Seminari
1 Korintasve 1–4


1 Korintasve 1–4

Jezu Krishti: Themeli Ynë i Sigurt

Pamja
Tempulli i Apollonit në Korint, i ndërtuar rreth vitit 600 pr.K. Kjo do të ketë qenë një nga strukturat më hijerënda në Korint në kohën e Palit. Tempujt dhe faltoret me përmbajtje figurash të hyjnive pagane qenë mbizotëruese në të gjithë botën greko-romake dhe anëtarët e Kishës në qytete si Korinti do t’i kishin hasur ato përditë. Pali vuri re se përpara se shenjtorët në Korint të qenë kthyer në besim, ata qenë tërhequr nga këta idhuj të pagojë, nën shtytje të çastit (1 Kor. 12:2).

Mendo për ndikimin negativ që grindja, krenaria, mësimet e rreme dhe imoraliteti kanë në botë sot. Anëtarët e Kishës së hershme të cilët jetonin në Korint, hasën vështirësi me po këto sfida. Ndërkohë që predikoi në Efes gjatë udhëtimit të tij të tretë misionar, Apostulli Pal u shkroi shenjtorëve korintas për t’i forcuar ata dhe për t’u kujtuar atyre që të mbështeten te Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se si ndërtimi i jetës sonë mbi themelin e Jezu Krishtit mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë sfidat e botës.

Të qëndruarit besnik në rrethana të vështira

Përfytyro sikur një mik i ngushtë, i cili jeton në një qytet tjetër, të dërgon mesazhin vijues:

“Është shumë e vështirë të jesh i rrethuar nga ndikime negative kudo. Shumë njerëz këtu nuk i zbatojnë urdhërimet dhe disa prej tyre janë kritikues ndaj Kishës. Unë njoh të tjerë që e kanë humbur dëshminë e tyre në situata të ngjashme dhe nuk dua që kjo të më ndodhë mua. A ke ndonjë këshillë?”

  • Çfarë do t’i thoshe mikut tënd?

  • Cilat janë disa nga ndikimet negative dhe të dëmshme që ke vënë re aty ku jeton?

  • Si e bëjnë këto ndikime sfiduese me raste të qëndruarit besnik ndaj besimit tënd?

Ndërsa e studion këtë mësim, mendo se sa besnik je kur përballesh me sfida të botës ose ndikime negative. Kërko udhërrëfim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur se si ta forcosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin dhe kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë t’i kapërcesh sfidat e tua. Në udhëtimin e tij të dytë misionar, Apostulli Pal e predikoi ungjillin në Korint për rreth dy vjet (shih te Veprat e Apostujve 18:1–18) dhe organizoi një degë të Kishës atje. (Për ta gjetur qytetin e Korintit, shih Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”.) Korinti ishte një qendër e pasur tregtare dhe kryeqyteti i provincës romake Akaia. Shumë qytetarë të Korintit adhuronin idhuj dhe ishin imoralë. Disa ishin gjithashtu përçarës dhe kundërshtues. Në këtë mjedis, të qëndruarit të vërtetë ndaj ungjillit të Shpëtimtarit u bë i vështirë për shumë anëtarë të Kishës. Kur Pali u shkroi shenjtorëve korintasve për t’i ndihmuar ata për sfidat e tyre, foli për themelin që ai kishte vendosur për ta.

Lexo te 1 Korintasve 2:1–5 dhe 1 Korintasve 3:10–11, duke kërkuar fraza që e përshkruajnë këtë themel.

  • Si mendon, çfarë do të thotë ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin?

Në Librin e Mormonit, Helamani i nxiti gjithashtu bijtë e tij të ndërtonin mbi themelin e Jezu Krishtit. Lexo te Helamani 5:12, duke kërkuar bekimet që Helamani premtoi.

  • Çfarë mund t’i tregosh mikut tënd nga këto vargje që mund të jenë të dobishme?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto shkrime të shenjta, është se, ndërsa e ndërtojmë themelin e jetës sonë mbi Jezu Krishtin, ne mund t’i mposhtim ndikimin e Satanit dhe sfidat e botës.

  • Çfarë di, ndien ose beson rreth Shpëtimtarit që të ndihmon të duash ta kesh Atë si themelin tënd?

1. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

  • Vizato një shtëpi ose ndërtesë të thjeshtë me një bazë ose themel të fortë. Rreth shtëpisë shkruaj disa sfida ose ndikime negative me të cilat përballesh.

  • Brenda ose rreth themelit shkruaj gjëra që mund të bësh për ta bazuar jetën tënde te Shpëtimtari.

  • Përgjigju pyetjes në vijim: Si të kanë ndihmuar këto veprime ose si mund të të ndihmojnë ato kur përballesh me sfida apo ndikime negative?

