Seminari
Lluka 9:24–26, 57–62


Lluka 9:24–26, 57–62

Dishepuj të Jezu Krishtit

Pamja
The disciples are gathered around Jesus, they are sitting together on the ground in a dry grassy field. One of the outtakes includes a lake in the background. Still from a Bible video. Jesus teaching a group in a field.

Jezu Krishti dha mësim shumë të vërteta për mënyrën se si ne mund të bëhemi dishepujt e Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh mënyra për të qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Të bëhesh një dishepull i Jezu Krishtit

  • A ke luajtur ndonjëherë një lojë në të cilën të është dashur të ndjekësh udhëheqjen e dikujt?

  • Çfarë e bëri këtë lojë të lehtë, të vështirë apo të kënaqshme?

Gjatë gjithë shërbesës së Tij, Jezu Krishti i ftoi njerëzit ta ndiqnin Atë dhe të bëheshin dishepujt e Tij. Dishepull është dikush i cili është pagëzuar, e ndjek Jezu Krishtin dhe përpiqet të jetojë sipas mësimeve të Tij. Te Lluka 9 ne lexojmë për parime të ndryshme që, nëse ndiqen, mund të na ndihmojnë të bëhemi dishepull i Jezu Krishtit.

  • Duke e marrë parasysh atë që di për Jezu Krishtin, përse do t’ia vlente përpjekja e madhe për t’u bërë dishepull i Tij?

Secila prej tri pjesëve vijuese përqendrohet te një nga mësimet e Shpëtimtarit. Këto mund të të ndihmojnë teksa përpiqesh të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Lexoji me radhë pjesët dhe përzgjidh një ose disa për t’i plotësuar. Ftoje Frymën e Shenjtë të të japë zbulesë vetjake të mënyrave se si mund ta zbatosh atë që mësove në jetën tënde.

Merre kryqin tënd

Lexo te Lluka 9:23 , duke kërkuar kërkesat e Shpëtimtarit për të qenë dishepull i Tij.

  • Çfarë të mëson ky varg për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Ky varg nënkupton kryqin fizik që Jezu Krishti mbajti dhe mbi të cilin vuajti për të përmbushur vullnetin e Atit të Tij. Ndonëse nuk na kërkohet që të mbajmë një kryq fizik si ai që mbajti Zoti, nga ne kërkohet që ta ndjekim Atë duke e përmbushur vullnetin e Atit Qiellor për ne edhe kur është e vështirë.

Lexo te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 16:26 dhe kërko se çfarë do të thotë që ne ta marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Jezu Krishtin.

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë do të thotë të marrim kryqin tonë. Nëse dëshiron, mund të shikosh materialin filmik “Ta Marrim Kryqin Tonë” nga kodi kohor 03:08 deri në 03:49, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose lexo tekstin më poshtë.

Kliko këtu për të parë tekstin e këtij materiali filmik.

Pamja
Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Ne mësojmë nga shkrimet e shenjta se ata që duan ta marrin mbi vete kryqin e tyre, e duan Jezu Krishtin në mënyrë të tillë që i mohojnë vetes gjithë paperëndishmërinë e çdo lakmi të botës dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij.

Vendosmëria jonë për të mos bërë asgjë që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë dhe për të sakrifikuar gjithçka që na kërkohet të japim dhe të përpiqemi fort që të ndjekim mësimet e Tij, do të na ndihmojë të durojmë në shtegun e ungjillit të Jezu Krishtit – madje përballë vuajtjes, dobësisë së shpirtit tonë ose trysnisë shoqërore dhe filozofive të botës, që i kundërshtojnë mësimet e Tij.”

(Ulises Soares, “Ta Marrim Kryqin Tonë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 113–114)

Përsiat pyetjet vijuese:

  • Përse nevojitet t’ia mohosh vetes çdo paperëndishmëri ose lakmi të botës në jetën tënde?

  • Në ç’mënyra mund të jetë mohimi i paperëndishmërisë ose i lakimeve të botës ndaj vetes njëlloj si mbajtja e kryqit?

  • Si mundet të të ndihmojë “marrja e kryqit tënd” të jesh një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Humbe jetën tënde për ta shpëtuar atë

Lexo te Lluka 9:24–25 , duke kërkuar atë që Zoti dha mësim lidhur me të qenit dishepull i Tij.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

  • Si mendon ti, në çfarë mënyrash njerëzit që përqendrohen te vullneti dhe dëshirat e tyre vetjake egoiste përfundimisht do ta “humbas[in]” jetën e tyre?

