Eja, Më Ndiq
26 Gusht–1 Shtator. 1 Korintasve 8–13: ‘Ju Jeni Trupi i Krishtit’


“26 Gusht–1 Shtator. 1 Korintasve 8–13: ‘Ju Jeni Trupi i Krishtit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“26 Gusht–1 Shtator. 1 Korintasve 8–13”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
mbledhje e sakramentit

26 Gusht–1 Shtator

1 Korintasve 8–13

“Ju Jeni Trupi i Krishtit”

Plaku Riçard G. Skot dha mësim që ne “mund të mos e dëgjo[jmë] drejtimin më të çmuar e më personal të Shpirtit”, nëse nuk arrijmë t’i shënojmë dhe t’u përgjigjemi “nxitje[ve të] para që [na] vijnë” (“Të Fitosh Udhëheqje Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 8).

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Pali përdori analogji dhe shëmbëlltyra te 1 Korintasve 8–13, të tilla si vrapuesin në një pistë, trupin njerëzor dhe “cimbali[n] që tingëllon” (1 Korintasve 13:1). Çfarë idesh kanë anëtarët e klasës rreth këtyre shëmbëlltyrave? Si i ndihmoi ajo që të kuptojnë një të vërtetë të ungjillit?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

1 Korintasve 10:1–13

Ne të gjithë përballemi me tundim, por Perëndia siguron një rrugëdalje prej tij.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës t’i zbulojnë të vërtetat e fuqishme te 1 Korintasve 10:13? Një ide është që ta ndani vargun në fraza të shkurtra, t’ia jepni secilën frazë një anëtari të ndryshëm të klasës dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës t’i rithonë frazat me vetë fjalët e tyre. Për shembull, në ç’mënyrë tjetër themi: “Perëndia është besnik”, apo “t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja”? Më pas, ju mund t’i bashkoni disa prej thënieve të anëtarëve të klasës dhe të kërkoni zbatime të mëtejshme për jetën tonë. Anëtarët e klasës mund të jenë në gjendje të tregojnë përvoja në të cilat ata zbuluan se premtimet në këtë varg janë të vërteta. Çfarë idesh të tjera mund të fitojmë për këto vargje nga Alma 13:27–28?

  • Në vend që të zgjateni [duke folur] për tundimet specifike të ndonjërit, ju mund të doni ta përqendroni diskutimin rreth 1 Korintasve 10:13 për tundimet që janë, sipas fjalëve të Palit, “tundim[e] njerëzor[e]”. Anëtarët e klasës mund të fillojnë duke përcaktuar tundimet për të cilat na paralajmëron Pali te vargjet 1–12. Ata mund të sugjerojnë gjithashtu shembuj modernë të tundimeve të zakonshme, të tilla si tundimet për të qenë të pandershëm, për të bërë thashetheme apo për të paragjykuar të tjerët. Si mundet një person, me ndihmën e Perëndisë, të [gjejë] “rrugë dalje” për këto tundime? Ju mund të doni të interpretoni me role disa situata.

  • Mund të jetë e dobishme ta merrni parasysh 1 Korintasve 10:13 në kontekstin e dëshirës gjithëpërfshirëse të Palit për unitet mes shenjtorëve. Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar njëri-tjetrin që të [gjejmë] “rrugë dalje” për tundimet me të cilat ne mund të përballemi, dhe t’i “përballo[jmë]” ato? Si na ndihmon uniteti që t’i bëjmë ballë tundimit?

1 Korintasve 10:16–17; 11:23–30

Sakramenti na bashkon si anëtarë të kishës së Krishtit.

  • Këto vargje mund të frymëzojnë një diskutim rreth mënyrës se si sakramenti mund ta bashkojë lagjen tuaj në përpjekjet tuaja për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari. Ju mund të filloni duke i lexuar 1 Korintasve 10:16–17 dhe duke analizuar se çfarë mund të nënkuptojë fjala pjesëmarrje në këtë kontekst (dikush mund të kërkojë përkufizime të mundshme në një fjalor). Si na ka ndihmuar marrja e sakramentit së bashku që të ndihemi më të bashkuar? Çfarë mund të bëjmë që ta rritim unitetin gjatë mbledhjes së sakramentit? Si lidhet me këtë qëllim, këshilla e Palit që “secili të shqyrtojë vetveten”? (1 Korintasve 11:28).

1 Korintasve 12

Ne duhet t’i kërkojmë dhuntitë e Shpirtit për dobinë e të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës tuaj t’i shqyrtojnë dhuntitë frymërore që përshkroi Pali, dhe ta dallojnë larminë e madhe të dhuntive frymërore? Ju mund t’u jepni një minutë kohë që të shkruajnë një listë me sa më shumë dhunti të Shpirtit që mund të mendojnë. Pasi të kenë mbaruar, ftojini anëtarët e klasës të tregojnë atë që shkruan derisa të jetë përmendur çdo dhunti që kanë renditur. Më pas, anëtarët e klasës mund të gjejnë dhunti të tjera që t’ia shtojnë listës së tyre duke kërkuar te 1 Korintasve 12 dhe te lista e Plakut Marvin J. Ashton te “Burimet Shtesë”. Cilat nga këto dhunti kanë parë anëtarët e klasës te njerëzit që njohin? Si mund të na ndihmojë të zhvilluarit e këtyre dhuntive që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti?

