Eja, Më Ndiq
9–15 Dhjetor. Zbulesa 1–11: ‘Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve’


“9–15 Dhjetor. Zbulesa 1–11: ‘Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve’, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“9–15 Dhjetor. Zbulesa 1–11”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Krishti duke vëzhguar një tufë delesh

Bariu i Mirë, nga Del Parson

9–15 Dhjetor

Zbulesa 1–11

“Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve”

Simbolika te Zbulesa mund të jetë e vështirë që ta kuptojnë fëmijët, por Zbulesa gjithashtu përmban doktrinë të rëndësishme që është e bukur dhe e thjeshtë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë se si mund të ndiheshin nëse do ta shihnin Jezu Krishtin në një vegim. Shpjegoni se në librin e Zbulesës, Gjoni përshkroi një vegim në të cilin pa Jezusin dhe shumë gjëra të rëndësishme rreth së shkuarës dhe së ardhmes.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Zbulesa 3:20

Unë mund ta ftoj Jezu Krishtin në jetën time.

Metafora e Jezusit që qëndron te dera dhe troket mund t’i ndihmojë fëmijët ta kuptojnë se Ai dëshiron t’u qëndrojë pranë atyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe lexoni Zbulesën 3:20. Ftojini fëmijët të përfytyrojnë se Jezusi po trokiste në derën e shtëpive të tyre. A do ta lejonin Atë të hynte brenda? Çfarë mendojnë se Ai do të thoshte ose do të bënte?

  • Ftojini fëmijët t’ju tregojnë raste kur pritën për dikë që t’i vizitonte në shtëpinë e tyre, që ata ishin të lumtur ta shihnin. Me çfarë ngjante pritja që ai njeri të trokiste në derë? Po sikur të mos e linin kurrë personin të hynte? Lexoni Zbulesën 3:20 dhe lejojini fëmijët ta mbajnë me radhë një figurë të Jezusit duke bërë sikur po trokasin në derë. Nxënësit e tjerë të klasës mund të bëjnë sikur hapin derën. Çfarë mund të bëjmë që ta lejojmë Jezusin të jetë pranë nesh, madje edhe kur nuk mund ta shohim Atë? Merreni parasysh t’i jepni secilit fëmijë një figurë të Jezusit për ta çuar në shtëpi.

Zbulesa 5:1–10

Jezu Krishti është i vetmi që është i denjë për të qenë Shpëtimtari im.

Gjoni mësoi nga vegimi se vetëm Jezu Krishti (i përfaqësuar nga një qengj) mund të jetë Shpëtimtari ynë dhe ta përmbushë planin e Atit (të përfaqësuar nga libri i vulosur).

Veprimtari të Mundshme

  • Përpara orës mësimore, gjeni figura që përfaqësojnë bekime që vihen në dispozicion në saje të Shlyerjes së Jezu Krishtit (të tilla si tempulli, pagëzimi dhe familjet), vendosini ato në një libër dhe mbështilleni librin me letër ose spango. Duke përdorur disa fraza kyç nga Zbulesa 5:1–10 përshkruani vegimin që pa Gjoni. Tregojuni fëmijëve librin dhe u thoni që mënyra e vetme për ta hapur librin është të gjejnë figurën e Jezusit që e keni fshehur në dhomë. Kur ta gjejnë figurën, hapeni librin dhe u tregoni fëmijëve figurat në libër. Dëshmoni se Shpëtimtari ishte i vetmi që mund t’i bënte ato gjëra të mundshme.

  • Përmblidheni vegimin e përshkruar te Zbulesa 5:1–10 dhe ftojini fëmijët të interpretojnë me role se si u ndien Gjoni dhe të tjerët gjatë pjesëve të ndryshme në vegim. Për shembull, ata mund të bëjnë sikur qajnë kur askush nuk mund ta hapë librin ose mund të gëzohen kur Shpëtimtari e hapi atë.

Zbulesa 7:9, 13–14

Jezu Krishti më ndihmon të bëhem i pastër nga mëkati.

Gjoni pa shumë njerëz të veshur me rroba që ishin bërë të “zbardhur[a] në gjakun e Qengjit” (vargu 14). Merreni parasysh se si ky vegim mund t’i ndihmojë fëmijët ta kuptojnë rëndësinë e bërjes së pastër nga mëkatet tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve disa rroba pagëzimi ose rroba të tjera të bardha dhe një figurë të Jezusit. Lexojuni fëmijëve Zbulesën 7:9, 13–14 dhe kërkojuni që të tregojnë me gisht te figura dhe rrobat çdo herë që dëgjojnë fjalën të bardha. Shpjegoni se rrobat e bardha përfaqësojnë pastërti dhe na kujtojnë se Jezu Krishti mund të na bëjë të pastër nga mëkatet tona.

