Eja, Më Ndiq
17–23 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: ‘U Krye’


“17–23 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: ‘U Krye’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“17–23 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
Krishti përpara Pilatit

Ecce Homo, nga Antonio Ciseri

17–23 Qershor

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

“U Krye”

Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke i lexuar me lutje Mateun 27; Markun 15; Llukën 23 dhe Gjonin 19. Mbani mend se ju do të jeni në gjendje të jepni dëshmi të fuqishme për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij kur jetoni të denjë për Shpirtin.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mund të jetë e dobishme t’i shkruani në tabelë disa fjalë ose fraza që ua kujtojnë anëtarëve të klasës ngjarjet që u përshkruan në kapitujt e kësaj jave. Kërkojuni anëtarëve të klasës të shkruajnë në tabelë disa fjalë që përshkruajnë se si u ndien kur lexuan rreth këtyre ngjarjeve. Përse u ndien në këtë mënyrë?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

Gatishmëria e Jezu Krishtit për të vuajtur tregon dashurinë e Tij për Atin dhe për ne të gjithë.

  • Për ta ndihmuar klasën tuaj që të kuptojë se si rrëfimet e vdekjes së Shpëtimtarit e shfaqin dashurinë e Tij, provoni një veprimtari si kjo: Jepini çdo anëtari të klasës një zemër letre dhe ftojini të shkruajnë brenda zemrave të tyre një frazë nga 1 Korintasve 13:4–7 që përshkruan dashurinë hyjnore. Më pas vërini të bëjnë kërkime te Mateu 27; Marku 15; Lluka 23 ose Gjoni 19 dhe të shkruajnë në anën tjetër të zemrave të tyre disa vargje që tregojnë se si Shpëtimtari e shfaqi dashurinë e përshkruar në frazën që ata zgjodhën. Lejojini të tregojnë atë që gjejnë. Cilat përvoja i kanë ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë dashurinë e Shpëtimtarit?

    Pamja
    kurorë me ferra

    Ushtarët “thurën një kurorë me ferra [dhe] ia vunë mbi krye” (Marku 15:17).

  • Çfarë mund të bëni për t’i nxitur anëtarët e klasës që t’i shprehin dëshmitë e tyre për atë që e mësuan këtë javë? Merreni parasysh që t’i ftoni anëtarët e klasës të gjejnë një himn i cili përshkruan ngjarjet që i lexuan, ose ndjenjat e tyre rreth vuajtjes dhe Kryqëzimit të Shpëtimtarit. Merreni parasysh të këndoni një ose më shumë prej këtyre himneve si klasë. Si na frymëzon studimi rreth orëve të fundit të Shpëtimtarit që t’i mirëbesojmë Atij dhe ta ndjekim Atë?

  • Arti mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që t’i përfytyrojnë disa prej ngjarjeve për të cilat lexuan këtë javë (shih “Burime Shtesë” për figura të sugjeruara). Ndoshta ju mund ta ndani klasën në grupe dhe t’i jepni një figurë secilit grup. Grupet mund të lexojnë së bashku vargjet që përshkruajnë atë që paraqitet në figurën e tyre. Ata mund të diskutojnë kuptimin e vargjeve dhe të tregojnë se si figura i ndihmon për t’i kuptuar më mirë vargjet. Secili grup mund t’ia tregojë mendimet e tij klasës. Ju gjithashtu mund të merrni parasysh të shfaqni materialet filmike “Jesus Is Condemned before Pilate” [“Jezusi Dënohet përpara Pilatit”] dhe “Jesus Is Scourged and Crucified” [“Jezusi Fshikullohet dhe Kryqëzohet”] (LDS.org).

  • Ju nuk do të jeni në gjendje t’i diskutoni të gjitha hollësitë rreth orëve të fundit të Shpëtimtarit si klasë, por ja një veprimtari që mund t’ju ndihmojë të diskutoni hollësitë që janë më domethënëse për njerëzit të cilëve u jepni mësim. Ftojeni secilin anëtar të klasës që të zgjedhë një kapitull nga leximi i kësaj jave dhe shpenzoni disa minuta duke i hedhur një vështrim të shpejtë, duke kërkuar një fjalë, një frazë apo një hollësi që u mëson atyre diçka domethënëse rreth Shpëtimtarit dhe misionit të Tij. Jepuni atyre mundësi që të tregojnë atë që gjetën, dhe të shpjegojnë përse është domethënëse për ta.

Mateu 27:14–60

Profetët e lashtë e parashikuan vuajtjen dhe Kryqëzimin e Shpëtimtarit.

  • Kjo mund ta forcojë besimin e atyre të cilëve u jepni mësim, që ta dinë se profetët e lashtë i paratreguan shumë prej ngjarjeve të orëve të fundit të Shpëtimtarit. Një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës t’i shqyrtojnë këto profeci dhe të shohin se si u përmbushën ato, do të ishte t’i jepni çdo personi një ose më shumë prej shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Shtesë” dhe t’u kërkoni atyre të gjejnë vargjet te Mateu 27 që tregojnë se si u përmbushën shkrimet e shenjta. Ju mund të bëni një skicë që i përputh profecitë me përmbushjet e tyre. Ju mund të sugjeroni që anëtarët e klasës t’i shkruajnë vargjet që përmbajnë profecitë, në anët e shkrimeve të tyre të shenjta te Mateu 27. Çfarë mësojmë nga këto profeci? Si e forcojnë këto profeci besimin tonë te Jezu Krishti?

