Seminari
Hebrenjve 11, Pjesa 2


Hebrenjve 11, Pjesa 2

Të Jetuarit me Anë të Besimit te Jezu Krishti

Pamja
Të rinj e të reja që përgatitin ushqim për një projekt shërbimi në Porto‑Riko

A e ke pyetur ndonjëherë veten se si disa njerëz mbeten besnikë edhe kur përballen me sprovat më të vështira të jetës? Çfarë kuptojnë ata rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që i ndihmon të durojnë? Pali, pasi u dha mësim shenjtorëve hebrenj rreth besimit, i inkurajoi ata që ta ushtronin besimin e tyre te Jezu Krishti siç kishin bërë njerëz të tjerë besnikë. Ky mësim mund të të ndihmojë që ta rritësh dëshirën për të jetuar me anë të besimit te Jezu Krishti dhe që t’i dallosh bekimet që të jep Perëndia për shkak të besimit tënd.

Të vepruarit me besim

Mendo për individë në shkrimet e shenjta ose në historinë e Kishës apo për njerëz që i njeh, të cilët u bekuan nga Perëndia për shkak se ushtruan besim te Jezu Krishti. Figurat në vijim mund të të ndihmojnë t’i kujtosh disa nga këto ndodhi.

Pamja
Profeti i Dhiatës së Vjetër, Enoku, dhe njerëzit nga Qyteti i Sionit duke u marrë në qiell. Njerëzit portretizohen të gjunjëzuar mbi një re. Enoku i ka krahët të ngritur në ajër.
Pamja
Një grua e shtrirë në tokë ndërsa zgjatet të kapë cepin e veshjes së Jezu Krishtit.
Pamja
Profeti i Librit të Mormonit, Helamani, duke ngarë një kalë të bardhë. Helamani po udhëheq një ushtri prej 2 000 luftëtarësh të rinj lamanitë. Luftëtarët po marshojnë dhe po mbajnë shtiza në duar. Referenca e shkrimit të shenjtë: Alma 53:16–22.
Pamja
Jozef Smithi i ulur në dysheme mbi pak kashtë në burgun e Libertisë duke shkruar mbi një copë letër me dritën e diellit që ndriçon mbi të.
  • Çfarë të bën përshtypje në historinë e këtij personi?

  • Si ndikohemi ne kur dëgjojmë ose tregojmë histori besimi? Përse?

Në mësimin e mëparshëm, mësove se çfarë do të thotë për ty të kesh besim te Jezu Krishti. Mendo se si ushtrimi i një besimi më të madh tek Ai mund të të forcojë në fusha ku mund të ndihesh i/e dobët dhe i/e cenueshëm/me. Mund të të ndihmojë t’i mbash shënim këto mbresa në ditarin tënd të studimit. Ndërkohë që studion sot, përsiat rreth mënyrës se si mund ta rritësh dëshirën dhe aftësinë tënde për ta ushtruar besimin vetjak.

Ata që jetojnë “me anë të besimit”

Sikurse shënohet te Hebrenjve 11, Pali dha shembuj të shumtë individësh në Dhiatën e Vjetër që jetuan “me anë të besimit”. Mund ta vësh re se kjo frazë përsëritet shumë herë te Hebrenjve 11. Ndërsa i studion disa nga shembujt që u dha Pali shenjtorëve hebrenj, mendo rreth mënyrës se si u treguan dashuria dhe zemërgjerësia e Perëndisë në shpërblimet dhe bekimet që Ai u dhuroi atyre që vepruan me besim.

Krijo një tabelë me dy kolona në ditarin tënd të studimit të ngjashëm me atë në vijim. Sigurohu që të lësh hapësirë të bollshme poshtë çdo kreu.

Si u ushtrua besimi

Si i shpërbleu Perëndia veprimet besnike

Studio të paktën njërin nga grupet e vargjeve në vijim. Ndërsa studion, mbaji shënim idetë e tua te tabela në ditarin tënd të studimit.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit pas studimit dhe plotësimit të tabelës tënde:

  • Cilat ishin disa nga mënyrat se si njerëzit e përmendur në vargjet e tua e ushtruan besimin e tyre te Perëndia?

  • Cilat ishin disa nga mënyrat se si Perëndia i shpërbleu ata me fuqinë dhe bekimet e Tij?

  • Çfarë mësove nga këto vargje që mund të të ndihmojnë në jetën tënde?

  • Nga studimi yt i këtyre vargjeve, çfarë mësove rreth Perëndisë?

Nëpërmjet shembujve besnikë që tregoi Pali, ne mund të mësojmë shumë të vërteta rreth besimit, Perëndisë dhe vetvetes. Një nga të vërtetat e ilustruara gjatë gjithë këtij kapitulli jepet mësim te Hebrenjve 11:6: Perëndia i shpërblen ata që ushtrojnë besimin te Jezu Krishti. Nëse nuk e ke bërë tashmë, merre parasysh ta shenjosh frazën “është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” te vargu 6.

  • Si mund të jetë kërkimi me zell i Perëndisë një mënyrë për ta ushtruar besimin tënd?

  • Si mendon, pse Ati Qiellor kënaqet kur e ushtrojmë besimin tonë?

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, pse është i nevojshëm ushtrimi i besimit që ne të marrim bekimet e Perëndisë në jetën tonë?

  • Çfarë mund t’ju ndihmojë të duroni kur bekimet për veprimet besnike nuk duket se po vijnë?

Të jetuarit me anë të besimit

Përveç bekimit të shumë njerëzve në të shkuarën për ushtrimin e besimit tek Ai, Perëndia është edhe “shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6) në kohën tonë.

