Seminari
2 Korintasve 8–9


2 Korintasve 8–9

Kujdesi për të Varfrit

Pamja
Dy të rinj duke qëndruar në një derë duke mbledhur ofertat e agjërimit nga një grua e moshuar.

Jezu Krishti kujdeset jashtëzakonisht për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor dhe na fton të bashkohemi me Të për të siguruar për të varfrit dhe nevojtarët. Pali i ftoi shenjtorët korintas të ndiqnin shembullin e Shpëtimtarit duke sakrifikuar mjetet e tyre të jetesës për t’u kujdesur për të varfrit. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit duke e ndarë atë që ke me ata që janë nevojtarë.

Një sfidë e madhe

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për një sfidë të madhe. Mendo për disa sfida që mund ta mbushin me saktësi vendin bosh në citimin vijues.

Pamja
Portreti Zyrtar i Plakut Xhefri R. Holland. Fotografuar në janar 2018.

“Gjatë gjithë historisë, ka qenë një nga sfidat më të mëdha dhe më të përhapura të njerëzimit. Barra e saj e natyrshme është zakonisht fizike, por dëmtimi shpirtëror dhe emocional që mund të sjellë, mund të jetë edhe më ligështues.”

(Xhefri R. Holland, “A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?”, Liahona, nëntor 2014, f. 40)

Shembulli i Jezu Krishtit

Pamja
Jezu Krishti (në pellgjet e Betesdës) duke ngritur një batanije nën të cilën shtrihet një burrë i gjymtuar. Krishti po e shikon me dhembshuri njeriun dhe po e shtrin dorën drejt tij. Njerëz të tjerë janë mbledhur rreth pellgjeve dhe rreth Krishtit.

Pali dha shembullin e Shpëtimtarit për të na nxitur që të sigurojmë për nevojat e të tjerëve prej dashurisë së sinqertë.

Lexo te 2 Korintasve 8:9, duke kërkuar shembullin vetëmohues të sigurimit të Jezu Krishtit për ne.

  • Si mendon, çfarë nënkuptoi Pali kur shkroi se Jezusi u bë i varfër në mënyrë që ne të jemi të pasur?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga letra e Palit, është se, kur arrijmë ta kuptojmë gjithçka që Shpëtimtari ka bërë për ne, ne do të jemi më të gatshëm për t’iu dhënë të tjerëve.

Rëndësia e kujdesit për ata që janë nevojtarë, jepet mësim në të gjitha shkrimet e shenjta, përfshirë edhe në Librin e Mormonit. Lexoji mësimet e Palit në vijim, bashkë me fragmentet që lidhen me Librin e Mormonit, duke kërkuar atë që na mësojnë këto fragmente lidhur me kujdesin për të tjerët. Merre parasysh t’i lidhësh fragmentet.

1. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, çfarë do të donte Zoti që të bëjmë sot për ta jetuar atë që jepet mësim në secilin prej këtyre fragmenteve të shkrimeve të shenjta?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si bujaria e Atit Qiellor dhe e Jezu Krishtit mund të na ndryshojë.

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i janarit 2016.

“Secili prej nesh ka marrë dhurata të cilat nuk mund t’i siguronim vetë, dhurata nga Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur, përfshirë shëlbimin nëpërmjet flijimit shlyes të Jezu Krishtit. Ne kemi marrë jetë në këtë botë; ne do të marrim jetë fizike në jetën pas kësaj dhe shpëtim të përjetshëm dhe ekzaltim – nëse e zgjedhim atë – të gjitha këto për shkak të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Sa herë që i përdorim këto dhurata, përfitojmë prej tyre ose madje mendojmë për to, ne duhet të kemi parasysh sakrificën, bujarinë dhe dhembshurinë e Atyre që i dhanë dhuratat. Nderimi për Ata që i japin dhuratat, bën për ne më shumë sesa thjesht të na bëjë mirënjohës. Të menduarit mbi dhuratat e Tyre mund dhe duhet të na shndërrojë.”

(Dejll G. Renland, “Kini Parasysh Mirësinë dhe Madhështinë e Perëndisë”, Liahona, maj 2020, f. 42)

  • Si mund të na shndërrojë reflektimi mbi bujarinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Kujdesi për të varfrit në kohën tonë

Presidenti Rasëll M. Nelson përshkroi dy nga mënyrat e shumta se si Shpëtimtari e përdor Kishën e Tij të rivendosur për t’u kujdesur për të varfrit nga e gjithë bota në kohën tonë. Lexoje pohimin në vijim ose nëse dëshiron, mund të shikosh materialin filmik “The Second Great Commandment” [“Urdhërimi i Dytë i Madh”] (nga kodi kohor 6:15 deri në 8:51), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Që nga ajo kohë, Latter-day Saint Charities [Shoqata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] ka siguruar më shumë se dy miliardë dollarë ndihmë për t’iu gjendur pranë njerëzve nevojtarë anembanë botës. Kjo ndihmë u ofrohet marrësve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, kombësia, raca, orientimi seksual, gjinia apo bindjet politike.

