Eja, Më Ndiq
21–27 Janar. Gjoni 1: Ne e Kemi Gjetur Mesian


“21–27 Janar. Gjoni 1: Ne e Kemi Gjetur Mesian”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“21–27 Janar. Gjoni 1”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
grua duke folur për ungjillin në një stacion treni

21–27 Janar

Gjoni 1

Ne e Kemi Gjetur Mesian

Përpara se të lexoni ndonjë material shtesë, lexoni dhe përsiatni Gjonin 1, dhe shënojini mbresat që merrni. Kjo do të ftojë Shpirtin gjatë përgatitjes suaj. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe idetë në vijim mund t’ju ndihmojnë që t’i frymëzoni njerëzit në klasën tuaj ta kuptojnë dhe ta zbatojnë doktrinën në këtë kapitull.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të tregojnë atë çfarë po mësojnë, ju mund t’u kërkoni atyre të shkruajnë në shirita letre pyetje, komente ose ide nga leximi që kanë bërë, dhe t’i vendosin ato në një kuti. Tërhiqni shirita nga kutia për t’i diskutuar si klasë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Gjoni 1:1–5

Jezu Krishti ishte “në fillim me Perëndinë”.

  • Gjoni e filloi dëshminë e tij për Krishtin duke dëshmuar për rolet që luajti Shpëtimtari përpara se të lindte. Çfarë dha mësim Gjoni për Krishtin paratokësor? Përse është e rëndësishme të dimë rolet e Krishtit në jetën paratokësore? Mund të jetë e dobishme t’i shkruani këto pyetje në tabelë dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shikojnë për përgjigje te Gjoni 1:1–5 (shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Gjoni 1:1–5 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 233]) dhe te thënia e Plakut Xhejms E. Talmixh te “Burime Shtesë”. Çfarë referencash të tjera të shkrimit të shenjtë mund të tregojnë anëtarët e klasës të cilat na mësojnë më shumë rreth Krishtit paratokësor? (Për shembuj, shih “Jezu Krisht”, tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 75–79.) Si klasë, ju mund të rishikoni edhe “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2).

  • Nëse do të donit t’i përdornit këto vargje për të folur rreth krijimeve të Zotit, ju mund të lexoni Gjonin 1:3 dhe të tregoni figura që paraqesin bukurinë e tokës. Ju mund të shfaqni materialin filmik “Our Home” [“Shtëpia Jonë”], (lds.org/topics/environmental-stewardship-and-conservation). Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se si krijimet e Shpëtimtarit i ndihmojnë ata që ta ndiejnë dashurinë e Tij.

Gjoni 1:1–14

Jezu Krishti është Drita.

  • Drita fizike mund të na ndihmojë që të kuptojmë simbolikën e dritës shpirtërore. Si mund t’ia ilustroni këtë simbolikë klasës suaj? Ju mund t’i fikni dritat në dhomë dhe të ndizni një elektrik dore për të treguar dallimin ndërmjet dritës dhe errësirës. Pastaj kërkojuni anëtarëve të klasës të gjejnë të gjitha rastet e fjalës dritë te Gjoni 1:1–14, dhe ftojini ata të tregojnë se si Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij sigurojnë dritë shpirtërore në jetën e tyre. Si e kanë përjetuar dritën e Tij anëtarët e klasës? Si pjesë të këtij diskutimi, ju mund të doni t’u kërkoni atyre që të lexojnë më shumë rreth Dritës së Krishtit te Doktrina e Besëlidhje 84:45–46; 88:11–13, ose ju mund t’i drejtoni ata te pjesa “Dritë e Krishtit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, [f. 34]. Si mund të jemi ne një dritë për botën?

    Pamja
    drita e diellit përmes një formacioni shkëmbor në bregdet

    Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij sigurojnë dritë shpirtërore.

  • Për shkak se Gjoni 1:1–14 është shkruar me gjuhë simbolike, ai mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar. Një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta kuptojnë dëshminë e Gjonit, mund të jetë që t’i ftoni ata të bëjnë një listë me fjalë e fraza që përsëriten në këto vargje dhe të tregojnë atë që na mëson secila prej tyre rreth Shpëtimtarit.

  • Këtu keni një mënyrë për t’i përfshirë anëtarët e klasës në këto vargje: Shfaqni disa figura (përfshirë atë nga përvijimi i mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet) që pasqyrojnë aspekte të jetës së Jezu Krishtit dhe misionit të Tij hyjnor. Ftojini anëtarët e klasës ta këqyrin Gjonin 1:1–14, duke kërkuar fjalë ose fraza që mund të shërbejnë si tituj të figurave.

Gjoni 1:35–51

Ne mund të fitojmë vetë dëshminë tonë për Shpëtimtarin dhe më pas t’u bëjmë ftesë të tjerëve: “Ejani e shikoni”.

  • Te Gjoni 1, ftesa që të “[vijmë] e shi[kojmë]”, shfaqet dy herë (shih vargjet 39, 46). Ne mund të mos e kemi mundësinë që ta shohim fizikisht Shpëtimtarin siç e panë Andrea dhe Natanaeli, por ne mund t’i përgjigjemi të njëjtës ftesë. Ju mund t’i pyesni anëtarët e klasës se çfarë mendojnë ata se do të thotë të “[vijmë] e shi[kojmë]” në kohën tonë, dhe t’u kërkoni të tregojnë përvojat e tyre vetjake lidhur me marrjen e një dëshmie për Shpëtimtarin.

