Eja, Më Ndiq
25 Nëntor – 1 Dhjetor. 1 dhe 2 Pjetër: ‘Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme’


“25 Nëntor – 1 Dhjetor. 1 dhe 2 Pjetër: ‘Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“25 Nëntor – 1 Dhjetor. 1 dhe 2 Pjetër”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Jezu Krishti duke predikuar ungjillin në botën e shpirtrave

Krishti duke Predikuar në Botën e Shpirtrave, nga Robert T. Barrett

25 Nëntor – 1 Dhjetor

1 dhe 2 Pjetër

“Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme”

Fillojeni me lutje studimin tuaj të 1 dhe 2 Pjetër. Mbani mend se përgatitja juaj më e mirë për të dhënë mësim do të vijë nëpërmjet përvojave tuaja të studimit vetjak dhe familjar.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni figurën nga pëvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët t’ju tregojnë diçka që e dinë rreth Pjetrit. Kujtojuni që Pjetri ishte udhëheqësi i Kishës pasi u ringjall Jezusi dhe shpjegoni se 1 Pjetër dhe 2 Pjetër janë letra nga ai drejtuar anëtarëve të Kishës në kohën e tij.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

1 Pjetër 1:6–7; 3:14

Unë mund të jem i/e lumtur edhe gjatë kohëve të vështira.

Merreni parasysh se si mund t’i jepni mësim këto vargje në një mënyrë që do t’i ndihmojë fëmijët të kthehen te Shpëtimtari kur përballen me kundërshti.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë për gjëra të vështira që duroi Jezusi, të tilla si kryqëzimi. Shpjegoni se ne vërtet do të kemi kohë të vështira në jetën tonë. Lexoni së bashku 1 Pjetër 1:6–7; 3:14 dhe tregoni një përvojë kur ju u përballët me “prov[ën] e besimit tuaj”. Ose mund të tregoni për lutjen e Profetit Jozef Smith në Burgun e Libertisë dhe ngushëllimin që i dha Perëndia atij (shih DeB 121:1–8; 123:17). Si na ndihmon pasja e besimit te Jezusi që të gjejmë besim gjatë kohëve të vështira?

    Pamja
    Jozef Smithi në Burgun e Libertisë

    Jozef Smithi në Burgun e Libertisë, nga Greg K. Olsen

  • Këndoni së bashku një këngë që jep mësim se si të gjejmë lumturi, të tillë si “I Will Follow God’s Plan” [“Do Ndjek Planin e Perëndis’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 164–165).

1 Pjetër 2:9–12

Ati Qiellor dëshiron që unë të jem shembull për të tjerët.

Pjetri na mësoi se ne jemi “populli i Perëndisë” dhe se veprat tona të mira mund ta “përlëvdojnë Perëndinë”.

Veprimtari të Mundshme

  • Përshkruani gjëra që shquhen në mjedisin e tyre ose tregoni figura gjërash të tilla. Për shembull, një tempull shquhet prej godinave përreth tij ose një mal ngrihet mbi një luginë. Shpjegoni se kur i zbatojmë urdhërimet, ne tërheqim vëmendjen dhe njerëzit e tjerë mund t’i shohin shembujt tanë. Flisni për disa “vepra të mira” që i keni parë t’i bëjnë fëmijët. Shpjegoni se vepra të mira si këto e “përlëvdojnë Perëndinë” – ato i ndihmojnë të tjerët të ndiejnë më shumë dashuri për Perëndinë dhe dëshirë për t’i shërbyer Atij.

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë me fëmijët. Si po e përlëvdojnë Perëndinë njerëzit të cilët i gjetën në figurë?

1 Pjetër 3:18–20; 4:6

Shpirtrat në botën e shpirtrave mësojnë rreth ungjillit.

Pasi vdiq, Jezusi shkoi në botën e shpirtrave dhe i dërgoi shpirtrat e drejtë që t’u jepnin mësim shpirtrave të tjerë, të cilët nuk e kishin pranuar ende ungjillin.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve rreth dikujt që e njihni, i cili ka vdekur. Shpjegoni që kur njerëzit vdesin, shpirtrat e tyre largohen nga trupat e tyre dhe shkojnë në botën e shpirtrave. Lexoni 1 Pjetër 3:19 dhe shpjegoni se kur Jezusi vdiq, ai shkoi për të vizituar botën e shpirtrave. Atje Ai u kërkoi shpirtrave të drejtë që t’u jepnin mësim ungjillin shpirtrave të tjerë, të cilët nuk e kishin pranuar ende ungjillin (shih DeB 138:30).

  • Vendosni një radhë karrigesh në mes të dhomës që të luajnë rolin e një pengese. Kërkojuni disave prej fëmijëve të qëndrojnë në njërën anë për të përfaqësuar shpirtrat në botën e shpirtrave, që nuk u pagëzuan gjatë jetës së tyre në tokë. Jepini njërit prej fëmijëve të tjerë një çelës të madh prej letre, me fjalët “pagëzim për të vdekurit” të shkruara në të dhe kërkojini atij ose asaj që ta largojë pengesën. Më pas shpjegoni se anëtarët e Kishës që janë 12‑vjeçarë ose me moshë më të madhe, mund të shkojnë në tempull dhe të pagëzohen për paraardhësit e tyre, të cilët nuk u pagëzuan kur ishin në tokë. Atëherë këta paraardhës mund ta pranojnë ungjillin në botën e shpirtrave.

