Seminari
Gjoni 10


Gjoni 10

“Bariu i Mirë”

Pamja
Jesus Christ depicted as the Good Shepherd. Christ is portrayed with a small herd of sheep. He is carrying a sheep (or lamb) over His shoulders. Christ is also carrying a staff in His hands.

Jezusi dha mësim se Ai është Bariu i Mirë. Ai e përdori këtë metaforë për t’i ndihmuar dëgjuesit e Tij të kuptonin më shumë rreth Tij dhe marrëdhënies së tyre me Të. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të ndjesh besim më të madh te Jezu Krishti si Bariu yt dhe ta rrisësh dëshirën tënde për ta dëgjuar zërin e Tij dhe për ta ndjekur Atë.

Jezu Krishti është Bariu i Mirë

Shikoje me kujdes figurën e paraqitur në fillim të këtij mësimi dhe merr parasysh se cili mund të jetë mësimi i saj. Pyetjet në vijim mund të të ndihmojnë: Përse e mban në krahë Bariu qengjin? Çfarë vë re për pozicionin e Bariut në krahasim me delet e tjera?

Sot do të studiosh shëmbëlltyrën e bariut të mirë. Në këtë shëmbëlltyrë, Jezu Krishti e krahason Veten me një bari i cili e udhëheq dhe e mbron tufën e deleve të tij. Ndërsa studion, kushtoji vëmendje asaj që mëson rreth Shpëtimtarit.

Te Gjoni 10 , Jezusi na mëson se Ai është Bariu i Mirë (shih vargjet 11, 14).

Shkruaj titullin “Bariu i Mirë” në krye të një faqeje në ditarin tënd të studimit. Këtu mund të renditësh atë që mëson apo ndjen për Jezu Krishtin, Bariun e Mirë dhe atë që Ai bën për delet e Tij. Nëse dëshiron, mund të vizatosh një dele të thjeshtë në fletën tënde si ajo që tregohet më poshtë dhe të shkruash brenda vizatimit atë që mësove apo ndjeve.

Pamja
sheep

Lexo te Gjoni 10:1–5 , duke kërkuar një shëmbëlltyrë ku Jezusi jep mësim për rolin e Tij si Bariu i Mirë.

Pamja
sheep

Shto në listën tënde çdo njohuri që ke fituar rreth Bariut të Mirë.

  • Çfarë të bën përshtypje në lidhje me marrëdhënien ndërmjet barinjve dhe deleve sipas këtij përshkrimi?

Disa nga ata që po dëgjonin nuk e kuptuan shëmbëlltyrën që Jezusi u dha mësim (shih Gjoni 10:6). Jezusi u shpjegoi se si shëmbëlltyra u mësonte për Të. Lexo te Gjoni 10:7–18, 27–28 , duke kërkuar pikëpamje shtesë për Jezusin si Bariu i Mirë. Shtoja vëzhgimet e tua listës tënde. (Shënim: Rrogëtari është një person, motivi kryesor i të cilit për të punuar është marrja e rrogës.)

  • Duke kontrolluar listën tënde, çfarë të ndihmon shëmbëlltyra e Bariut të Mirë të kuptosh rreth Jezu Krishtit?

  • Çfarë mësove nga këto vargje në lidhje me arsyen se përse do të doje ta ndiqje Atë?

1. Plotësoje fjalinë vijuese dhe përgjigjju pyetjes më poshtë në ditarin tënd të studimit.

Nëse e ndjek Bariun e Mirë, unë do të marr …

  • Çfarë përvojash të vijnë ndërmend kur e ke ndjerë kujdesin e Shpëtimtarit për ty si të një bariu?

Si mund ta dëgjosh zërin e Bariut të Mirë?

Mendo për pyetjet vijuese:

  • Për çfarë të duhet ndihma ose udhërrëfimi i Shpëtimtarit?

  • Cilat prej bekimeve që Shpëtimtari u ofron deleve të Tij dëshiron ti vetë?

  • Përse dëshiron ta rritësh aftësinë tënde për ta dëgjuar zërin e Bariut të Mirë?

Në këtë shëmbëlltyrë, delet e Bariut të Mirë janë ato që e dëgjojnë zërin e Tij dhe e ndjekin Atë (shih Gjoni 10:3–5, 27).

Presidenti Rasëll M. Nelson dha pikëpamjet vijuese për dëgjimin e zërit të Jezu Krishtit:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Ati ynë e di se, kur jemi të rrethuar nga pasiguria dhe frika, ajo që do të na ndihmojë më tepër se çdo gjë tjetër, është ta dëgjojmë Birin e Tij.

Sepse kur kërkojmë ta dëgjojmë – ta dëgjojmë vërtet – Birin e Tij, ne do të udhërrëfehemi për ta ditur se çfarë të bëjmë në çfarëdo rrethanë.

… Në këto dy fjalë – ‘Dëgjojeni Atë’ – Perëndia na jep modelin për sukses, lumturi dhe gëzim në këtë jetë. Ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e Zotit, t’i mbajmë vesh ato dhe t’i kushtojmë vëmendje asaj që Ai na ka thënë!

