Seminari
Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

Pamja
I ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde dhe për të ushtruar shpjegimin e të vërtetave nga fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.

Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit?

Përshkruaj atë që di për Jezu Krishtin duke përdorur vetëm pjesën e jetës së Tij të paraqitur në figurën vijuese:

Pamja
Krishti i varur në kryq në Kalvar. Dy vjedhës, të varur edhe ata në kryq, janë në të majtë dhe të djathtë të Krishtit. Disa vëzhgues, përfshirë Marien, nënën e Krishtit, Maria Magdalenën, vajtues të tjerë dhe ushtarët romakë janë mbledhur rreth kryqeve. Re me bubullima po mblidhen në qiell.

Tani, shihi këto figura dhe përgjigju për pyetjet vijuese:

Pamja
Portretizimi me aktorë. Maria po mban foshnjën Jezus dhe po e kundron atë.
Pamja
Jezu Krishti duke qëndruar në këmbë dhe duke vendosur duart e Tij te sytë e të verbrit që gjunjëzohet përpara Tij. Një grup burrash, grash dhe fëmijësh janë mbledhur rreth Krishtit. Njerëzit po dëshmojnë Krishtin duke shëruar burrin e verbër. Në sfond ka harqe me gurë.
Pamja
The First Vision [Vegimi i Parë], nga Del Parson (62470); GAK 403; manuali i Fillores 1–04; manuali i Fillores 2–38; manuali i Fillores 3–10; manuali i Fillores 5–06; manuali i Fillores 6–40; manuali i Fillores 7–40; Joseph Smith – Historia 1:14–20
  • Cilat ngjarje portretizohen në secilën nga këto tri figura?

  • Çfarë i shton secila nga këto ngjarje kuptueshmërisë sate për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij?

Për të mësuar me të vërtetë se kush është Shpëtimtari dhe përse Ai është i rëndësishëm për ty, të ndihmon të studiosh ndodhi të shumta të jetës së Tij dhe shkrimet e më shumë se një profeti.

Në mënyrë të ngjashme, studimi dhe krahasimi i të vërtetave që gjenden në shumë fragmente të zotërimit doktrinor, mund të të ndihmojnë ta kuptosh më plotësisht doktrinën e Shpëtimtarit sesa të mbështetesh në një fragment të vetëm.

1. Studioji fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe përgjigju për pyetjet përkatëse në ditarin tënd të studimit:

Lexo dhe merre parasysh atë që vargjet te Hebrenjve 12:9, Jakob [Bibël] 1:5–6 dhe Jakob [Bibël] 2:17–18 na mësojnë për Atin tonë Qiellor dhe marrëdhënien tonë me Të.

  • Si të ndihmon studimi i këtyre tre fragmenteve të zotërimit doktrinor ta kuptosh më mirë marrëdhënien tonë me Perëndinë?

Lexoje dhe merre parasysh atë që vargjet te 1 Pjetër 4:6 dhe Zbulesa 20:12 na mësojnë për Gjykimin Përfundimtar në planin e Atit Qiellor.

  • Si të ndihmon studimi i përbashkët i këtyre dy fragmenteve të zotërimit doktrinor ta kuptosh më mirë Gjykimin Përfundimtar?

Merre parasysh t’i bësh referencat kryq ose të lidhësh çdo fragment që mund të duash t’i studiosh së bashku sërish në të ardhmen.

Lidhja e fragmenteve të zotërimit doktrinor

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

  1. Zgjidh njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re për të cilin do të doje të mësoje më shumë dhe shkruaje referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në ditarin tënd të studimit.

  2. Gjeje dhe lexoje të gjithë fragmentin e zotërimit doktrinor dhe mbaje shënim atë që kuptove rreth doktrinës që ai të mëson.

  3. Gjej listën e plotë të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë që gjendet në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  4. Gjej dhe lexo të paktën dy fragmente të zotërimit doktrinor nga kurse të tjera të shkrimit të shenjtë që lidhen me fragmentin që zgjodhe nga Dhiata e Re.

  5. Mbaje shënim në ditarin tënd të studimit mënyrën se si këto fragmente shtesë e rritin kuptueshmërinë tënde për fragmentin e Dhiatës së Re.