Seminari
Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9


Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] Shpirtrave”

Pamja
Një i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Në studimin tënd të vargut te Hebrenjve 12:9, ti mësove rreth marrëdhënies tënde me Perëndinë, i cili është “Ati [i] shpirtrave” dhe se si kjo mund të ndikojë në jetën tënde. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Hebrenjve 12:9, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Në mësimin e mëparshëm ti mësove se Perëndia është Ati i shpirtrave tanë. Përfytyro sikur po flet me një shok i cili po vë në pikëpyetje faktin se kush është. Përdore vargun te Hebrenjve 12:9 për ta ndihmuar atë. Teksa u përgjigjesh pyetjeve të tij ose trajton shqetësimet e tij, merre parasysh të përfshish sa vijon:

  • Çfarë do të thotë që ne jemi fëmijë të Perëndisë dhe përse është e rëndësishme ta dimë këtë

  • Si mund të ndikojë fakti a e kuptojmë ose jo këtë të vërtetë në identitetin dhe vetëvlerësimin tonë

  • Mënyrat se si bota përpiqet të ndikojë te njohuria jonë rreth faktit se kush jemi dhe te marrëdhënia jonë me Perëndinë dhe përse ne do të donim t’u rezistonim këtyre ndikimeve

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj shkronjën e parë të çdo fjale në fragmentin e shkrimit të shenjtë te Hebrenjve 12:9 dhe frazën kyç të tij nga shkrimi i shenjtë, “Ati Qiellor është ‘Ati [i] shpirtrave’”. Përsërite fragmentin dhe frazën, duke përdorur vetëm shkronjat e para të çdo fjale si të dhëna ndihmëse. Numëro se sa përsëritje duhen përpara se ta ndiesh se e ke mësuar përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Për të të ndihmuar t’i përsëritësh tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, merri parasysh fjalët kyç vijuese:

  • Besimi

  • Këndvështrimi

  • Burimet

1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Përgjigju për pyetjet vijuese. Nëse është e nevojshme, mund t’u referohesh paragrafëve 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  • Si lidhet secila nga këto fjalë me tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore?

  • Përse është e rëndësishme t’i kuptosh dhe t’i zbatosh këto parime?

2. Krijo një skenar për të ushtruar vënien në zbatim të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore duke e plotësuar situatën vijuese në ditarin tënd të studimit.

(Emri) është një i ri/e re që (situata ose konflikti). Kjo e bën atë të ndihet . Lidhur me marrëdhënien e tij/e saj me Perëndinë, ai/ajo mendon .

Për shembull, një skenar i plotësuar mund të jetë si ky:

Ervisa është një e re që shkëlqen në shumë veprimtari jashtëshkollore dhe është një drejtuese mes bashkëmoshatarëve të saj. Kjo e bën atë të ndihet e lumtur. Lidhur me marrëdhënien e saj me Perëndinë, ajo mendon se jeta e saj po shkon tashmë aq mirë saqë vërtet nuk sheh nevojën për t’u përqendruar aq shumë tek Ai.

3. Duke përdorur skenarin që krijove, jep përgjigje në ditarin tënd të studimit për të paktën një pyetje nga secila prej pjesëve vijuese.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mendon se Ati Qiellor do ta shihte këtë person? Përse do të ishte e rëndësishme që ky person ta dijë se si Ati Qiellor e sheh atë?

  • Si mund të ndikohet personi në këtë situatë duke e kuptuar më mirë identitetin e tij/e saj hyjnor si fëmijë i Perëndisë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Çfarë ke mësuar nga studimi yt i vargut te Hebrenjve 12:9 që mund të ndihmojë në këtë situatë?

  • Çfarë burimesh të tjera mund të studiojë më vete personi në skenarin tënd për të gjetur ide shtesë?

Vepro me besim

  • Çfarë përvojash, qoftë vetjake ose të tjera, të vijnë në mendje kur mendon për veprimin me besim? Si mund t’i përdorësh këto për ta ndihmuar personin në skenarin tënd?

  • Çfarë rekomandimesh mund t’i japësh personit në skenarin tënd për ta ndihmuar atë të veprojë me besim?