  • Ndihmojini fëmijët të plotësojnë një pemë të thjeshtë familjare (shihni një shembull te “Family History Coloring Pages” [“Faqet e Ngjyrosjes për Historinë Familjare”], LDS.org).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Pjetër 3:12–17; 4:13–14, 16

Unë mund të gjej gëzim e paqe edhe gjatë kohëve të vështira.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund të kenë përjetuar njëfarë lloj përqeshjeje ose talljeje për shkak të asaj që besojnë. Këto vargje mund t’i ndihmojnë gjatë kohëve të tilla.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni disa histori rreth Jezusit që u përndoq apo vërini fëmijët t’i lexojnë – shihni, për shembull, Mateun 12:9–14 ose Llukën 22:47–54. Pyetini fëmijët nëse i kanë përqeshur ose tallur ndonjëherë ngaqë i jetojnë mësimet e ungjillit. Më pas lexoni së bashku 1 Pjetër 3:12–14; 4:13–14, 16 dhe vërini fëmijët të kërkojnë atë që Pjetri tha rreth vuajtjes “për drejtësinë”. Përse mund të jemi ende të gëzuar kur njerëz të tjerë na përqeshin ngaqë bëjmë atë që është e drejtë?

  • Ftojeni një anëtar/e të lagjes të tregojë një përvojë kur ai ose ajo gjeti gëzim ose paqe gjatë një sprove, apo tregoni se si Profeti Jozef Smith gjeti paqe kur ai ishte në Burgun e Libertisë (shih DeB 121:1–8; 123:17). Si mund të gjejmë gëzim dhe paqe gjatë sprovave tona?

1 Pjetër 3:15

Unë duhet të jem gjithmonë gati për ta përhapur ungjillin.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të kenë shumë mundësi gjatë gjithë jetës së tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve nga njerëz të tjerë rreth besimit të tyre. Merreni parasysh se çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni të jenë “gjithnjë gati për t’u përgjigjur”.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni për një rast kur dikush ju bëri një pyetje rreth Kishës dhe përshkruani nëse u ndiet të përgatitur që të përgjigjeshit. Vërini fëmijët të flasin rreth ndonjë rasti kur njerëzit u kanë bërë pyetje rreth Kishës. Lexoni së bashku 1 Pjetër 3:15. Si mund ta ndjekim këshillën e Pjetrit në këtë varg?

  • Me ndihmë nga fëmijët, mendoni për disa pyetje që njerëzit mund t’i bëjnë rreth mësimeve të Kishës. Lejojini fëmijët që me radhë të shpjegojnë se si do t’u përgjigjeshin këtyre pyetjeve që të mund të jenë “gati gjithmonë”.

1 Pjetër 3:18–20; 4:6

Shpirtrat në botën e shpirtrave mësojnë rreth ungjillit.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se kur njerëzit e drejtë vdesin, ata shkojnë në botën e shpirtrave për t’u dhënë mësim ungjillin atyre të cilët nuk e morën kur ishin në tokë.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni në tabelë një rreth me një vijë që e ndan rrethin në dysh. Shkruani Parajsa e Shpirtrave në njërën gjysmë të rrethit dhe Burgu i Shpirtrave në gjysmën tjetër. Ftojeni njërin prej fëmijëve të lexojë 1 Pjetër 3:18–20; 4:6 (shih 1 Pjetër 4:6, poshtëshënimi a, për ndryshimet nga Përkthimi prej Joseph Smith‑it). Shpjegoni se kur Jezusi vdiq, Ai shkoi në parajsën e shpirtrave. Ai i udhëzoi shpirtrat e drejtë atje që t’u jepnin mësim ungjillin shpirtrave në burgun e shpirtrave.

  • Ftojeni një prind ose një motër apo vëlla më të madh të njërit prej fëmijëve që të tregojë për vajtjen në tempull dhe kryerjen e punës për njërin prej paraardhësve të tyre.

  • Ftojini fëmijët të plotësojnë një pemë të thjeshtë familjare (shihni një shembull te “Family History Coloring Pages” [“Faqet e Ngjyrosjes për Historinë Familjare”], LDS.org).

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’ua tregojnë pemën e familjes së tyre pjesëtarëve të familjes së tyre dhe t’u kërkojnë atyre që t’i ndihmojnë për të shtuar emra në të.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përpiquni t’i kuptoni fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ju i njihni fëmijët të cilëve u jepni mësim, prandaj ndryshojini idetë në këtë përvijim nëse është e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Mund të përdorni ndonjë prej veprimtarive të sugjeruara në këtë përvijim, jo thjesht ato të shkruara për grupmoshën së cilës i jepni mësim. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7.)