Teksa kërkojmë të jemi dishepuj të Jezu Krishtit, përpjekjet tona që ta dëgjojmë Atë nevojitet të jenë përherë e më të qëllimshme. Kërkon përpjekje të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme që ta mbushim jetën tonë të përditshme me fjalët e Tij, mësimet e Tij, të vërtetat e Tij.”

(Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 89.)

  • Cilat janë mënyrat se si mund të dëgjohet zëri i Bariut të Mirë?

Nëse është e mundur, shihni materialet filmike të titulluara “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Dejvid A. Bednar” (01:15) [në shqip https://www.youtube.com/watch?v=pTHsRWJW_Ao] dhe “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Motra Xhoi D. Xhons” (02:45) [në ship https://www.youtube.com/watch?v=4KSvxpjV0b0] për të dëgjuar shembuj të mënyrës se si udhëheqësit e Kishës e dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit. Këto materiale filmike, së bashku me shembuj të tjerë, janë në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
sheep
Pamja
sheep

2. Përgjigjju pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, si mund të të ndihmojë me nevojat e tua të dëgjuarit e zërit të Jezu Krishtit?

  • Çfarë ke mësuar ose ndjerë rreth Jezu Krishtit nga të mësuarit për rolin e Tij si Bariu i Mirë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Gjoni 10:7 . Përse Jezusi tha: “Unë jam dera e deleve”?

Barinjtë në Izrael qëndronin te hyrja e vathës dhe këqyrnin çdo dele teksa hynte, duke mjekuar plagët nëse ishte e nevojshme. Pasi delet mblidheshin në vathë natën, bariu shtrihej për të fjetur në hyrje, duke penguar rrugën, që grabitqarët ose hajdutët të mund të mos t’i lëndonin delet. Pohimi i Shpëtimtarit “Unë jam dera”, e bën të qartë se Ai ishte i gatshëm të “l[inte] jetën [e Tij] për delet” ( Gjoni 10:7, 15) dhe se Ai do të vendosë në fund të fundit se kush do të hyjë në mbretërinë e qiejve. Duke përdorur një figurë të ngjashme me një derë, profeti Jakob i Librit të Mormonit shpalli se “ruajtësi i portës është i Shenjti i Izraelit” dhe se “ai nuk punëson shërbëtorë aty” ( 2 Nefi 9:41).

Cili është ndryshimi ndërmjet Bariut të Mirë dhe një rrogëtari?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:

Pamja
Photograph of President Ezra Taft Benson. He is seated in a leather chair in front of a fireplace. His hands are clasped in front of him and he is wearing a large turquoise ring on one finger. Official portrait. 1986

“Nganjëherë, megjithatë, një kafshë e egër, e shtyrë nga uria, kërcente mbi mure në mes të deleve, duke i frikësuar ato. Një situatë e tillë e veçonte bariun e vërtetë – një njeri që i donte delet e tij – nga [rrogëtari] – që punonte vetëm për pagesë dhe detyrë.

Bariu i vërtetë ishte i gatshëm që të jepte jetën e tij për delet. Ai do të shkonte në mes të deleve dhe do të luftonte për mirëqenien e tyre. Rrogëtari, nga ana tjetër, e vlerësonte sigurinë e tij vetjake mbi atë të deleve dhe zakonisht largohej nga rreziku.

Jezusi e përdori këtë ilustrim të zakonshëm të kohës [së Tij] për të shpallur se Ai ishte Bariu i Mirë, Bariu i Vërtetë. Për shkak të dashurisë së Tij për vëllezërit e motrat e Tij, Ai do ta linte me dëshirë dhe vullnetarisht jetën e Tij për ta. (Shih Gjoni 10:17–18 .)”

(Ezra Taft Benson, “A Call to the Priesthood: ‘Feed My Sheep’”, Ensign, maj 1983, f. 43. [Mësime të Presidentëve te Kishës: Ezra Taft Benson, f. 272–273].)

Gjoni 10:30 . Çfarë nënkuptoi Jezusi kur tha: “Unë dhe Ati jemi një”?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Neni i parë dhe më i rëndësishëm i besimit tonë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është: ‘Ne besojmë në Perëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin, dhe në Frymën e Shenjtë’ [ Nenet e Besimit 1:1 ]. Ne besojmë në këta tre persona të shenjtë që përbëjnë Kreun-Perëndi dhe janë të bashkuar në qëllim, në sjellje, në dëshmi dhe në mision. Ne besojmë që Ata janë të mbushur me të njëjtën ndjesi të perëndishme mëshire dhe dashurie, drejtësie dhe mirësie, durimi, faljeje dhe shlyerjeje. Unë mendoj se është e saktë të thuash se ne besojmë që Ata janë një në çdo aspekt të rëndësishëm dhe të përjetshëm që përfytyrohet, përjashtuar besimin që Ata të jenë tre persona të [bashkuar] në një substancë, një nocion i Trinisë që nuk është paraqitur kurrë në shkrimet e shenjta, ngaqë ai nuk është i vërtetë.”

(Xhefri R. Holland, “I Vetmi Perëndi i Vërtetë dhe Jezu Krishti të Cilin Ai Ka Dërguar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 40.)