Seminari
Zotërimi Doktrinor: Jakob 2:17–18


Zotërimi Doktrinor: Jakob 2:17–18

“Besimi; në Qoftë se s’ka Vepra, Është i Vdekur”

Pamja
dy të rinj që flasin për Librin e Mormonit

Në një mësim të mëparshëm, ti mësove se ne tregojmë besim te Jezu Krishti nëpërmjet veprimeve tona të drejta. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Jakob [Bibël] 2:17–18, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Shkruaj Jakob [Bibël] 2:17–18, Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në një copë letër duke lënë njëfarë hapësire ndërmjet çdo fjale. Thuaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë me zë të lartë. Më pas prite çdo fjalë dhe numër veçmas, përzieji ato dhe vendosi sërish sipas radhës. Thuaje shkrimin e shenjtë dhe referencën përsëri. Përsërite procesin derisa të mund ta thuash referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë përmendsh pa ndihmën e asnjë cope letre.

Teksa lexon vargjet te Jakob [Bibël] 2:17–18, rikujto nga mësimi i mëparshëm parimin se besimi i vërtetë te Jezu Krishti kërkon vepra të drejta.

  • Si mund ta shpjegosh këtë të vërtetë në një mënyrë që mund ta motivojë dikë tjetër të veprojë sipas besimit të tij ose të saj?

Ushtroje vënien në zbatim

1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shqyrtoji tri parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore. Më pas, shkruaj për çdo parim një fjali që e përmbledh kuptimin e tij me fjalët e tua. Nëse është e dobishme, shqyrtoji paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  1. Vepro me besim.

  2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Të vepruarit në përputhje me bindjet tona mund të jetë i vështirë. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpalli: “Por ajo që dimë nuk pasqyrohet gjithmonë në atë që bëjmë” (“Më të Zellshëm dhe më të Përfshirë në Shtëpi”, Liahona, nëntor 2009, f. 17). Teksa i lexon skenarët vijues, mendo për arsyet që ne mund të mos veprojmë gjithmonë sipas parimeve të ungjillit që dimë.

  • Një e re dëshiron t’i lexojë shkrimet e saj të shenjta çdo ditë. Ndonjëherë ajo e humb shtysën kur nuk e kupton ose e gjen kuptimplotë atë që po lexon.

  • Një e re e paguante me besnikëri të dhjetën që fëmijë. Tani që është më e rritur dhe ka një punë të qëndrueshme, sasia e të dhjetës që pritet prej saj, është më shumë nga sa ajo ka dhënë më parë dhe është më e vështirë për t’u paguar.

  • Një i ri ka mësuar rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij për vite. Ai beson se Jezusi vuajti për mëkatet e njerëzimit dhe se mëkatet e tij mund të falen. Ai pati një përvojë kuptimplotë me pendimin në të kaluarën. Megjithatë, ai e gjen veten duke kaluar periudha të gjata kohe pa menduar për pendimin.

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Zgjidh një nga situatat më lart ose mendo për një parim tjetër të ungjillit tek i cili beson, por e ke të vështirë të veprosh sipas tij. Shkruaj se si ti ose personi në situatën e zgjedhur prej teje mund t’i përdorë tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta trajtuar situatën.

Nëse do të doje njëfarë ndihme për zbatimin e këtyre parimeve në situatën që zgjodhe, merre parasysh t’u përgjigjesh disa ose të gjitha pyetjeve vijuese.

Parimi 1: Vepro me besim

  • Në të kaluarën, mbi cilin parim të ungjillit ke vepruar me besim?

  • Çfarë mësove rreth Jezu Krishtit nga ajo përvojë që mund të të ndihmojë në këtë situatë?

Parimi 2: Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mendon se e sheh Ati Qiellor këtë situatë? Në ç’mënyra mund të ndihmojë Ai?

  • Si mund të çojë të vepruarit sipas këtij parimi në bekime tani dhe në përjetësi?

Parimi 3: Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund të ndihmojnë vargjet te Jakob [Bibël] 2:17–18 në këtë situatë? Cilat shkrime të shenjta të tjera ose biseda të konferencave të përgjithshme mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë dhe të ndihesh i motivuar për ta jetuar këtë parim? (Për shembull, shih tek Alma 32:27–28.)

  • Mund të jetë shpesh e dobishme t’i diskutosh këto çështje me një mik të besuar, pjesëtar të familjes ose udhëheqës të Kishës. Me kë mund të dojë Zoti që ta diskutosh këtë situatë?

Gjej një çast për të përsiatur për atë që ke mësuar nëpërmjet këtij mësimi. Nëse përcaktove një të vërtetë të ungjillit sipas së cilës ti personalisht e ke të vështirë të veprosh, vlerëso me sinqeritet nëse planifikon të veprosh sipas saj tani. Nëse nuk planifikon të veprosh tani, mendo për pengesat që ke në rrugën tënde dhe se si Zoti mund të të ndihmojë.