Nëse është e mundur, shiko materialin filmik “Pure and Simple Faith” [“Besim i Pastër dhe i Thjeshtë”] (5:21), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ndërsa e shikon materialin filmik, kërko mënyrën se si Perëndia e bekoi një të re dhe familjen e saj ndërsa ata e ushtruan besimin e tyre te Jezu Krishti. Gjithashtu mendo rreth mënyrave se si Perëndia të ka bekuar ty ndërsa ke ushtruar besim tek Ai.

Mendo për një rast kur ti apo dikush që e njeh, mori bekimet e Perëndisë për ushtrimin e besimit te Jezu Krishti.

3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga ajo përvojë?

  • Si mendon se mund të të ndihmojë ajo përvojë në të ardhmen për ta ushtruar besimin tënd tek Ata?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Çdo gjë e mirë në jetë – çdo bekim i mundshëm me rëndësi të përjetshme – fillon me besimin. Lejimi që Perëndia të triumfojë në jetën tonë fillon me besimin që Ai është i gatshëm të na udhërrëfejë.”

(Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102)

Reflekto për ato që ke mësuar dhe mënyrën si je ndier ndërsa ke studiuar rreth besimit te Hebrenjve 11. Çfarë është diçka që je nxitur ta bësh si rezultat i asaj që ke studiuar? Çfarë mund të bësh për të vepruar me më shumë besim te Jezu Krishti? Mbaji shënim mendimet dhe mbresat e tua në ditarin tënd të studimit.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si marr bekime nga Perëndia?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i janarit 2016.

“Shumica e bekimeve që Perëndia dëshiron të na i japë, kërkojnë veprim nga ana jonë – veprim që bazohet në besimin tonë te Jezu Krishti. Besimi te Shpëtimtari është një parim veprimi dhe fuqie. Së pari, ne veprojmë me besim; pastaj vjen fuqia – sipas vullnetit dhe kohës së Perëndisë. Kjo renditje është vendimtare. Veprimi që na kërkohet, megjithatë, është përherë fare i vogël kur krahasohet me bekimet që marrim përfundimisht [shih te Mosia 2:24–25].”

(Dejll G. Renland, “Të Mbushur me Bekime”, Liahona, maj 2019, f. 70)

Çfarë mund të mësoj nga shembujt e anëtarëve besnikë të Kishës sot?

Materiali filmik në vijim tregon shembuj individësh që ushtruan besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Mendo rreth mënyrës se si shembujt e tyre mund të ndikojnë tek ti që të ushtrosh besim më të madh në jetën tënde. Këto materiale filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

  • Materiali filmik: “My New Life” [“Jeta Ime e Re”] (8:20)

  • Materiali filmik: “Sealed Together: The Manaus Temple Caravan” [“Të Vulosur së Bashku: Karvani për në Tempullin e Manausit”] [14:14]

  • Materiali filmik: “Living beyond ‘What If?’: Cambry Kaylor” [“Të jetuarit përtej Shprehjes ‘Po Sikur?’: Kembri Kejlori”] [14:47]

  • Fragment nga materiali filmik: “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja” [10:49–14:13]

Nëse nuk marr përgjigje ose bekime, nuk jam mjaftueshëm besnik/e?

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Portreti Zyrtar (i qershorit të vitit 2016) i Plakut Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“Mrekullitë, shenjat dhe çuditë gëlojnë mes pasuesve të Jezu Krishtit sot, në jetën tuaj dhe në jetën time. …

… Nuk janë gjithmonë ato që ne kërkojmë ose ato që presim, por, kur i mirëbesojmë Zotit, Ai do të jetë atje dhe Ai do të jetë i drejtë. Ai do ta përshtatë mrekullinë me çastin kur na nevojitet. …

Ka raste kur shpresojmë që një mrekulli ta shërojë një njeri të dashur, të zhbëjë një veprim të padrejtë ose ta zbutë zemrën e një shpirti të hidhëruar ose zhgënjyer. Duke i parë gjërat me sytë njerëzorë, ne duam që Zoti të ndërhyjë, ta ndreqë atë që është prishur. Nëpërmjet besimit, mrekullitë do të vijnë, ndonëse jo medoemos kur e presim ne ose me përfundimin që ne dëshirojmë. A do të thotë kjo që nuk jemi dhe aq besnikë ose që nuk e meritojmë ndërhyrjen e Tij? Jo. Ne jemi të shtrenjtë për Zotin. Ai dha jetën e Tij për ne dhe Shlyerja e Tij vazhdon të na çlirojë nga barrët dhe mëkati ndërsa pendohemi dhe i afrohemi më shumë Atij.

Zoti na ka kujtuar: ‘As rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia’ [Isaia 55:8]. Ai ofron: ‘Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje’ [Mateu 11:28] – çlodhje nga shqetësimi, zhgënjimi, frika, mosbindja, shqetësimi për njerëzit e dashur, për ëndrrat e humbura ose të parealizuara. Paqja mes pështjellimit ose pikëllimit është një mrekulli. Kujtojini fjalët e Zotit: ‘A nuk i fola paqe mendjes tënde lidhur me çështjen? Ç’dëshmi më të madhe mund të kesh sesa nga Perëndia?’ [Doktrina e Besëlidhje 6:23.] Mrekulli është fakti që Jezu Krishti, Jehova i Madh, Biri i Shumë të Lartit, po përgjigjet me paqe.”

(Ronald A. Rasband, “Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Liahona, maj 2021, f. 109, 111)