Seminari
Mateu 9:36–38; 10


Mateu 9:36–38; 10

Jezu Krishti Thirri dhe i Udhëzoi Dymbëdhjetë Apostujt

Pamja
Christ has his hands placed on Peter’s head, the rest of the Twelve are standing with heads bowed in prayer on either side. Outtakes include Jesus instructing the Twelve with one of the disciples kneeling in front of him with Christ’s hand on his shoulder, Jesus ordaining John with the others on either side, close up profile shots of Jesus with some of the apostles in the background, Jesus ordaining other apostles and, close up of Jesus with his hands on Peter’s head.

Jezu Krishti thirri dhe i udhëzoi Dymbëdhjetë Apostujt dhe i dërgoi për të predikuar, për të dhënë shërbesë dhe për të shëruar të sëmurët. Ky mësim do të të ndihmojë të kuptosh thirrjen dhe rolin e Apostujve si përfaqësues dhe dëshmitarë të Jezu Krishtit.

Ndjenjat e tua dhe kuptueshmëria jote për Apostujt e Jezu Krishtit

Reflekto mbi mënyrën se si do t’i përgjigjeshe pyetjes vijuese të rekomandimit të tempullit:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“A i mbështetni anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues?”

(Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 121)

  • Çfarë do të thotë t’i mbështetësh anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve?

Shpesh ne mendojmë se mbështetja e udhëheqësve të Kishës është veprimi fizik i ngritjes së dorës. Por mbështetja është më shumë sesa thjesht dhënia e një shenje të jashtme. Mbështetja përfshin përkrahjen, nxitjen, mirëbesimin dhe ndjekjen e atyre që i mbështetim për shkak se besojmë se ata janë thirrur nga Perëndia.

  • Si mendon, përse një nga kërkesat për të hyrë në tempull do të ishte e lidhur me mbështetjen dhe ndjenjat tona ndaj Apostujve të Shpëtimtarit?

Përdore shkallën vijuese për të vlerësuar më tej ndjenjat dhe qëndrimet e tua vetjake ndaj Apostujve të Jezu Krishtit. Nuk do të të kërkohet t’ua tregosh përgjigjet e tua të tjerëve.

A) Jam shumë dakord B) Jam dakord C) As jam dakord, as nuk jam dakord D) Nuk jam dakord

  1. Unë besoj se Apostujt e Jezu Krishtit janë shumë të rëndësishëm.

  2. Dëshiroj ta dëgjoj atë që Apostujt e Shpëtimtarit kanë për të thënë dhe u kushtoj vëmendje kur kam mundësinë t’i dëgjoj ata.

  3. Unë mund të tregoj një apo dy gjëra që Apostujt e Jezu Krishtit kanë dhënë mësim kohët e fundit.

Gjej një çast për të përsiatur dhe mbajtur shënim çdo pyetje që ke rreth Apostujve të Jezu Krishtit. Teksa studion, reflekto për këto pyetje, duke kërkuar përgjigje nga Fryma e Shenjtë.

Apostujt e Lashtë të Jezu Krishtit

Lexo te Mateu 9:36–38 , duke kërkuar një problem që Shpëtimtari e përcaktoi në këto vargje.

  • Cili ishte problemi dhe çfarë tha Shpëtimtari se nevojitej?

Jezu Krishti thirri Apostuj për ta ndihmuar t’u jepte shërbesë njerëzve. Fjala apostull vjen nga një fjalë greke që do të thotë “dikush i dërguar përpara”. Në fillim Apostujt u dërguan vetëm mes njerëzve të shtëpisë së Izraelit. Më vonë, Shpëtimtari i ringjallur i urdhëroi që ta predikonin ungjillin edhe mes johebrenjve ose atyre që nuk ishin të shtëpisë së Izraelit. Sot ata urdhërohen që t’i predikojnë të gjithë botës (shih te Veprat e Apostujve 10).

Lexoje thirrjen e Shpëtimtarit dhe udhëzimin për Dymbëdhjetë Apostujt te Mateu 10:1–8 dhe Doktrina e Besëlidhje 107:23 . Më pas përgjigju për pyetjet vijuese.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë i urdhëroi Shpëtimtari Apostujt e Tij që të bënin?

  • Çfarë ngjashmërish vure re ndërmjet gjërave që bëri Jezusi dhe gjërave që Ai i urdhëroi Apostujt e Tij që të bënin?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësosh nga këto vargje për atë që Jezu Krishti i thërret Apostujt që të bëjnë?

Apostujt e Sotëm të Jezu Krishtit

Një e vërtetë që mësojmë nga Mateu 10:1–8 dhe Doktrina e Besëlidhje 107:23 është se Zoti i thërret Apostujt të jenë dëshmitarë të veçantë të emrit të Krishtit në të gjithë botën dhe të bëjnë veprat e Tij. Kjo është e vërtetë si për Apostujt e lashtë të Shpëtimtarit, ashtu edhe për ata që Ai i thërret si Apostuj sot.

