Seminari
Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Zbato

Pamja
Jezu Krishti duke qëndruar në sinagogë teksa lexon nga shkrimet e shenjta

Ky mësim do të të ndihmojë t’i përsëritësh të vërtetat që gjenden në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe do të të ndihmojë të ushtrosh zbatimin e këtyre të vërtetave në një larmi rrethanash.

Përsërit fragmentet e zotërimit doktrinor

Gjej pak kohë për të përsëritur fragmentet e zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re. Cilat i di mirë? Për cilat ke më pak njohuri?

  • Cilat janë disa të vërteta që këto fragmente japin mësim, të cilat janë veçanërisht kuptimplota për ty?

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 3:5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 3:16

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 5:14–16

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 11:28–30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 16:15–19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 7:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 22:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 22:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 17:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 24:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Një mënyrë për të kujtuar të vërtetat në shkrimet e shenjta është t’i lidhësh ato me objekte të përditshme. Zgjidh dy fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe përsërit frazën kyç që lidhet me secilën. Më pas bëj sa vijon me secilin prej fragmenteve:

Pamja
një tel me poça me dritë të bardhë
  • Vizato ose bëji fotografi një objekti që e ndien se lidhet me frazën kyç në fragment. (Për shembull, për vargjet te Mateu 5:14–16, ti mund të vizatosh ose t’i bësh fotografi një llambe.)

  • Shkruaj një shpjegim të shkurtër të mënyrës se si objekti lidhet me të vërtetën e dhënë mësim në fragment.

Lidhja e të vërtetave me jetën tonë

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim një të vërtetë që mund të na ndihmojë t’i zbatojmë fragmentet e zotërimit doktrinor. Ai dha mësim se parimet e ungjillit “sigur[ojnë] këndvështrimin e çmuar të së vërtetës së përjetshme ndërsa lundrojmë në rrethana, sfida, vendime dhe përvoja të ndryshme të vdekshmërisë” (“Parimet e Ungjillit Tim”, Liahona, maj 2021, f. 123–124). Parimet që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor, mund të na ndihmojnë të dimë se si të përgjigjemi në shumë situata që mund të krijohen në jetën tonë.

1. Në ditarin tënd të studimit, plotëso veprimtarinë vijuese për dy fragmente të zotërimit doktrinor:

Përshkruaj një situatë në të cilën dikush mund të zbatojë një të vërtetë nga fragmenti i zotërimit doktrinor që ti zgjedh. Shpjego se si zbatimi i asaj të vërtete mund ta ndihmojë personin të marrë ndihmën e Shpëtimtarit.

Reflektim mbi të vërtetat e Shpëtimtarit

Reflekto mbi fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të dhëna mësim gjatë gjysmës së parë të vitit (shih tabelën e dhënë më parë në mësim).

2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaji një letër të shkurtër dikujt që do të nisë seminarin së shpejti dhe nuk ka njohuri për fragmentet e zotërimit doktrinor. Shpjegoji atij/asaj se si fragmentet do ta ndihmojnë atë ta njohë Shpëtimtarin më mirë dhe do t’i japë përgjigje atij/asaj për pyetjet dhe sfidat që mund të shfaqen në jetën e tij/saj. Merre parasysh të tregosh një shembull të një rasti kur ti ose dikush që ti njeh, është bekuar nga njohja dhe të kujtuarit e të vërtetave të Shpëtimtarit të dhëna mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor.