Eja, Më Ndiq
10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18: ‘Jo si Dua Unë, por si Do Ti’


“10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18: ‘Jo si Dua Unë, por si Do Ti’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
Darka e Fundit

Dhe Ishte Natë, nga Benjamin McPherson

10–16 Qershor

Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18

“Jo si Dua Unë, por si Do Ti”

Lexoni Mateun 26; Markun 14; Llukën 22 dhe Gjonin 18, si dhe përsiatni mendimet e mbresat që ju vijnë në mendje. Cilat mesazhe kanë nevojë t’i mësojnë anëtarët e klasës suaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë diçka që e mësuan këtë javë, e cila i ndihmoi të gjejnë më shumë domethënie në sakramentin. Çfarë bënë dhe si e ndikoi ajo përvojën e tyre të marrjes së sakramentit?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Mateu 26:26–29; Lluka 22:19–20

Sakramenti është një mundësi për ta kujtuar gjithmonë Shpëtimtarin.

  • Përse e krijoi Shpëtimtari sakramentin? Përse e marrim sakramentin çdo javë? Çfarë përgjigjesh të mundshme mund të gjejnë anëtarët e klasës te Mateu 26:26–29; Lluka 22:7–20; Doktrina e Besëlidhje 20:75–79 dhe Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 150–152? Për shembull, Të Vërtetë Ndaj Besimit na mëson se sakramenti përkujton flijimin e Krishtit, gjë që e plotësoi ligjin e Moisiut. Ju gjithashtu mund të doni t’i lexoni lutjet e sakramentit si klasë dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës të përcaktojnë besëlidhjet që i bëjmë si pjesë të ordinancës. Si mund ta ndihmojmë dikë tjetër të kuptojë se çfarë domethënie kanë këto zotime? Si duhet t’i ndikojë zgjedhjet që i bëjmë gjatë tërë javës, pjesëmarrja jonë në sakrament?

    Pamja
    e re duke marrë sakramentin

    Kur marrim sakramentin, ne ripërtërijmë besëlidhjet tona.

  • Anëtarët e klasës ka të ngjarë që do të përfitojnë nga dëgjimi i ideve të njëri-tjetrit rreth mënyrës se si ta kujtojmë Shpëtimtarin gjatë sakramentit dhe gjatë gjithë javës (shih DeB 6:36–37). Ndoshta mund t’i ftoni të tregojnë se çfarë i ndihmon ata dhe familjet e tyre që ta kujtojmë Shpëtimtarin dhe t’i mbajnë besëlidhjet e tyre. Cilat vargje nga leximi i kësaj jave e thellojnë nderimin tonë për sakramentin? Për mendime të tjera rreth mënyrës se si ta kujtojmë Shpëtimtarin, shihni Gerit W. Gong, “Gjithmonë Kujtojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 108–111.

  • Ky diskutim mund të jetë një mundësi e mirë për të shqyrtuar me anëtarët e klasës simbolikën e sakramentit. Si na ndihmojnë këto simbole që të përqendrohemi te Shpëtimtari gjatë ordinancës? Çfarë na mësojnë këto simbole rreth Tij dhe marrëdhënies sonë me Të?

  • Në fund të diskutimit tuaj rreth sakramentit, mund t’u jepni anëtarëve të klasës disa çaste që të përsiatin dhe shkruajnë se çfarë ndihen të frymëzuar të bëjnë për t’u përgatitur për sakramentin javën e ardhshme. Që t’i shtoni shpirtit të kësaj përvoje, merreni parasysh të luani një himn sakramenti ndërkohë që anëtarët e klasës po përsiatin.

Mateu 26:36–46

Ne bëhemi më shumë si Krishti kur zgjedhim t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë vullnetit të Atit.

  • Shembulli i Shpëtimtarit për nënshtrimin ndaj vullnetit të Atit mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj kur t’iu nevojitet të bëjnë të njëjtën gjë. Për të filluar një diskutim, ju mund ta ftoni secilin anëtar të klasës që të tregojë për një kohë kur ia nënshtroi veten diçkaje që e dinte se Perëndia donte që ai ta bënte. Çfarë e shtyu që t’i bënte ato gjëra? Ftojeni klasën të lexojë Mateun 26:36–42 dhe të përsiatë përse Shpëtimtari ishte i gatshëm t’ia nënshtronte vullnetin e Tij vullnetit të Atit të Tij. Si do të na bekojë më së fundi nënshtrimi i vullnetit tonë ndaj Perëndisë?

  • Për ta shqyrtuar parimin e nënshtrimit ndaj Perëndisë, ju mund t’i kërkoni gjysmës së klasës të lexojë Mosian 3:19 dhe gjysmës tjetër të lexojë 3 Nefin 9:20. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh i nënshtruar ndaj Perëndisë? Si nënshtrohemi ne? Anëtarët e klasës mund të përsiatin se si mund ta nënshtrojnë vullnetin e tyre ndaj Perëndisë në javën në vazhdim. Thënia nga Plaku Nil A. Maksuell në pjesën “Burime Shtesë” gjithashtu mund t’i shtojë diskutimit tuaj.

Mateu 26:20–22, 31–35

Ne duhet ta shqyrtojmë vetë jetën tonë që të përcaktojmë se si gjejnë zbatim te ne fjalët e Zotit.