Lexo te Mateu 10:40 , duke kërkuar këshillën e Shpëtimtarit për ata që i pranojnë Apostujt e Tij.

  • Përse do të ishte pranimi i Apostujve të Shpëtimtarit njëlloj si të pranosh Shpëtimtarin?

  • Si i sheh Apostujt sot t’u japin shërbesë të tjerëve në të njëjtën mënyrë siç bëri Jezu Krishti?

Për shkak se Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve përfaqësojnë Shpëtimtarin dhe janë dëshmitarë të veçantë të Tij, studimi i mësimeve të tyre është si të studiosh mësimet e Shpëtimtarit dhe është një mënyrë për të mësuar rreth Shpëtimtarit (shih te Doktrina e Besëlidhje 1:38). Duke përdorur një nga burimet vijuese (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org), studioji mësimet e Apostujve të sotëm, duke kërkuar atë që mund të mësosh rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve

Fjalime nga konferenca më e fundit e përgjithshme

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë gjete gjatë studimit tënd që të ndihmon të ndiesh një rritje të kuptueshmërisë dhe dashurisë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Kur e ke ndier dhe pranuar që një Apostull i Zotit po e përfaqësonte Jezu Krishtin?

  • Si mundet ajo që mësove sot të ndikojë në mënyrën se si ti i mbështet dhe i dëgjon Apostujt e sotëm të Shpëtimtarit?

Pyetje për t’u përsiatur

Mendo për mënyrën se si ti mund ta zbatosh atë që studiove sot dhe kërko me lutje drejtim nga Ati Qiellor, duke i kushtuar shumë vëmendje çdo nxitjeje nga Fryma e Shenjtë. Përsiat për pyetjet vijuese dhe merre parasysh të mbash shënim në ditarin tënd të studimit çdo mbresë që merr dhe mënyrën se si mund të veprosh sipas tyre.

  • Si po vepron ti dhe familja jote për të marrë dhe ndjekur këshillën e Apostujve të sotëm të Shpëtimtarit?

  • Në çfarë mënyrash je afruar më shumë me Jezu Krishtin për shkak të këshillës dhe mësimeve të Apostujve të Shpëtimtarit?

  • Si mundet të të bekojë pasja e një plani të veçantë për t’i njohur dhe ndjekur më mirë Apostujt e Shpëtimtarit?

  • A morën përgjigje sot pyetjet e tua për Apostujt e Shpëtimtarit? Çfarë mësove? Çfarë pyetjesh ke ende dhe si mund të gjesh përgjigje për to?

  • Duke menduar për familjen tënde, shokët dhe të tjerë me të cilët ti ndërvepron ose tek të cilët mund të ndikosh, kush mund të përfitojë nga të mësuarit për përvojat e tua dhe diskutimi për to sot? Si mund t’a tregosh atij ose asaj këtë gjë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 10:14.

Çfarë do të thotë ta “shkund[ësh] pluhurin nga këmbët [e tua]”?

Plaku Xhejms E. Talmixh dha këtë pikëpamje rreth udhëzimeve të Shpëtimtarit në lidhje me shkundjen e pluhurit nga këmbët:

Pamja
Portrait of James E. Talmage.

“Të shkundësh pluhurin nga këmbët e një njeriu si një dëshmi kundër një tjetri në mënyrë ceremoniale, nga judenjtë kuptohej se simbolizonte një ndërprerje të shoqërizimit dhe heqjen dorë nga të gjitha përgjegjësitë për pasojat që mund të vijonin. Ajo u bë një ordinancë e akuzës dhe e dëshmisë nëpërmjet udhëzimeve të Zotit për apostujt e Tij, siç citohet te [ Mateu 10:14 ]. Në periudhën ungjillore të tanishme, Zoti i ka udhëzuar në mënyrë të ngjashme shërbëtorët e Tij të autorizuar që të dëshmojnë në mënyrë të atillë kundër atyre që me dashje dhe ligësi e kundërshtojnë të vërtetën kur u paraqitet me autoritet.”

(James E. Talmage, Jesus the Christ [1916], f. 345; shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 24:15; 75:18–22; 84:92–96).

Kjo nuk është një praktikë e tanishme e misionarëve tanë dhe nuk do të jetë përveç nëse udhëheqësit e Kishës nuk japin drejtim të mëtejshëm.

Përse kemi nevojë për Apostuj të Jezu Krishtit në tokë sot?

Çfarë mund të mësoj më shumë rreth Apostujve të sotëm të Jezu Krishtit dhe mënyrës se si ata japin shërbesë si Shpëtimtari?

Burimet vijuese (të gjitha gjenden në ChurchofJesusChrist.org) mund t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth Apostujve të sotëm të Jezu Krishtit.

Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës

Nil L. Andersen, “Profeti i Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 24–27

Të tjera fjalime nga konferenca më e fundit e përgjithshme