Eja, Më Ndiq
16–22 Dhjetor. Krishtlindja: ‘Ju Lajmëroj Një Gëzim të Madh’


“16–22 Dhjetor. Krishtlindja: ‘Ju Lajmëroj Një Gëzim të Madh’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“16–22 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
foshnja Jezus në një koritë

I Sigurt në një Stallë, nga Dan Burr

16–22 Dhjetor

Krishtlindja

“Lajme të Mira Gëzimi të Madh”

Ky mësim është një mundësi për t’i ndihmuar fëmijët ta kremtojnë ditëlindjen, jetën dhe misionin e Shpëtimtarit në kohën e Krishtlindjes. Mbajeni këtë mendim në mendje teksa përgatiteni për të dhënë mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni figurën nga pëvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë dinë rreth lindjes së Shpëtimtarit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 2:1–12; Lluka 2:1–14

Jezu Krishti erdhi në tokë si foshnjë.

Historia e lindjes së Jezu Krishtit i tërheq fëmijët. Çfarë të vërtetash doktrinore shihni në këtë histori që mendoni se fëmijët duhet t’i kuptojnë?

Veprimtari të Mundshme

Gjoni 3:16

Jezu Krishti bëri të mundur që unë të jetoj përsëri me Atin Qiellor një ditë.

A e kuptojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, përse Jezu Krishti erdhi në tokë? Harxhoni kohë që të përsiatni se çfarë ka bërë Shpëtimtari për ju personalisht dhe mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se çfarë ka bërë Ai për ta.

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni në klasë një dhuratë të mbështjellë që ka brenda një figurë të Jezu Krishtit. Vendoseni një etiketë mbi dhuratën me “Gjoni 3:16” të shkruar mbi të dhe thuajuni fëmijëve që kjo është një e dhënë kyç rreth asaj se çfarë është dhurata. Lexoni me fëmijët Gjonin 3:16 dhe ftojini të marrin me mend se çfarë është dhurata dhe ta hapin atë. Përse na e dërgoi Perëndia Birin e Tij?

  • Zgjidhni figura nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit (të tilla si nr. 1, 30, 35–6684) që ilustrojnë disa mënyra se si Jezusi i bekoi njerëzit e tjerë ndërkohë që Ai jetonte në tokë. Vërini fëmijët t’i mbajnë figurat ndërkohë që tregoni historinë. Ju mund të doni të zgjidhni figura që shkojnë me fjalët e këngëve “He Sent His Son” [“Ai Dërgoi Birin e Tij”] dhe “Tell Me the Stories of Jesus” [“Tregom’ Ngjarjet e Jezusit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 34–35, 57) dhe lejojini fëmijët t’i ngrenë lart figurat ndërkohë që i këndojnë këto këngë.

  • Ftojini fëmijët të tregojnë historitë e tyre të parapëlqyera për Jezusin. Pasi tregohet secila histori, ndihmojini fëmijët ta mbarojnë këtë fjali: “Jezu Krishti erdhi në tokë që të ”. Më pas tregoni figura që lidhen me flijimin shlyes, vdekjen dhe Ringjalljen e Shpëtimtarit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56, 57, 58, 59) dhe tregoni shkurtimisht rreth këtyre ngjarjeve. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti erdhi në tokë që të vdiste për ne dhe të ringjallej që ne të mund të kthehemi tek Ati Qiellor.

    Pamja
    Jezusi i gjunjëzuar në Kopshtin e Gjetsemanit

    Gjetsemani, nga J. Kirk Richards

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 1:18–25; 2:1–12; Lluka 1:26–38; 2:1–20

Jezu Krishti erdhi në tokë si foshnjë.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të përqendrohen te Jezu Krishti në kohën e Krishtlindjes?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni njërin nga fëmijët që të lexojë rreth ngjarjeve që lidhen me lindjen e Shpëtimtarit te Mateu 1:18–25; 2:1–12; Lluka 1:26–38; 2:1–20. Kërkojuni fëmijëve të tjerë të vizatojnë me radhë në tabelë figura të asaj që përshkruajnë shkrimet e shenjta. Çfarë na mësojnë këto histori rreth Jezu Krishtit?

  • Shfaqni materialin filmik “Good Tidings of Great Joy: The Birth of Jesus Christ” [“Lajme të Mira Gëzimi të Madh: Lindja e Jezu Krishtit”] (LDS.org). Kërkojuni fëmijëve të shkruajnë çdo gjë që e dëgjojnë, që do t’i ndihmojë të përqendrohen te Jezu Krishti në kohën e Krishtlindjes. Pas një materiali filmik, ftojini të tregojnë atë që shkruan.

  • Ftojini fëmijët të shkruajnë në disa shirita letre gjëra që mund të bëjnë për t’i ndihmuar që të përqendrohen te Shpëtimtari gjatë periudhës së Krishtlindjes. Futini letrat e tyre në çanta ose mjete të tjera mbajtëse që fëmijët t’i çojnë në shtëpi. Disa ide mund të përfshijnë leximin e shkrimeve të shenjta, të kënduarit e himneve të Krishtlindjes dhe bërjen e veprimeve të sinqerta të dashurisë.

  • Këndoni këngë Krishtlindjeje rreth Shpëtimtarit (shih Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 36–54; Himne, nr. 120–131) dhe ftojini fëmijët të thonë një varg ose frazë të parapëlqyer nga këngët.

Gjoni 3:16

Jezu Krishti bëri të mundur që unë të jetoj përsëri me Atin Qiellor një ditë.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të përsëritin atë që kanë mësuar këtë vit, dhe të kuptojnë përse kanë nevojë për Jezu Krishtin në jetën e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Emërtoni dy fletë letre Kush është Jezu Krishti? dhe Përse erdhi Ai në tokë? dhe ngjitini në mure të ndryshme të klasës. Ftojeni secilin fëmijë të lexojë një prej shkrimeve të shenjta vijuese: Mateu 16:15–16; Gjoni 3:16; 1 Nefi 10:4; Mosia 3:8; Alma 7:10–13; 3 Nefi 27:14–15. Vërini fëmijët të kërkojnë përgjigje për dy pyetjet në mure në shkrimet e shenjta që lexuan. Ftojini t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në fletë letre dhe t’i ngjitin ato në mur pranë pyetjes së duhur. Si mund ta tregojmë mirënjohjen tonë për atë që Jezu Krishti ka bërë për ne?

  • Ftojini fëmijët të renditin në tabelë të gjithë emrat ose titujt e Jezusit që mund të mendojnë (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Jezu Krishti”). Çfarë na mësojnë këta emra rreth Jezu Krishtit dhe misionit të Tij? Përse na nevojitet Jezu Krishti në jetën tonë? Që të ndihmoni për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shfaqni materialin filmik “Why We Need a Savior—A Christmas Message about Our Savior Jesus Christ” [“Përse Na Nevojitet një Shpëtimtar – Një Mesazh Krishtlindjeje rreth Shpëtimtarit Tonë, Jezu Krishtit”] (LDS.org).

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Nxitini fëmijët të gjejnë të paktën një mënyrë për t’i shërbyer dikujt tjetër ose që të vijnë më pranë Jezu Krishtit në këtë Krishtlindje.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijëve u pëlqen ta tregojnë atë që janë duke mësuar. Edhe fëmijët e vegjël mund t’i forcojnë pjesëtarët e tyre të familjes. Nxitini fëmijët të cilëve u jepni mësim, që t’i tregojnë familjes së tyre diçka që e mësuan në Fillore. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30.)