  • Ne dëgjojmë shumë mësime të ungjillit në jetën tonë, por nganjëherë është tunduese të hamendësojmë se ato mësime kanë të bëjnë kryesisht me njerëz të tjerë. Një diskutim rreth Mateut 26 mund të na ndihmojë ta mposhtim këtë prirje. Për ta filluar këtë bashkëbisedim, ju mund ta ndani klasën në dyshe dhe kërkojini njërit në secilën dyshe të lexojë Mateun 26:20–22 ndërkohë që tjetri lexon vargjet 31–35. Ftojini të krahasojnë përgjigjet e dishepujve në këto dy tregime. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga mënyra se si dishepujt i vunë në jetë fjalët e Shpëtimtarit për veten e tyre? Për të mësuar më shumë, shihni referimin e Presidentit Diter F. Uhtdorf te Mateu 26:21–22 në mesazhin e tij “Mos Jam Unë, Zot?” (Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 56–59).

Mateu 26:36–46

Jezu Krishti kreu një Shlyerje të pafundme për ne.

  • Merreni parasysh që t’i ftoni anëtarët e klasës të japin ide që i gjetën rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar.

  • Mateu 26 përshkruan se çfarë ndodhi në Gjetseman, por a e kuptojnë anëtarët e klasës suaj domethënien e kësaj në jetën e tyre? Për t’i ndihmuar ata, ndoshta ju mund të shkruani në tabelë pyetje të tilla si Çfarë ndodhi në Gjetseman? dhe Përse është ai i rëndësishëm për mua? Anëtarët e klasës mund të punojnë individualisht ose në grupe të vogla që t’i gjejnë përgjigjet te Mateu 26:36–46; Alma 7:11–13 dhe Doktrina e Besëlidhje 19:16–19. Ata gjithashtu mund të gjejnë përgjigje te mesazhi i Plakut C. Skot Grou “Mrekullia e Shlyerjes” (Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 108–110).

  • Në Librin e Mormonit, Jakobi e quan Shlyerjen e Jezu Krishtit “një shlyerje të pafund” (2 Nefi 9:7). Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo, ju mund të jepni mësimet e Presidentit Rasëll M. Nelson te pjesa “Burime Shtesë” dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të renditin mënyrat se si ndikimi i flijimit të Shpëtimtarit mund të konsiderohej i pafundmë. Ata gjithashtu mund të lexojnë shkrimet e shenjta vijuese dhe të shtojnë në listën e tyre: Hebrenjve 10:10; Alma 34:10–14; Doktrina e Besëlidhje 76:24 dhe Moisiu 1:33. Si mund ta tregojmë vlerësimin tonë për atë që Shpëtimtari ka bërë për ne?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që ta vazhdojnë leximin, ju mund t’i pyetni nëse e dinë se cilat ishin shtatë gjërat që tha Jezusi ndërkohë që ishte në kryq. Thuajuni që ata do ta gjejnë se çfarë tha Shpëtimtari duke lexuar Mateun 27; Markun 15; Llukën 23 dhe Gjonin 19.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18

Materiale Filmike nga Bibla (LDS.org).

“Darka e Fundit”, “Shpëtimtari Vuan në Gjetseman”

Nënshtrimi i vullnetit tonë ndaj Atit.

Plaku Nil A. Maksuell dha mësim: “Kur ia nënshtroni vullnetin tuaj Perëndisë, ju po i jepni Atij gjënë e vetme që ju mund t’ia jepni aktualisht Atij, që është vërtet juaja për ta dhënë. Mos prisni shumë që të gjeni altarin apo që të filloni ta vendosni dhuratën e vullnetit tuaj mbi të!” (“Remember How Merciful the Lord Hath Been”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 46).

Shlyerja e pafundme.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

“Shlyerja e [Jezu Krishtit] është e pafundme – pa mbarim. Ishte gjithashtu e pafundme në atë që i gjithë njerëzimi do të shpëtohej nga një vdekje pa mbarim. Ajo ishte e pafundme në kuptimin e vuajtjeve të Tij të pamasa. Ishte e pafundme në kohë, duke i dhënë fund modelit të mëparshëm të flijimit të një kafshe. Ishte e pafundme në shtrirje – duhej të bëhej njëherësh për të gjithë. Dhe mëshira e Shlyerjes shtrihet jo vetëm te një numër i pafundmë njerëzish, por gjithashtu te një numër i pafundmë botësh të krijuara prej Tij. Ishte e pafundme përtej çfarëdo shkalle njerëzore matjeje apo kuptimi njerëzor.

Jezusi ishte i vetmi që mund ta ofronte një shlyerje të tillë, të pafundme, ngaqë Ai u lind prej një nëne të vdekshme dhe një Ati të pavdekshëm. Për shkak të asaj parëbirënie të pashoqe, Jezusi ishte një Qenie e pafundme” (“The Atonement”, Ensign, nëntor 1996, f. 35).

Presidenti Hibër J. Grant dha mësim: “Jo vetëm që Jezusi erdhi si një dhuratë e gjithësishme, por Ai erdhi si një ofrim individual. … Për secilin prej nesh, Ai vdiq në Kalvar dhe gjaku i Tij do të na shpëtojë në mënyrë të kushtëzuar. Jo si kombe, komunitete apo grupe, por si individë” (“A Marvelous Growth”, Juvenile Instructor, dhjetor 1929, f. 697).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Shihni nëpërmjet syve të Perëndisë. Përpiquni t’i shihni anëtarët e klasës suaj sikurse i sheh Perëndia dhe Shpirti do t’ju tregojë juve vlerën dhe potencialin e tyre hyjnor. Kur e bëni këtë, ju do të udhërrëfeheni në përpjekjet tuaja për t’i ndihmuar ata (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6).