  • Për të nisur një diskutim rreth këtyre vargjeve, merrni parasysh t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë histori rreth mënyrës se si ia kanë bërë të njohur ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve. Kë ftuan ata që të “[vinte] e shi[konte]”? Çfarë mësojmë nga Andrea dhe Filipi rreth të folurit për dëshminë tonë për Krishtin?

  • Ndonjëherë njerëzit nuk flasin për ungjillin pasi kur e bëjnë atë, kanë drojë ose u duket e ndërlikuar. Rrëfimet te Gjoni 1:35–51 tregojnë se shpërndarja e ungjillit mund të jetë e thjeshtë dhe e natyrshme. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që t’i lexojnë këto vargje dhe të diskutojnë për mënyrën se si mund t’i përdorin ato për të ndihmuar një person që është i tensionuar në lidhje me shpërndarjen e ungjillit. Ata mund të përdorin citatin nga Plaku Nil L. Andersen te “Burime Shtesë” për ide. (Shih edhe materialin filmik “Good Things to Share” [“Gjëra të Mira për të Ndarë”] në LDS.org.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i nxitur anëtarët e klasës ta studiojnë Mateun 3, Markun 1 dhe Llukën 3, ju mund t’u kërkoni atyre të mendojnë për dikë që do të donin ta ndihmonin për ta sjellë te Krishti. U thoni atyre se në këta kapituj ata do të lexojnë rreth një profeti, misioni i të cilit ishte që t’i përgatiste njerëzit ta pranonin Shpëtimtarin.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Gjoni 1

Jezu Krishti ishte me Atin që nga fillimi.

Plaku Xhejms E. Talmixh dha mësim: “Që Fjala është Jezu Krishti, i cili ishte me Atin nga fillimi dhe i cili u vesh gjithashtu me fuqi e me rendin e Hyjnisë, dhe që Ai erdhi në botë dhe banoi mes njerëzve, janë konfirmuar në mënyrë absolute. Këto thënie mbështeten nga një zbulese dhënë Moisiut, në të cilën ai u lejua t’i shihte shumë prej krijimeve të Perëndisë dhe ta dëgjonte zërin e Atit në lidhje me gjërat që ishin krijuar: ‘Dhe me anë të fjalës së fuqisë sime, i kam krijuar ato, që është Biri im i Vetëmlindur, që është plot hir dhe të vërtetë’ [Moisiu 1:32, 33]” (Jesus the Christ, bot. i 3-të [1916], f. 10).

Ne mund t’u bëjmë të tjerëve ftesën: “Ejani e shikoni”.

Plaku Nil L. Andersen dha mësim:

“Shpëtimtari na mësoi se si ta ndajmë ungjillin. Më pëlqen historia e Andreas, i cili pyeti: ‘Rabbi, ku banon?’ [Gjoni 1:38]. Jezusi mund t’i qe përgjigjur me vendin ku jetonte. Por, përkundrazi, Ai i tha Andreas: ‘Ejani e shikoni’ [Gjoni 1:39]. Më pëlqen të mendoj se Shpëtimtari po thoshte: ‘Ejani e shikoni jo vetëm ku jetoj, por si jetoj. Ejani e shikoni kush jam. Ejani e ndieni Shpirtin.’ Ne nuk dimë gjithçka rreth asaj dite, por vërtet dimë se kur Andrea e gjeti të vëllanë, Simonin, i shpalli: ‘E gjetëm … Krishti[n]’ [Gjoni 1:41].

Ndaj atyre që tregojnë interes për bisedat tona, ne mund të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke i ftuar ata të ‘[vijnë] e shiko[jnë]’. Disa do ta pranojnë ftesën tonë dhe të tjerë jo. Ne të gjithë njohim dikë që është ftuar disa herë përpara pranimit të një ftese për të ‘[ardhur] e shik[uar]’. Le të mendojmë edhe për ata që dikur ishin me ne, por që tani i shohim rrallë, duke i ftuar të rikthehen dhe të shikojnë edhe një herë. …

Për ata të cilët përdorin internetin dhe telefonat celularë, ka mënyra të reja për t’i ftuar të tjerët që të “[vijnë] dhe shiko[jnë]”. Le ta bëjmë më shumë pjesë të jetës sonë të përditshme ndarjen e besimit tonë në internet” (“Është një Mrekulli”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 79).

Muzika mund të na mësojë për Krishtin.

Merrni parasysh të përdorni himnin “Për të Tokës Bukuri”, Himne, nr. 46, kur të diskutoni për rolin e Shpëtimtarit si Krijues (shih Gjoni 1:3). Ju gjithashtu mund të përdorni materialin filmik “For the Beauty of the Earth” [“Për të Tokës Bukuri”] në mormontabernaclechoir.org.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini nxënësit t’i përshtatin shkrimet e shenjta për veten e tyre. E njëjta ftesë të cilën Krishti ua bëri dishepujve të Tij, që – të vinin e të shikonin – mund t’u vijë në ndihmë atyre të cilëve u jepni mësim, që të kenë dëshirë ta ndjekin Shpëtimtarin. Nxitini nxënësit t’i zbatojnë parimet që gjenden në shkrimet e shenjta në vetë jetën e tyre dhe t’i ftojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. (Shih 1 Nefi 19:23; Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21.)