Seminari
Gjoni 7


Gjoni 7

Bëj Vullnetin e Perëndisë që ta Njohësh Doktrinën e Tij

Pamja
Jesus Christ is teaching in the temple and being approached by the chief priests, elders and scribes who ask Him the source of his authority. Christ questions them whether the baptism of John the Baptist was of heaven or of man. Outtakes include closeups of people in the crowd and of Caiaphas.

Gjatë Festës së Tabernakujve në Jerusalem, Jezusi shpjegoi se si gjithsecili mund të dijë për vete se doktrina që Ai dha mësim ishte nga Ati Qiellor. Ky mësim do të të ndihmojë të zbulosh atë që mund të bësh për të ditur të vërtetën e mësimeve të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Bindje të ndryshme rreth Jezu Krishtit

  • Cilat janë disa nga bindjet që kanë njerëzit për atë se kush është Jezu Krishti?

  • Përse është e rëndësishme që ti ta dish të vërtetën për Jezu Krishtin pavarësisht se çfarë mund të mendojnë të tjerët?

Gjej një çast për të menduar për atë që ka ndikuar në bindjet e tua rreth Jezu Krishtit. Përcakto se te cilat burime je i prirur të drejtohesh për të vërtetën dhe përsiat për mënyrën se si ato ndikojnë në bindjet e tua. Teksa studion sot, kërko atë që mund të bësh për të ditur të vërtetën për Jezu Krishtin dhe mësimet e Tij.

Për shkak se në Jerusalem kishte shumë njerëz që donin ta vrisnin Jezusin, Ai mori pjesë në fshehtësi në Festën e Tabernakujve (shih te Gjoni 7:1, 10). Gjatë kohës që judenjtë kërkonin Jezusin dhe gjatë gjithë festës, njerëzit i shprehën njëri-tjetrit opinione të ndryshme për atë se cili ishte Jezusi.

Për të zbuluar se çfarë po thonin njerëzit për Jezusin, zgjidh dy ose tre nga referencat e mëposhtme dhe përgjigjju pyetjeve që vijojnë.

Gjoni 7:12, 40–41

Çfarë idesh të ndryshme kishin njerëzit për atë se cili ishte Jezusi?

Gjoni 7:31

Përse disa njerëz besuan te Jezusi?

Gjoni 7:41–42, 52

Përse njerëzit diskutuan se nga ishte Jezusi?

Gjoni 7:45–46

Çfarë kishte Jezusi që u bëri përshtypje rojeve, të cilëve iu kërkua që ta arrestonin Atë?

Gjoni 7:47

Si e përshkruanin farisenjtë këdo që besonte te Jezusi?

  • Çfarë arsyesh dhanë njerëzit për besimin ose mosbesimin e tyre te Jezu Krishti?

  • Cilat janë disa nga opinionet që njerëzit kanë sot për Jezu Krishtin dhe mësimet e Tij?

  • Si mund ta dimë të vërtetën për Jezu Krishtin dhe atë që Ai na mëson?

Njohja e së vërtetës për Jezu Krishtin dhe mësimet e Tij

Gjatë Festës së Tabernakujve, Jezusi shkoi në tempull për të dhënë mësim. Ai u shpjegoi njerëzve të pranishëm se doktrina që Ai jepte mësim si dhe Ai Vetë ishin nga Ati Qiellor (shih Gjoni 7:14, 16–18, 28–29)

Lexo te Gjoni 7:17 , duke kërkuar atë që Jezusi tha se njerëzit mund të bënin për të ditur se ajo që Jezusi dha mësim ishte e vërtetë dhe që Ai ishte dërguar nga Ati Qiellor.

Një parim që mund të mësojmë nga ky varg është që, nëse bëjmë vullnetin e Atit Qiellor, ne mund ta dimë që doktrina e Tij është e vërtetë.

Të bëjmë vullnetin e Atit Qiellor do të thotë të jetojmë ashtu siç do Ai që të jetojmë. Shpëtimtari Jezu Krisht jetoi dhe dha gjithmonë mësim për vullnetin e Atit Qiellor.

  • Çfarë shembujsh mund të tregosh për Jezusin që bën vullnetin e Atit?

  • Ku qëndron vështirësia e të jetuarit sipas një parimi që nuk e dimë ende që është i vërtetë?

Presidentja Boni L. Oskarson, ish-Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha këshillën në vijim rreth njohjes të së vërtetës:

Pamja
Official portrait of Bonnie Lee Green Oscarson, Young Women general president, 2013. Sustained at the April 2013 general conference.

“Ndonjëherë përpiqemi ta bëjmë këtë së prapthi. Për shembull, ne mund të shfaqim këtë qasje: Unë do të jem e lumtur ta jetoj ligjin e të dhjetës, por së pari duhet të di nëse është i vërtetë. Ndoshta lutemi madje që të fitojmë një dëshmi për ligjin e të dhjetës dhe shpresojmë që Zoti do të na bekojë me atë dëshmi përpara se të kemi plotësuar ndonjëherë një mandat të së dhjetës. Vetëm se nuk funksionon në këtë mënyrë. Zoti pret nga ne që të ushtrojmë besim. Ne duhet të paguajmë rregullisht një të dhjetë të plotë dhe të ndershme në mënyrë që të fitojmë dëshmi për të dhjetën. Po i njëjti model zbatohet për të gjitha parimet e ungjillit qoftë ai ligji i dëlirësisë, parimi i thjeshtësisë, Fjala e Urtësisë, apo ligji i agjërimit.”

