Seminari
Marku 5:21–24, 35–43


Marku 5:21–24, 35–43

Jezu Krishti Shëron të Bijën e Jairit

Pamja
Jesus is smiling at the daughter of Jairus who was raised from the dead, her father is in the foreground and some disciples in the background.

Jezusi ngriti së vdekuri të bijën e Jairit. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të ushtrosh besim dhe të besosh te Krishti në kohë frike dhe pasigurie.

Ushtrimi i besimit te Jezu Krishti

Në mësimin e sotëm do të studiosh më shumë për ushtrimin e besimit te Jezu Krishti edhe gjatë kohëve të pasigurisë dhe frikës. Mendo për çdo situatë që mund të krijojë pasiguri ose frikë në jetën tënde. Rendit një ose dy prej tyre në ditarin tënd të studimit.

  • Si ishte besimi yt gjatë këtyre situatave? Shkruaji mendimet e tua me një deri në dy fjali.

Ndërsa e studion këtë mësim, mbaj vesh për nxitjet e Shpirtit që mund të të frymëzojnë të ushtrosh besim më të madh te Jezu Krishti gjatë kohëve të pasigurisë ose frikës.

Pamja
Jairus coming to Jesus to heal his daughter.

Te Marku 5 , një nga krerët judenj të sinagogës me emrin Jair u përball me një kohë pasigurie dhe frike të madhe.

Lexo te Marku 5:22–24 , duke kërkuar për atë që po përjetonte Jairi.

Pamja
Jairus coming to Jesus to heal his daughter.
  • Pse mendon se Jairi e kërkoi Shpëtimtarin?

Ndërsa ishin rrugës për në shtëpinë e Jairit, një grua me fluks gjaku preku rrobën e Shpëtimtarit dhe u shërua. Jezusi u ndal për të biseduar dhe për ta ngushëlluar këtë grua (shih Marku 5:25–34).

  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash mendon se pati Jairi ndërsa shikonte Shpëtimtarin që fliste me këtë grua?

Lexo te Marku 5:35–36 , për të parë çfarë ndodhi më pas.

1. Përgjigjju pyetjeve në vijim në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë zgjedhje pati Jairi kur i thanë se vajza e tij kishte vdekur?

  • Si mendon se e ndihmuan fjalët e Shpëtimtarit në vargun 36 Jairin që të përballej me frikën e tij?

  • Çfarë di ti për Jezu Krishtin që mund të të ndihmojë të besosh tek Ai, madje edhe në kohë frike?

Mbaro pjesën tjetër të rrëfimit teksa lexon te Marku 5:37–43 , duke kërkuar për mrekullinë që dëshmoi Jairi pasi zgjodhi të besonte.

Pamja
Jairus coming to Jesus to heal his daughter.
  • Në çfarë mënyrash ta forcon ky rrëfim besimin te Jezu Krishti?

Zoti na këshillon të mos kemi frikë

Gjatë gjithë shkrimeve të shenjta, Zoti na ka këshilluar: “Mos ki frikë, vetëm ki besim” ( Marku 5:36). Kërko te shkrimet e shenjta ose bisedat e konferencave të përgjithshme për shkrime të shenjta ose citime që na këshillojnë të mos kemi frikë. Mund të duash t’i lidhësh apo shënosh si referenca kryq këto vargje dhe biseda nga konferencat me referencën te Marku 5:36 .

  • Pse mendon se Zoti na këshillon kaq shpesh që të mos kemi frikë?

  • Si je bekuar nga ndjekja e ftesës së Zotit “mos ki frikë, vetëm ki besim”?

2. Përgjigjju pyetjeve në vijim në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa situata në jetën tënde në të cilat Zoti mund të të thotë: “Mos ki frikë, vetëm ki besim”?

  • Cilat janë disa veprime që mund të ndërmarrësh për të ndjekur ftesën e Shpëtimtarit “mos ki frikë, vetëm ki besim”? Si do të të ndihmojnë ato veprime të përballesh me frikën tënde?

3. Plotëso sa vijon:

Krijo një figurë me frazën “Mos ki frikë, vetëm ki besim”. Mund të duash të përfshish dhe fraza të tjera nga shkrimet e shenjta ose citime që ke gjetur. Vendose këtë figurë diku ku do të të ndihmojë të besosh te Jezu Krishti dhe të mos kesh frikë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë është besimi te Jezu Krishti?

Citimi i mëposhtëm nga Gospel Topics [Temat e Ungjillit] na mëson për besimin te Jezu Krishti:

“Pasja e besimit te Jezu Krishti do të thotë të mbështetesh tërësisht tek Ai – të mirëbesosh te fuqia, inteligjenca dhe dashuria e Tij e pafundme. Kjo përfshin të besojmë te mësimet e Tij. Kjo do të thotë të besojmë që edhe pse ne nuk i kuptojmë të gjitha gjërat, Ai i kupton. Për shkak se Ai i ka provuar të gjitha dhembjet, vuajtjet dhe dobësitë tona, Ai di si të na ndihmojë që të ngrihemi mbi vështirësitë tona të përditshme.”

(Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Faith in Jesus Christ” [“Besimi te Jezu Krishti”], topics.ChurchofJesusChrist.org)

Çfarë mund të na ndihmojë të besojmë dhe të mos kemi frikë?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Jezusi i tha kryetarit të sinagogës: ‘Mos ki frikë, vetëm ki besim’ [ Marku 5:36 ] Dishepullimi është të besosh në Të në kohë paqeje dhe të besosh në Të në kohë vështirësie, kur dhimbja dhe frika jonë lehtësohen vetëm nga besimi se Ai na do dhe i mban premtimet e Tij.”

(Nil L. Andersen, “Ç’Mendon Krishti për Mua?”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 113.)

“Sfidat, vështirësitë, pyetjet, dyshimet – këto janë pjesë e jetës sonë të vdekshme. Por ne nuk jemi vetëm. Si dishepuj të Zotit Jezu Krishtit, ne kemi në dispozicion rezervuarë gjigandë shpirtërorë të dritës dhe të së vërtetës. Frika dhe besimi nuk mund të bashkekzistojnë në zemrat tona në të njëjtën kohë. Në ditët tona të vështira, ne zgjedhim rrugën e besimit. Jezusi tha: ‘Mos ki frikë, vetëm ki besim’ [ Marku 5:36 ].”

(Nil L. Andersen, “Ju Dini Mjaftueshëm”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 14.)

Cilat janë disa mënyra të tjera se si Zoti mund të na shërojë?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Bekimet e shëruese vijnë në shumë mënyra, secila e përshtatur sipas nevojave tona individuale, ashtu siç di Ai i cili na do të mirën. Ndonjëherë një ‘shërim’ kuron sëmundjen tonë ose ngre barrën tonë. Por ndonjëherë ne ‘shërohemi’ duke na u dhënë forcë dhe kuptim ose durim për të mbajtur barrët që na janë dhënë.”

(Dallin H. Ouks, “Ai e Shëron të Rënduarin”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 6–9.