Seminari
Mateu 23


Mateu 23

Shpëtimtari e Dënon Hipokrizinë

Pamja
Jesus talking to Pharisees in Jerusalem. Movie still from The Life of Jesus Christ Bible Videos.

Gjatë javës së fundit të shërbesës së Shpëtimtarit në vdekshmëri, Ai e dënoi hipokrizinë e skribëve dhe të farisenjve. Ky mësim mund të të ndihmojë të shmangësh hipokrizinë dhe të jesh një ndjekës i përulur i Jezu Krishtit.

Çfarë është hipokrizia?

Pamja
Photo of three cups. One that is dirty on the inside, one that is dirty on the outside, and one that is clean

Përfytyroni sikur ka tri gota nga të cilat mund të zgjidhni të pini. Gota e parë është e papastër nga jashtë, gota e dytë është e papastër nga brenda dhe gota e tretë është e pastër.

  • Në çfarë mënyrash gotat e ndotura mund të përfaqësojnë hipokritët?

Fjala hipokrit është përkthyer nga një fjalë greke që do të thotë “aktor/e” dhe i referohet dikujt që shtiret, e zmadhon një rol ose është i/e paqëndrueshëm/me në mënyrë mashtruese në veprimet e veta. Ajo “përgjithësisht paraqet një person që shtiret sikur është besimtar kur nuk është” (Bible Dictionary [Fjalori Biblik në variantin SHDM në anglisht të Biblës]), “ Hypocrite ”). Ajo gjithashtu mund t’i referohet dikujt që shtiret sikur nuk është besimtar, kur ai ose ajo realisht është.

Ndërsa studion kapitullin Mateu 23 , kërko të vërteta që do të të ndihmojnë të shmangësh hipokrizinë dhe të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin.

Si pjesë e mesazhit të fundit publik të Tij gjatë javës së fundit të shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari e dënoi hipokrizinë e skribëve dhe të farisenjve. Ai vuri në dukje se skribët dhe farisenjtë “[uleshin] mbi katedrën e Moisiut” ( Mateu 23:2), që do të thotë se ata kishin një pozitë autoriteti për të dhënë mësim doktrinën dhe për ta interpretuar e administruar ligjin. Ata e konsideronin veten më të denjë se kushdo tjetër në sinagogë.

Lexo te Mateu 23:3–7 , duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari për mënyrat se si skribët dhe farisenjtë po silleshin me hipokrizi. Para se ta lexosh, mund të jetë e dobishme të dish se “filateritë” ( vargu 5) ishin kuti të vogla prej lëkure që judenjtë i lidhnin në ballë dhe në krahun e majtë. Brenda filaterive kishte rrotulla të vogla pergamene që përmbanin vargje të veçanta nga shkrimet e shenjta të Dhiatës së Vjetër. Judenjtë mbanin filateri për t’i ndihmuar të kujtoheshin që të zbatonin urdhërimet e Perëndisë.

Pamja
Combined image of two men wearing phylacteries and an image of the wailing wall in Jerusalem
Pamja
Combined image of two men wearing phylacteries and an image of the wailing wall in Jerusalem
  • Sipas vargut 5 , përse i zmadhonin filateritë e tyre dhe “thekët e rrobave të tyre” skribët dhe farisenjtë?

Zoti nuk i dënoi ata që vinin filateri, por Ai i dënoi ata që i përdornin ato në mënyrë hipokrite ose i zmadhonin ato që të tjerët të mund t’i vinin re ato ose që të bënin të dukeshin më të rëndësishëm.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa nga rreziqet e adhurimit të Perëndisë me veprime të dukshme për shkak se do të biesh në sy të të tjerëve?

  • Si mendon, përse do Perëndia që ta adhurosh Atë me sinqeritet dhe me qëllim të drejtë?

Përveç se i paralajmëroi njerëzit të mos e ndiqnin sjelljen e skribëve dhe të farisenjve, Shpëtimtari foli gjithashtu drejtpërdrejt me skribët dhe farisenjtë. Ai shpalli disa mallkime që do të binin mbi ta për hipokrizinë e tyre (shih Mateu 23:13–33). Mjerë nënkupton një gjendje mjerimi, ankthi dhe pikëllimi.