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të shohin shembuj të mënyrës se si të zhvilluarit e dhuntive të tyre frymërore ndihmon në lartësimin e Kishës, merrni parasysh t’i ftoni të mendojnë për dhuntitë frymërore që kishin njerëzit në shkrimet e shenjta. Për ide, ju mund t’i caktoni që ta shqyrtojnë një prej referencave të shkrimit të shenjtë te “Burimet Shtesë” dhe të tregojnë dhuntitë frymërore që mendojnë se kishte ai person. Si i bekuan dhuntitë frymërore të [këtyre] njerëzve vetë personin dhe të tjerët? Si mund t’i përdorim dhuntitë tona frymërore për t’i bekuar të tjerët dhe për ta lartësuar trupin e Krishtit, apo Kishën? (Shih 1 Korintasve 12:12–31; shih edhe 1 Korintasve 14:12.)

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta kuptojnë mënyrën se si t’i zhvillojnë dhuntitë frymërore, ftojini që të lexojnë 1 Korintasve 12:27–31; Moronin 7:48; 10:23, 30; Doktrinën e Besëlidhjet 46:8; dhe citatin nga Presidenti Xhorxh Q. Kenon te “Burimet Shtesë”. Çfarë na mësojnë këto burime rreth mënyrës se si t’i fitojmë dhuntitë frymërore? Si na bën të zhvilluarit e dhuntive frymërore më të ngjashëm me Krishtin? Ftojini anëtarët e klasës të zgjedhin një dhunti që do të donin ta kishin, dhe të kërkojnë ndihmën e Zotit për ta fituar atë dhunti.

1 Korintasve 13

Dashuria hyjnore është dhuntia më e madhe frymërore.

  • Disa njerëz e mendojnë dashurinë hyjnore si dhurime për të varfrit apo mirësi ndaj të tjerëve. Ndërkohë që këto gjëra me siguri mund të tregojnë dashuri hyjnore, përshkrimi i Palit është edhe më i gjerë. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta analizojnë atë, ju mund t’u kërkoni që të përsiatin në heshtje rreth 1 Korintasve 13 dhe të mendojnë për dikë që njohin, i cili është shembull i mirë i njërit aspekt apo më shumë aspekteve të dashurisë hyjnore që përmendi Pali. Disa anëtarë të klasës mund ta përshkruajnë personin për të cilin menduan, dhe një përvojë në të cilin ai person u bë shembull i dashurisë hyjnore. Ju mund të renditni edhe pjesë të përshkrimit të Palit në tabelë dhe të ftoni anëtarë të klasës të tregojnë ide rreth asaj çfarë nënkuptojnë [frazat] “është e durueshme” apo “nuk pezmatohet” (1 Korintasve 13:4–5). Si qe Shpëtimtari shembull i këtyre cilësive të dashurisë hyjnore? Si e zhvillojmë ne dashurinë hyjnore? (Shih Moroni 7:46–48.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

A e dinë anëtarët e klasës suaj që doktrinat e pagëzimit për të vdekurit dhe tri shkallët e lavdisë përmenden në Bibël? Tregojuni që ata do të mësojnë për këto të vërteta ndërsa i studiojnë 1 Korintasve 14–16 këtë javë.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

1 Korintasve 8–13

Dhunti frymërore të cilat nuk iu kanë shkuar nëpër mend.

Plaku Marvin J. Ashton tregoi këta shembuj të atyre që ai i quajti “dhunti më pak të dukshme” të Shpirtit: “Dhuntia e bërjes së pyetjeve; dhuntia e të dëgjuarit [të tjerëve]; dhuntia e dëgjimit dhe e përdorimit të një zëri të qetë, të ulët; dhuntia e të qenit në gjendje të vajtojmë; dhuntia e shmangies së grindjes; dhuntia e të qenit dakord; dhuntia e shmangies së përsëritjes së kotë; dhuntia e kërkimit të asaj që është e drejtë; dhuntia e mosgjykimit; dhuntia e të shikuarit te Perëndia për udhërrëfim; dhuntia e të qenit dishepull; dhuntia e përkujdesjes ndaj të tjerëve; dhuntia e aftësisë për të përsiatur; dhuntia e bërjes së lutjes; dhuntia e dhënies së një dëshmie të fortë dhe dhuntia e marrjes së Frymës së Shenjtë” (“There Are Many Gifts”, Ensign, nëntor 1987, f. 20).

Disa shembuj nga shkrimet e shenjta të dhuntive frymërore.

Kërkoni dhuntitë frymërore.

Presidenti Xhorxh Q. Kenon (1827–1901), i Presidencës së Parë, tha se është detyra jonë “t’i lutemi Perëndisë të [na] japë dhuratat që do t’i korrigjojnë papërsosuritë [tona]. … Ato janë dhënë për këtë qëllim. Askush nuk duhet të thotë: ‘Oh, nuk mund të rresht së bëri këtë; është natyra ime’. Atë nuk e shfajëson kjo, për arsyen se Perëndia ka premtuar të japë forcë për t’i korrigjuar këto gjëra dhe të japë dhurata që do t’i çrrënjosin ato. Nëse një njeriu i mungon urtësia, është detyra e tij t’i kërkojë Perëndisë urtësi. E njëjta gjë me çdo gjë tjetër” (Millennial Star, 23 prill 1894, f. 260).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojini parimet që jepni mësim. Të jetuarit e parimeve që po jepni mësim, do t’ju ndihmojë të jepni dëshmi për to në mënyrë më të fuqishme. Pali dha mësim: “Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë” (1 Korintasve 9:14).