  • Tregojuni fëmijëve një cohë rrobe të bardhë dhe lejojini ta ndotin duke e shenjuar me një stilolaps ose duke vendosur baltë mbi të. Shpjegoni që mëkati i bën të papastër shpirtrat tanë. Tregoni një figurë të Jezusit në Gjetseman (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56), largojeni cohën e ndotur dhe tregojuni një cohë të bardhë, të pastër. Dëshmoni se nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të bëhemi të pastër.

  • Këndoni një këngë për pagëzimin, të tillë si “When I Am Baptized” [“Kur Un’ t’Pagëzohem”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 103) dhe diskutoni se si Jezusi na ndihmon të bëhemi të pastër kur pagëzohemi.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Zbulesa 3:20

Mund të zgjedh ta lejoj Jezu Krishtin të jetë pjesë e jetës sime.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta hapin zemrën dhe jetën e tyre ndaj fuqisë dhe ndikimit të Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të shohin figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet teksa lexoni Zbulesën 3:20. Që t’i ndihmoni të nxjerrin kuptim prej figurës, ftojini të punojnë në dyshe që t’u përgjigjen pyetjeve si këto: Si mendoni, përse Jezusi po troket në derë? Përse nuk ka dorezë në pjesën e jashtme të derës? Çfarë do të thotë ta lejojmë Jezusin në jetën tonë?

  • Kërkojuni fëmijëve të shkruajnë në tabelë mënyra të ndryshme se si t’ia “hap[in] derën” Jezusit. Disa shembuj mund të përfshijnë shërbimin ndaj të tjerëve, leximin e shkrimeve të shenjta dhe pjesëmarrjen në sakrament.

Zbulesa 5:1–10

Jezu Krishti është i vetmi që është i denjë për të qenë Shpëtimtari im.

Vegimi i përshkruar te Zbulesa 5 na mësoi se vetëm Jezu Krishti ishte i denjë dhe në gjendje të kryente Shlyerjen dhe të na shpëtonte nga mëkati.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë rreth një rasti kur kishin nevojë që dikush të bënte diçka që ata nuk mund ta bënin vetë. Vërini të lexojnë Zbulesën 5:1–10 dhe të kërkojnë atë që ishte e nevojshme të bëhej, të cilën vetëm një njeri mund ta bënte (shpjegoni se Qengji është Jezu Krishti dhe libri përfaqëson planin e Perëndisë). Çfarë bëri Jezusi për ne që askush tjetër nuk mund ta bënte?

  • Vërini fëmijët të kërkojnë një himn ose këngë të fëmijëve që dëshmon për Jezu Krishtin (të tillë si “Beautiful Savior” [“Shpëtimtari i Bukur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62–63). Çfarë na mësojnë fjalët e këngës për Jezu Krishtin? Si mund të jetë kjo këngë e ngjashme me himnin e përlëvdimit të kënduar rreth Jezu Krishtit te Zbulesa 5:9–10?

Zbulesa 9:1–2

Ungjilli mund të më ndihmojë ta mposht tundimin.

Tymi që e errësoi ajrin te Zbulesa 9:2, mund të krahasohet me tundimet (shih 1 Nefi 12:17).

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni figura të një dielli e të një reje të errët dhe pritini ato. Ftojini fëmijët të lexojnë Zbulesën 9:2 dhe 1 Nefin 12:17 dhe shkruani në renë e errët se çfarë përfaqësojnë tymi dhe mjegullat në këto vargje. Vendoseni në tabelë renë e errët dhe ftojini fëmijët të bëjnë një listë tundimesh që i hasin fëmijët e moshës së tyre. Më pas vendoseni diellin në tabelë dhe kërkojuni të bëjnë një listë të mjeteve që na ka dhënë Ati Qiellor për ta mposhtur errësirën në botë.

  • Si mund t’i ndihmojnë fëmijët njerëzit e tjerë të cilët janë shpirtërisht në errësirë? Që t’i ndihmoni të mendojnë për këtë pyetje, tregoni materialin filmik “Choose the Light” [“Zgjidhni Dritën”] (LDS.org) dhe ftojini të flasin për çiklistin.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’i tregojnë familjes së tyre mënyra se si mund ta ftojnë ndikimin e Shpëtimtarit në shtëpitë e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxitni nderim. Një aspekt i rëndësishëm i nderimit është të mendojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ju mund t’u kujtoni fëmijëve të jenë nderues duke kënduar qetë, ose duke e kënduar një këngë nën zë, apo duke treguar një figurë të Jezusit.