  • Si mendon ti, çfarë do të thotë se do ta shpëtosh jetën tënde nëse e humb atë për Jezu Krishtin?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) shpjegoi se çfarë do të thotë ta humbasim jetën tonë për Jezu Krishtin:

Pamja
Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Ata që jetojnë vetëm për vete vyshken dhe në mënyrë figurative e humbasin jetën e tyre, ndërsa ata që e humbasin veten në shërbim për të tjerët rriten e lulëzojnë – dhe në fakt e shpëtojnë jetën e tyre”.

(Tomas S. Monson, “Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 85)

  • Kë njeh ti që ka zgjedhur ta humbasë jetën e tij ose të saj për hir të Jezu Krishtit? Çfarë ndikimi ka pasur ky vendim te ky person?

  • Në çfarë mënyrash je i bekuar për shkak se Jezu Krishti i jetoi mësimet në këto vargje?

Mposhti shpërqendrimet dhe shfajësimet

Lexo te Lluka 9:57–62 , duke kërkuar atë që individë të caktuar dëshironin të bënin përpara se ta ndiqnin Shpëtimtarin.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Jezu Krishti nuk tregoi se është e gabuar të vajtosh vdekjen e një të afërmi ose t’u thuash lamtumirë shokëve dhe familjes. Përkundrazi, Ai po u jepte atyre një mësim të rëndësishëm për koston e dishepullimit.Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995) shpjegoi analogjinë e plugut te Lluka 9:62 .

Pamja
Howard W. Hunter

“Që të gërmojë një brazdë të drejtë [ose kanal], fermeri ka nevojë që t’i mbajë sytë e tij te një pikë e fiksuar përpara tij. Kjo e mban atë në një drejtim të saktë. Megjithatë, nëse ndodh që ai shikon prapa për të parë se ku ka qenë, mundësitë e tij për të shkuar në udhë të gabuar shtohen. Rezultatet janë brazda të shtrembra dhe të parregullta. … Nëse energjitë tona përqendrohen jo prapa nesh, por përpara nesh – te jeta e përjetshme dhe gëzimi i shpëtimit – ne me siguri do ta marrim atë.”

(Howard W. Hunter, “Am I a ‘Living’ Member?” Ensign, maj 1987, f. 17)

  • Cilat janë arsyet e zakonshme që njerëzit mund të japin sot për faktin që zgjedhin të mos e ndjekin Zotin?

  • Si mund të qëndrosh i përqendruar tek ajo që Shpëtimtari të ka kërkuar të bësh tani dhe në të ardhmen tënde?

Hapi im i radhës

Vizato një shkallë me të paktën tri shkallare. Shkruaj Jezu Krishti në krye të shkallareve. Krijo një pasqyrim të vetes në fund të shkallareve.

Kërkoje udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë teksa mendon për përpjekjet e tua për t’u bërë një dishepull i Jezu Krishtit dhe për mënyrën se si mund ta ndjekësh Atë më mirë. Mbaj mend që Fryma e Shenjtë mund të të vendosë mendime në mendjen dhe ndjenja në zemër ndërkohë që ti përsiat (shih te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3).

Renditi hapat e mundshëm që mund të ndërmarrësh që të ndihmojnë ndërsa përpiqesh të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Mund të përzgjedhësh ata hapa që ti e ndien se Zoti dëshiron që t’i ndërmarrësh ose emërtoji hapat sipas radhës që dëshiron t’i provosh ata.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cili është hapi i radhës që ti mund të ndërmarrësh në përpjekjet e tua për të qenë dishepull më besnik i Jezu Krishtit?

  • Si përfytyron se do të jetë ecuria kur ta ndërmarrësh këtë hap?

  • Si mendon, në ç’mënyra Shpëtimtari mund të të ndihmojë teksa e ndërmerr këtë hap dhe hapat e ardhshëm?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Lluka 9:24 . Çfarë do të thotë ta humbasësh jetën tënde për ta shpëtuar atë?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë habitem me mënyrën se sa rregullisht Jezusi ia dha jetën e Tij Atit, me mënyrën se sa përsosmërisht Ai e humbi jetën e Tij për vullnetin e Atit – në jetë dhe në vdekje. …

Urdhërimi i Krishtit për ta ndjekur Atë është një urdhërim për ta … humbur jetën tonë në favor të jetës reale, jetës të vërtetë, jetës së mundësuar nga mbretëria qiellore që Perëndia e përfytyron për secilin prej nesh.”

(D. Todd Christofferson, “Finding Your Life”, Liahona, mars 2016, f. 18)