Seminari
Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Pamja
Dy vëllezër duke studiuar në Peru

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim, në situata nga jeta reale, doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi që të vësh në zbatim në jetën tënde disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Fragmente të zotërimit doktrinor

Pamja
Futbollist me topin që i bën rikoshetë në kraharor.

Përfytyro 150 nga sportistët më të mirë të botës që përpiqen të jenë portierë në një skuadër futbolli elitare. A mund ta përfytyrosh se sa e vështirë do të ishte për trajnerët të zgjidhnin vetëm një sportist?

  • Si mendon, çfarë kriteresh mund të përdorin trajnerët për të arritur tek ai që zgjidhet?

Dhiata e Re përmban rreth 8 000 vargje. Vetëm 53 nga këto vargje (rreth 1 për çdo 150 vargje) janë përfshirë brenda 24 fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re. Përfytyro sfidën e zgjedhjes se cilat fragmente nga e gjithë Dhiata e Re duhet të studiohen si fragmente të zotërimit doktrinor.

  • Nëse do të të kërkonin të ndihmoje në zgjedhjen e fragmenteve të zotërimit doktrinor, cilat kritere do të përdorje për të përcaktuar se cilat fragmente të zgjedhësh?

Zgjidh dy nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor të cilat mund të mos jenë shumë të njohura për ty. Lexoje të gjithë fragmentin në shkrimet e tua të shenjta dhe përcakto arsyet që ti mendon pse ato fragmente mund të jenë zgjedhur si fragmente të zotërimit doktrinor ku mund të përqendrohen të rinjtë nga e gjithë bota.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 6:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 11:11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 15:20–22

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 15:40–42

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Efesianëve 1:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Efesianëve 2:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Thesalonikasve 2:1–3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Timoteut 3:15–17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Hebrenjve 12:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Jakob [Bibël] 1:5–6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Jakob [Bibël] 2:17–18

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Pjetër 4:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Zbulesa 20:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Marrëdhënia jote me Perëndinë

Një arsye përse u zgjodhën fragmentet e zotërimit doktrinor, është sepse ato përmbajnë të vërteta që mund ta forcojnë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Cili është një fragment i zotërimit doktrinor që të ka ndihmuar ta forcosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Si të ka ndihmuar ai?

  • Çfarë të vërtetash mëson rreth Tyre nga ky fragment?

Zbatimi i fragmenteve

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i zbatosh të vërtetat që gjete në fragmentet e zotërimit doktrinor, në situatat me të cilat ti përballesh në jetën tënde tani dhe në të ardhmen. Për shembull, doktrina e dhënë mësim te 1 Pjetër 4:6 që ungjilli u predikohet të vdekurve në botën e shpirtrave, mund të ndihmojë për të ngushëlluar një mik i cili ka humbur një njeri të dashur, ose mund të të nxitë të bësh punë në tempull dhe për historinë familjare për paraardhësit e tu.

Zbatimi në ditët e sotme

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cila është një situatë reale me të cilën përballen të rinjtë sot, që mund të trajtohet me një prej fragmenteve të zotërimit doktrinor, që renditet në tabelë? Ti mund të shkruash për rrethanat e tua, rrethanat e dikujt që ti njeh, ose rrethanat e të rinjve në përgjithësi.

  • Cili nga këto fragmente të zotërimit doktrinor gjen më mirë zbatim në situatën për të cilën shkrove? Si zbatohen të vërtetat e atij fragmenti në atë situatë?

Zbatimi në të ardhmen

3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cila është një situatë që ti mund ta përjetosh kur të jesh më i rritur, në të cilën fragmentet e zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë ose udhërrëfejnë?

  • Cili nga këto fragmente të zotërimit doktrinor zbatohet më mirë në atë situatë? Si zbatohen të vërtetat e atij fragmenti në atë situatë?