Kjo nuk është e gjitha. Për të ndihmuar anëtarët e Kishës së Zotit që po vuajnë, ne e duam dhe e jetojmë ligjin e lashtë të agjërimit [shih tek Isaia 58:3–12]. Ne nuk hamë që të ndihmojmë të tjerët të cilët janë të uritur. Një ditë çdo muaj, ne nuk hamë ushqim dhe e dhurojmë koston e atij ushqimi (dhe më shumë) për të ndihmuar njerëzit nevojtarë.”

(Rasëll M. Nelson, “Urdhërimi i Dytë i Madh”, Liahona, nëntor 2019, f. 97–98).

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë të bie në sy nga pohimi i Presidentit Nelson?

  • Si do t’ia shpjegoje agjërimin dhe ofertat e agjërimit dikujt që nuk ka njohuri për to?

  • Përveç se të japim dhurime monetare për Kishën, cilat janë mënyrat e tjera se si mund ta ndihmojmë Zotin të kujdeset për ata që janë nevojtarë? Kush ka qenë një shembull i mirë për ty i këtij parimi?

Çfarë do të donte Perëndia që të bëje?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi nevojën tonë për t’i kërkuar Perëndisë udhërrëfim për t’i ndihmuar ata që kemi përreth nesh.

Pamja
Portreti Zyrtar i Plakut Xhefri R. Holland. Fotografuar në janar 2018.

“Unë nuk e di pikërisht se si secili prej jush duhet ta përmbushë detyrimin tuaj ndaj atyre që nuk e ndihmojnë ose që nuk munden ta ndihmojnë gjithmonë vetveten. Por e di që Perëndia e di dhe Ai do t’ju ndihmojë dhe udhëheqë në veprime dhembshurie të të qenit dishepull, në qoftë se dëshironi e luteni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe kërkoni për mënyra që ta zbatoni një urdhërim që Ai na e ka dhënë në mënyrë të përsëritur.”

(Xhefri R. Holland, “A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?”, Liahona, nëntor 2014, f. 41)

Bëj një plan për të vepruar sipas mendimeve dhe ndjenjave që ke ndier sot, për t’i ndihmuar ata që ke përreth teje. Nëse nuk je ende i sigurt se kë dëshiron Ati Qiellor që ti ta ndihmosh ose se si ta ndihmosh atë, lutu për udhërrëfim dhe kërko mundësi për t’u shërbyer atyre që ke përreth vetes, duke përfshirë pjesëtarët e familjes sate. Perëndia do t’u përgjigjet lutjeve të tua në mënyrën dhe kohën e Tij.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si përdoren dhurimet ndaj Kishës së Shpëtimtarit për ta lehtësuar varfërinë sot?

  • Vizitoje faqen e internetit latterdaysaintcharities.org për të mësuar përgjigjet për këtë pyetje dhe të tjera.

  • Shiko materialin filmik “A Child’s First Breath” [“Frymëmarrja e Parë e një Fëmije”] (3:13), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

  • Shiko materialin filmik “Boys’ Home” [“Shtëpia e Djemve”] (3:20), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

  • Shiko materialin filmik “A Thousand Days” [“Një Mijë Ditë”] (4:32), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Si mund t’i ndihmoj ata që kam përreth vetes, në mënyra të tjera përveç dhurimit të parave?

Motra Boni L. Oskarson, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha një nga idetë e shumta:

Pamja
Portreti zyrtar i Boni Li Grin Oskarsonit, presidente e përgjithshme e Të Rejave, i vitit 2013. Mbështetur në konferencën e përgjithshme të prillit 2013.

“Miqtë e mi të rinj [në moshë], unë mund t’ju siguroj se do të jetë gjithmonë dikush në çdo mbledhje të Kishës që merrni pjesë, i cili është i vetmuar, i cili po has vështirësi dhe ka nevojë për një mik, apo i cili ndien se ai ose ajo nuk ka vend atje. Ju keni diçka të rëndësishme për të dhënë në çdo mbledhje apo veprimtari dhe Zoti dëshiron që ju të shihni përreth te bashkëmoshatarët tuaj dhe më pas të shërbeni sikurse do të shërbente Ai.”

(Boni L. Oskarson, “Nevojat përpara Vetvetes”, Liahona, nëntor 2017, f. 26)

Profeti Jozef Smith (1805–1844) shpjegoi:

Pamja
Portret i pjesës së përparme të bustit të Profetit Jozef Smith të Riut. Koka e Jozefit është e kthyer anash në një pamje të madhësisë ‘tre të katërtat’, me dorën e djathtë në ije dhe me dorën e majtë që mban fleta letre. Ai portretizohet i veshur me një kostum në ngjyrë kafe të errët dhe një këmishë të bardhë dhe kollare.

“[Një anëtar i Kishës] duhet të ushqejë të uriturin, të veshë të zhveshurin, të sigurojë për të venë, të thajë lotët e jetimit, të ngushëllojë të pikëlluarin, qoftë në këtë kishë, apo në cilëndo tjetër, apo në asnjë kishë, kudo që t’i gjejë ata”.

(Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 454)