mormonit. Tregoni një rast kur ishit besnik edhe kur u ndiet i vetmuar.

  • Pasi të diskutoni për shembullin e Moronit, tregoni disa skenarë në të cilët një fëmijë duhet të vendosë që ta zgjedhë apo jo të drejtën, ndonëse asnjë njeri nuk është duke parë. Çfarë do të kishte bërë Moroni?

  • Këndoni me fëmijët një këngë për zgjedhjen e të drejtës, të tillë si “Stand for the Right” [“Mbro Drejtësin’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 81). Përse është e rëndësishme të zgjedhësh të drejtën tërë kohën, edhe kur je i vetëm?

Mormoni 9:7–21

Perëndia është “një Perëndi mrekullish”.

Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se mrekullitë janë të rëndësishme në veprën e Perëndisë dhe se Perëndia do të bëjë mrekulli kur populli i Tij ka besim.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se një mrekulli është diçka që Perëndia bën për ta shfaqur fuqinë e Tij dhe për ta bekuar jetën tonë (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mrekulli”). Lexoni fjalë dhe fraza nga Mormoni 9:11–13, 17 që përshkruajnë disa prej mrekullive të Perëndisë. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mrekulli të tjera që gjenden në shkrimet e shenjta (figurat nga Libri i Figurave Artistike, të tilla si nr. 26, 40, 41 dhe 83, mund të ndihmojnë). Dëshmoni se Perëndia bëri mrekulli në kohët e lashta dhe Ai ende bën mrekulli sot.

  • Tregoni një përvojë kur keni parë mrekulli në Kishë sot ose në vetë jetën tuaj. Jepni dëshminë tuaj se Perëndia është “një Perëndi mrekullish” (Mormoni 9:11).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mormoni 7:8–10

Libri i Mormonit dhe Bibla që të dy dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Mormoni dha mësim se “ungjilli [i] Krishtit … do t[ë] nxirret para [nesh]” si te Bibla ashtu edhe te Libri i Mormonit. Merrni parasysh se si do t’u mësoni fëmijëve se që të dy librat e shenjtë janë të rëndësishëm për ne.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Mormoni 7:9, por lini vende bosh në vend të fjalëve ky, këtë dhe . Shkruani gjithashtu në tabelë ky, këtë = Libri i Mormonit dhe = Bibla. Ftojini fëmijët të lexojnë me zë të lartë vargun te Mormoni 7:9 dhe t’i përdorin frazat në tabelë për t’i plotësuar vendet bosh. Çfarë mësojmë rreth Biblës dhe Librit të Mormonit nga ky varg?

  • Paraqitni një Libër të Mormonit dhe një Bibël. Tregoni disa histori nga secili libër, duke paraqitur figura nëse janë në dispozicion (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit). Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht drejt librit nga i cili është shkëputur historia. Përse kemi nevojë për të dy librat?

  • Shkruajeni secilën fjalë të nenit të tetë të besimit në një copë të veçantë letre. Jepini një apo dy fjalë secilit fëmijë dhe ftojini fëmijët të punojnë së bashku për t’i vendosur fjalët në rendin e duhur. Pastaj kërkojuni që ta përsëritin nenin e besimit disa herë. Çfarë na mëson ai?

    Pamja
    kopje të Librit të Mormonit në gjuhë të ndryshme

    Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin.

Mormoni 8:1–7

Unë mund ta zgjedh të drejtën edhe kur ndihem i vetëm.

Vendosmëria e Moronit për ta “plotës[uar] urdhrin e atit [të tij]”, ndonëse babai i tij kishte vdekur, mund t’i frymëzojë fëmijët t’u binden urdhërimeve të Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini me fëmijët vargjet te Mormoni 8:1–7 dhe ftojini që të tregojnë se si do të ishin ndier po të kishin qenë në vend të Moronit. Kërkojuni që t’i shikojnë përsëri vargjet 1, 3 dhe 4 për të zbuluar se çfarë u urdhërua të bënte Moroni. Si e “plotëso[i] urdhrin e atit [të tij]” Moroni? Si mund të jemi më shumë si Moroni?

  • Ftojini fëmijët që secili të shkruajë një situatë në të cilën ata duhet të bëjnë një zgjedhje ndërmjet të drejtës ose të gabuarës, kur asnjë njeri nuk po i shikon. Vendosini idetë e tyre në një enë dhe lërini fëmijët që me radhë të zgjedhin një situatë dhe të tregojnë atë që do të bënin për të qenë si Moroni.

Mormoni 8:24–26; 9:7–26

Perëndia është “një Perëndi mrekullish”.

Ka shumë njerëz sot që nuk besojnë se mrekullitë ndodhin ende. Përdorini mësimet e Moronit në këto vargje për t’u mësuar fëmijëve se kur kemi besim, ne mund ta shohim Perëndinë të bëjë mrekulli në jetën tonë.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një recetë. Çfarë do të ndodhte nëse do të linit jashtë një përbërës thelbësor? Ftojini fëmijët të kërkojnë te Mormoni 8:24 dhe 9:20–21 që të gjejnë “përbërësin” e nevojshëm që ne duhet ta kemi përpara se Perëndia të mund të bëjë mrekulli. Tregoni shembuj të mrekullive – të mëdha ose të vogla – që keni parë në Kishë ose në jetën tuaj. Ftojini fëmijët të tregojnë vetë shembujt e tyre.

  • Ndajini fëmijët në dy skuadra. Ftojeni secilën skuadër që të kërkojë shembuj të mrekullive në disa apo të gjitha këto shkrime të shenjta: Mormoni 8:24; 9:11–13, 16–18, 21–25. Çfarë mund t’i themi dikujt që mendon se mrekullitë nuk ndodhin më? (Shih Mormoni 9:9, 15–21.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes që të përshkruajë një mrekulli që e forcoi dëshminë e tij apo të saj.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët mund ta dallojnë ndikimin e Shpirtit. Mësojuni fëmijëve se ndjenjat e paqes, dashurisë dhe përzemërsisë që i kanë kur flasin ose këndojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij, vijnë nga Fryma e Shenjtë (shih Mësimdhënia Sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 11).