Në letrën e Palit drejtuar korintasve, ai trajtoi disa çështje dhe dha mësim për mënyrën se si Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij përmbanin fuqinë për t’i ndihmuar korintasit t’i kapërcenin sfidat e tyre (shih te 1 Korintasve 1:23–24). Veprimtaritë vijuese përqendrohen në dy nga këto çështje. Lexo alternativat vijuese dhe zgjidh njërën që do të jetë më kuptimplotë për ty për t’u studiuar.

2. Plotësoje njërën nga veprimtaritë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Alternativa A: Përçarjet dhe grindja

Një sfidë që i mundonte shenjtorët korintas, ishte grindja. Përçarjet filluan të shtoheshin pjesërisht pasi ata besonin se pozicioni i tyre në Kishë përcaktohej nga rëndësia e personit që i kishte pagëzuar (shih te 1 Korintasve 1:12).

Afër vizatimit tënd të shtëpisë, ti mund të duash të renditësh ndonjë mënyrë se si ti përballesh me përçarjet ose grindjen në lagjen, familjen ose komunitetin tënd.

  • Cilat janë disa pasoja të përçarjeve dhe grindjes?

Lexo te 1 Korintasve 1:10–13 dhe 1 Korintasve 3:3–9, duke kërkuar mënyrën se si Pali po përpiqej t’i ndihmonte njerëzit të ndërtonin mbi themelin e Jezu Krishtit.

  • Çfarë pe në këto vargje që mund t’i ndihmojë njerëzit t’i kapërcejnë përçarjet dhe grindjen?

  • Si mendon, përse ndërtimi i jetës tënde mbi Jezu Krishtin të ndihmon të jesh i bashkuar dhe më pak i grindur me ata që ke rreth vetes?

Alternativa B: Dituria e botës

Shumë njerëz që jetonin në Korint, e vlerësonin diturinë e botës. Mesazhi i Mesias së kryqëzuar nuk kishte kuptim për shumë judenj dhe johebrenj. Në botën romake, ndëshkimi me kryqëzim simbolizonte turp e disfatë. Ideja e dikujt që vuan vullnetarisht për të tjerët, ishte “marrëzi” për grekët (1 Korintasve 1:23). Për judenjtë, një Mesia që vdiq në kryq, ishte një “skandal” (1 Korintasve 1:23) për shkak se ata prisnin që Mesia t’i mposhtte armiqtë e tyre.

Lexo te 1 Korintasve 1:17–25, duke kërkuar mënyrën se si Pali iu përgjigj këtyre qëndrimeve.

Diku afër vizatimit tënd të shtëpisë, rendit mënyrat se si dituria e botës mund të ndikojë ose ta sfidojë dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

  • Përse disa njerëz mund të mos e kuptojnë ose vlerësojnë Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij sot?

  • Çfarë ndryshimesh mund të ndodhin kur një person arrin të dijë dhe ndiejë që Shpëtimtari ka fuqi të vërtetë në jetën e tij? (Shih te 1 Korintasve 1:24.)

  • Si mundet të të ndihmojë ndërtimi i jetës sate mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij kur përballesh me ide sfiduese të botës?

Ndërtimi i jetës sonë mbi Jezu Krishtin

Gjej disa minuta për ta vlerësuar jetën tënde. Në çfarë mënyrash e ke ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin? Në çfarë mënyrash mund të duash të përmirësohesh? Si mundet të të ndihmojë ndërtimi i jetës sate edhe më tepër mbi Shpëtimtarin Jezu Krisht dhe ungjillin e Tij, që të përballesh me sfidat e tua dhe ndikimet negative? Merre parasysh t’i shkruash mendimet dhe synimet e tua në ditarin tënd të studimit.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse duhet ta ndërtoj themelin tim mbi Jezu Krishtin?

Plaku Çi Hong (Sam) Uong, i Të Shtatëdhjetëve, shpalli:

Pamja
Portreti Zyrtar i Plakut Çi Hong (Sam) Uong. Fotografuar në mars 2017.

“Nëse e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin, ne s’mund të biem! Ndërsa durojmë besnikërisht deri në fund, Perëndia do të na ndihmojë që ta ngremë jetën tonë mbi shkëmbin e Tij dhe ‘portat e ferrit nuk do të triumfojnë ndaj [nesh]’ (Doktrina e Besëlidhje 10:69). Ne mund të mos jemi në gjendje të ndryshojmë gjithçka që po vjen, por mund të zgjedhim se si të përgatitemi për atë që po vjen.”

(Çi Hong [Sam] Uong, “Ata S’Mund të Triumfojnë; Ne S’Mund të Biem”, Liahona, maj 2021, f. 98)