(Boni L. Oskarson, “Kthehuni në Besim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 77.)

  • Si mendon, përse Jezu Krishti do që ne ta dimë që doktrina e Tij vjen nga Ati Qiellor dhe që është e vërtetë?

  • Si mund të na ndihmojë dijenia që doktrina e Jezu Krishtit është e vërtetë që të arrijmë ta njohim Atë?

Zgjidh një nga mësimet e Zotit për të cilin dëshiron ta forcosh dëshminë tënde. Për disa ide rreth mësimeve të Tij, ti mund të shohësh bisedat drejtuar të rinjve në një konferencë të përgjithshme të kohëve të fundit. Gjithashtu mund të kërkosh ide te broshura Për Forcën e Rinisë (2011) ose te revista Për Forcën e Rinisë. Ftoje Shpirtin të të ndihmojë të zgjedhësh një nga mësimet e Zotit ku të përqendrohesh, i cili do të të bekonte më shumë në këtë kohë në jetën tënde.

1. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit:

Shkruaje mësimin që zgjodhe në krye të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit ose në një fletë bosh. Tani mendo për një imazh ose objekt të thjeshtë që mund ta vizatosh për të përfaqësuar këtë doktrinë dhe vizatoje atë në mes të fletës.

Për shembull, ti mund të kesh zgjedhur të forcosh dëshminë tënde për Librin e Mormonit si fjala e Perëndisë. Ti mund të vizatosh një figurë të thjeshtë të Librit të Mormonit.

Për të të ndihmuar të mendosh se çfarë duhet për të marrë një dëshmi për mësimin që zgjodhe, mendo për veprimet e ndryshme që Ati Qiellor mund të dojë që ti të ndërmarrësh lidhur me mësimin. Shkruaj të paktën tre veprime rreth figurës që vizatove.

Mendo se si të pasurit e një dëshmie më të fortë për këtë doktrinë mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

2. Në hapësirën poshtë vizatimit tënd, përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:

  • Cilat pengesa mund të të pengojnë ta jetosh këtë doktrinë? Si do t’i kapërcesh këto pengesa?

  • Çfarë është me rëndësi të kuptosh në lidhje me kohën dhe përpjekjen që mund të duhet për të ditur që kjo doktrinë është prej Perëndisë?

Ti mund të duash t’ia tregosh planet e tua një pjesëtari të familjes i cili mund të të ndihmojë ta jetosh doktrinën dhe të arrish të dish se është prej Perëndisë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Gjoni 7:2 . Çfarë është Festa e Tabernakujve?

Festa e Tabernakujve (e quajtur edhe Festa e Barakave ose Kasolleve) fillonte dhe përfundonte në Shabat dhe zgjaste tetë ditë. Pjesë e këtij festimi ishte edhe ndërtimi i kasolleve të përkohshme të bëra me degët e pemëve. Njerëzit qëndronin në këto kasolle gjatë festës që të kujtonin se Perëndia e bekoi popullin e Tij për 40 vjet gjatë kohës që jetuan në shkretëtirën e Sinait.

Gjoni 7:17 . Cila është vlera e kërkimit të së vërtetës përmes bindjes?

Shpëtimtari u tha dishepujve të Tij se ata që vazhdojnë t’i jetojnë mësimet e Tij, do të arrijnë ta dinë të vërtetën dhe se kjo e vërtetë do t’u japë atyre liri (shih Gjoni 8:31–32).Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi arsyen përse ne do të donim të bënim përpjekjen për të marrë një dëshmi vetjake të së vërtetës.

Pamja
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Disa njerëz mund të thonë se hapat janë tepër të vështirë apo që për ato nuk ia vlen mundimi. Por unë sugjeroj që kjo dëshmi vetjake për ungjillin dhe Kishën është gjëja më e rëndësishme që mund të fitoni në këtë jetë. Jo vetëm që do t’ju bekojë dhe udhërrëfejë gjatë kësaj jete, por do të luajë edhe një rol të drejtpërdrejtë në jetën tuaj përmes gjithë përjetësisë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Marrja e një Dëshmie për Dritën dhe të Vërtetën”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 22.)

Gjoni 7:39 . Përse Gjoni tha se “Fryma e Shenjtë … nuk ishte dhënë ende”?

Gjoni iu referua “vetëm dhuratës së Frymës së Shenjtë që nuk ishte e pranishme, mirëpo fuqia e Frymës së Shenjtë ishte vepruese gjatë shërbesave të Gjon Pagëzorit dhe Jezusit; përndryshe askush nuk do të kishte marrë dëshmi për të vërtetat që këta burra i dhanë mësim [ Mateu 16:16–17 ; shih edhe 1 Korintasve 12:3 ]” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Frymë e Shenjtë ”).