Lexo te Mateu 23:23–28 , duke kërkuar se çfarë u tha Shpëtimtari skribëve dhe farisenjve.

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Sa i shtojnë këto vargje njohuritë e tua për hipokrizinë?

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që shqetësohet se mos është një hipokrit kur bën gabime ndërkohë që mundohet ta jetojë ungjillin?

Si mund ta shmangim dhe ta mposhtim hipokrizinë

Në ndryshim nga skribët dhe farisenjtë, Shpëtimtari nuk veproi asnjëherë me hipokrizi. Ai i mësoi njerëzit të mos e konsideronin veten më të mirë se të tjerët, sepse ata ishin të gjithë bij të Perëndisë, të barabartë në sytë e Tij. Ai dëshmoi se Ati Qiellor është Krijuesi ynë dhe se Ai, Krishti, qe dërguar nga Ati dhe është Mësuesi ynë i vërtetë që jep jetë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 23:6; Mateu 23:8–10).

Lexo te Mateu 23:11–12 dhe kërko mësime që mund të na ndihmojnë ta mposhtim dhe ta shmangim hipokrizinë. Te vargu 12 , fjala lartësojë do të thotë të ngrejë lart dhe poshtërohet do të thotë ulet, turpërohet, ose respektohet më pak.

  • Si mendon, çfarë parimi po na jep mësim Jezu Krishti në këto vargje?

Shpëtimtari dha mësim se nëse jemi të përulur dhe u shërbejmë të tjerëve, Zoti do të na ngrejë lart. Ai do të na ndihmojë të bëhemi më të ngjashëm me Të dhe me anë të bindjes ndaj urdhërimeve të Tij dhe pendimit të vërtetë, Perëndia do të na japë ekzaltimin në mbretërinë çelestiale.

3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si është Jezu Krishti një shembull i të qenit i përulur, i shërbimit ndaj të tjerëve dhe i shmangies së hipokrizisë?

  • Si mund të të ndihmojë ty të qenit i përulur dhe shërbimi ndaj të tjerëve që ta shmangësh hipokrizinë dhe të bëhesh më i ngjashëm me Shpëtimtarin?

Lexoji dhe reflekto për pohimet vijuese. Përcakto një ose dy pohime me të cilat identifikohesh më shumë.

  • Unë hiqem sikur jam dikush që nuk jam.

  • Unë bëj mirë që të bie në sy të të tjerëve.

  • Shpesh mendoj se jam më i mirë se të tjerët.

  • Megjithëse bëj gabime, unë përpiqem me ndershmëri që ta jetoj ungjillin.

  • Përpiqem t’u shërbej të tjerëve dhe të bëj mirë pa kërkuar të ma dinë të tjerët.

  • Unë përpiqem të jem i përulur dhe të mos e shoh veten si më të mirë se të tjerët.

Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë ndërsa përcakton ndonjë fushë tek e cila mund të përmirësohesh. Kujto që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe dallojnë çdo përpjekje të sinqertë tënden për ta jetuar ungjillin. Teksa i kërkon ndihmë Atit Qiellor, Ai do të të ndihmojë të mposhtësh çdo dobësi apo hipokrizi.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si i konsideronte Shpëtimtari skribët dhe farisenjtë hipokritë?

Në bisedën e tij “Zëri i Paralajmërimit”, Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për mënyrën se si Jezusi e dënoi hipokrizinë e skribëve dhe të farisenjve (Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 108–111).

A jam hipokrit nëse bëj gabime teksa përpiqemtë jetoj ungjillin?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Vëllezër e motra, secili prej nesh dëshiron një jetë më [shumë] si e Krishtit, sesa ajo që shpesh ia dalim të jetojmë. Nëse e pranojmë këtë gjë me ndershmëri dhe përpiqemi të përmirësohemi, nuk jemi hipokritë; jemi njerëzorë.”

(Xhefri R. Holland, “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 42)