Mateu 27:27–49; Marku 15:16–32; Lluka 23:11, 35–39; Gjoni 19:1–5

Kundërshtimi nuk mund ta ndalojë punën e Perëndisë.

  • Disa prej anëtarëve të klasës suaj mund të jenë përballur me kundërshtim – të tillë si gjykim nga njerëzit apo përqeshje – kur i kanë shprehur bindjet e tyre ose janë përpjekur ta jetojnë besimin e tyre. Merreni parasysh ta filloni diskutimin tuaj duke u kërkuar disa prej anëtarëve të klasës që të tregojnë përvoja kur ka ndodhur kjo. Në ç’mënyrë u përgjigjën ata? Ftojini anëtarët e klasës të lexojnë disa prej këtyre vargjeve nga Mateu 27; Marku 15; Lluka 23 dhe Gjoni 19 që përshkruajnë përndjekjen me të cilën u përball Shpëtimtari. Me çfarë lloj kundërshtimi përballet puna e Perëndisë sot? Çfarë mund të mësojmë nga përgjigjet e Shpëtimtarit që mund të na ndihmojnë për t’u përballur me kundërshtimin në jetën tonë? Shkrime të tjera të shenjta që mund të na ndihmojnë kur përballemi me kundërshtim, përfshijnë Mateun 5:10; Romakëve 12:14; 2 Timoteut 3:10–12; Almën 1:19–28 dhe 3 Nefin 12:10–12. Çfarë mësojmë nga këto vargje?

Lluka 23:34–43

Shpëtimtari na ofron shpresë dhe falje.

  • A do të jetë e dobishme për anëtarët e klasës që ta lexojnë rrëfimin për Shpëtimtarin, i cili i kërkoi Atit që t’i falte ushtarët dhe t’i jepte shpresë keqbërësit në kryq? Merreni parasysh ta ndani klasën në dy grupe dhe t’i caktoni njërit grup të lexojë Llukën 23:34–38 (përfshirë vargun 34, poshtëshënimin c, i cili jep ide nga Përkthimi prej Joseph Smith-it) dhe grupit tjetër të lexojë Llukën 23:39–43. Anëtarët e secilit grup mund të diskutojnë atë që mësojnë rreth Shpëtimtarit nga këto vargje, dhe më pas t’ua shprehin mendimet e tyre të gjithë klasës. Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit?

  • Për ta ndihmuar dikë në klasën tuaj, që mund ta ketë të vështirë t’i falë të tjerët sikurse e bëri Jezusi, merreni parasysh të lexoni thënien nga Plaku Xhefri R. Holland në pjesën “Burime Shtesë”.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i nxitur anëtarët e klasës që t’i lexojnë Mateun 28; Markun 16; Llukën 24 dhe Gjonin 20–21 gjatë javës së ardhshme, kërkojuni të mendojnë rreth asaj që do t’i thoshin dikujt që tha: “Unë kam nevojë të shoh që të besoj”. Thuajuni atyre që leximi i javës së ardhshme do t’i ndihmojë për ta diskutuar këtë shqetësim.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

Figura të përndjekjes, vuajtjes dhe vdekjes së Jezusit.

Profeci të lashta rreth gjyqit dhe vdekjes së Jezu Krishtit.

Shembulli i Shpëtimtarit për faljen.

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:

“E lidhur ngushtë me vetë detyrimin tonë për t’u penduar është zemërgjerësia për t’i lejuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë – ne duhet të falim madje sikurse jemi falur ne. Në këtë gjë ne marrim pjesë pikërisht në thelbin e ungjillit të Jezu Krishtit. Sigurisht çasti më madhështor i asaj të premteje vendimtare kur natyra u trazua dhe veli i tempullit u copëtua, ishte ai çast papërshkrueshmërisht i mëshirshëm kur Krishti tha: ‘Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë’.Si mbrojtësi ynë tek Ati, Ai ende po e bën po atë përgjërim sot – në emrin tuaj dhe në emrin tim.

Këtu, si në të gjitha gjërat, Jezusi vendosi standardin që ne ta ndjekim. Jeta është shumë e shkurtër që ta kalojmë duke ushqyer armiqësi. … Ne nuk duam që Perëndia t’i mbajë mend mëkatet tona, kështu që ka diçka thelbësisht të gabuar në përpjekjen tonë të paepur për t’i mbajtur mend mëkatet e të tjerëve” (“The Peaceable Things of the Kingdom”, Ensign, nëntor 1996, f. 83).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Merrni forcë nga Shpëtimtari. “Në përpjekjet tuaja për të jetuar e dhënë mësim më shumë si Shpëtimtari, në mënyrë të pashmangshme ju nuk do t’ia dilni mbanë herë pas here. Mos e humbni kurajën; përkundrazi, le t’ju kthejnë gabimet dhe dobësitë tuaja drejt Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 14).