Seminari
Joseph Smith – Mateu


Joseph Smith – Mateu

Rrini Zgjuar për Ardhjen e Zotit

Pamja
The resurrected Jesus Christ (wearing white robes with a magenta sash) standing above a large gathering of clouds. Christ has His arms partially extended. The wounds in the hands of Christ are visible. Numerous angels (each blowing a trumpet) are gathered on both sides of Christ. A desert landscape is visible below the clouds. The painting depicts the Second coming of Christ. (Acts 1:11)

Në një bisedë private në Malin e Ullinjve, Jezu Krishti iu përgjigj pyetjeve të dishepujve të Tij për ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh atë që dha mësim Shpëtimtari për shenjat e ardhjes së Tij, dhe të presësh me padurim ditën kur Ai do të kthehet në tokë.

Përfytyrimi i ardhjes së Jezu Krishtit

Mendo për atë që di rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit dhe shenjave që do ta paraprijnë atë. Përfytyro se si do të jetë.

  • Çfarë përfytyron kur mendon për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

  • Çfarë ndjenjash ke kur mendon për ardhjen e Shpëtimtarit?

Ndërsa studion sot, dëgjoji nxitjet nga Fryma e Shenjtë që të ndihmojnë të dish atë që mund të bësh për ta pritur me padurim ditën kur Jezu Krishti do të kthehet përsëri.

Shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit

Kur dishepujt e pyetën Shpëtimtarin: “Cila është shenja e ardhjes sate?” ( Joseph Smith – Mateu 1:4), Ai u dha atyre mësim për ngjarjet që do të ndodhin deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Megjithëse askush përveç Atit Qiellor nuk e di ditën ose orën e saktë kur kjo do të ndodhë, Jezusi shpjegoi rëndësinë e të qenit syçelë për shenja të ndryshme që Ai dha (shih te Joseph Smith – Mateu 1:40, 46).

Një vend në shkrimet e shenjta ku përvijohen shenjat e ardhjes së Zotit është te Joseph Smith – Mateu . Ky është përkthim prej Jozef Smithit, ose rishikim i Mateu 24 , që gjendet te Perla me Vlerë të Madhe.

  • Cilat janë disa shenja që ti e di se do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit?

Për të gjetur disa nga shenjat që zbuloi Zoti dhe një arsye përse i zbuloi ato, lexo te Joseph Smith – Mateu 1:22–23, 28–36, 48 . Ti mund të shohësh gjithashtu “ Shenj(a) të Kohërave ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, që gjendet në scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë të bën përshtypje për shenjat që dha Shpëtimtari për Ardhjen e Tij të Dytë?

  • Çfarë mund të mësojmë për Jezu Krishtin duke ditur që Ai i zbuloi këto shenja shumë kohë përpara Ardhjes së Tij të Dytë?

  • Si ndihesh ndërsa përfytyron ungjillin që “predikohet në të gjithë botën” ( Joseph Smith – Mateu 1:31) dhe Shpëtimtarin “duke ardhur në retë e qiellit, me fuqi dhe lavdi të madhe”? ( Joseph Smith – Mateu 1:36 .) Përse?

Përzgjidh të paktën njërën nga frazat vijuese dhe merre parasysh ta shënosh atë në shkrimet e shenjta. Ndërsa i shenjon fjalët, mendo për mesazhin e Jezu Krishtit. Shiko se çfarë mund të të mësojnë fjalët e Shpëtimtarit për Të dhe për dëshirat e Tij për ty.“Ruhuni të mos shqetësoheni” ( Joseph Smith – Mateu 1:23).“Ai që nuk do të dorëzohet, do të shpëtohet” ( Joseph Smith – Mateu 1:30).“Fjalët e mia nuk do të kalojnë, por do të përmbushen” ( Joseph Smith – Mateu 1:35).“Jini edhe ju gati” ( Joseph Smith – Mateu 1:48).

  • Çfarë qëndrimi mendon se Shpëtimtari do që ti të kesh për ardhjen e Tij?

  • Cilat fjalë të Jezu Krishtit të ndihmojnë ty ta duash dhe t’i mirëbesosh Atij?

Përgjatë kësaj jave ti do të studiosh më tepër për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe mënyrën se si ti mund të jesh gati për të.

Pritja e kthimit të Zotit

Teksa e lexon thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përfytyroje atë që ai thotë, dhe mendo për qëndrimin tënd për Ardhjen e Dytë.

Pamja
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Mendimi i ardhjes së Tij ma emocionon shpirtin. Do të jetë marramendëse! Qëllimi e madhështia, gjerësia e mrekullia do ta kapërcejnë çdo gjë që sytë njerëzorë e kanë parë ose përjetuar ndonjëherë.

Në atë ditë … Ai do të shfaqet ‘në retë e qiellit, i mbuluar me fuqi dhe lavdi të madhe; me gjithë engjëjt e shenjtë’ [ Doktrina e Besëlidhje 45:44 ]. … Dielli dhe hëna do të shndërrohen dhe ‘yjet [do të] flaken nga vendet e tyre’ [ Doktrina e Besëlidhje 133:49 ]. …

… Ne do të biem në gjunjë me nderim ‘dhe Zoti do ta lëshojë zërin e tij dhe gjithë fundet e dheut do ta dëgjojnë atë’ [ Doktrina e Besëlidhje 45:49 ]. …

Në atë ditë skeptikët do të jenë të heshtur, ‘sepse çdo vesh do ta dëgjojë … dhe çdo gju do të përkulet e çdo gjuhë do të rrëfejë’ [ Doktrina e Besëlidhje 88:104 ] se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës.

… U përgatitshim për ardhjen e Tij duke i përsëritur këto ngjarje të lavdishme herë pas here në vetë mendjen tonë dhe me njerëzit që i duam.”

(Nil L. Andersen, “Ardhtë Mbretëria Jote”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 122)

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash pate ndërsa përfytyrove atë që përshkroi Plaku Andersen?

  • Si ndikoi ky mësim në mendimet ose ndjenjat që kishe në fillim të orës së mësimit për Ardhjen e Dytë?

2. Shpenzo një minutë për të shënuar në ditarin tënd të studimit disa nga hollësitë që mund të përfytyrosh për kthimin e Zotit. Mundohu ta përfytyrosh veten duke parë Zotin dhe duke e dëgjuar zërin e Tij. Më pas përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë mund të të ndihmojë ta përfytyrosh ardhjen e Zotit si një ngjarje të lavdishme?

  • Kush është ai me të cilin mund të flasësh për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Joseph Smith – Mateu 1:36–37 . Si do të jetë kur Shpëtimtari të vijë sërish?

Në një rast tjetër, Plaku Nil L. Andersen dha mendimet e tij për kohën kur Jezu Krishti do të kthehet në tokë me lavdi:

Pamja
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Asgjë nuk e nxit dëshirën time për të folur për Krishtin më shumë sesa përfytyrimi i kthimit të Tij. Ndonëse nuk e dimë se kur do të vijë Ai, ngjarjet e kthimit të Tij do të jenë mahnitëse! Ai do të vijë në retë e qiellit, në madhështi dhe lavdi, me të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Jo thjesht disa engjëj por të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Këta nuk janë kerubinët me faqe si qershi të pikturuar nga Rafaeli, që gjenden në kartolinat tona të Shën Valentinit. Këta janë engjëj të shekujve, engjëjt e dërguar për t’u mbyllur gojën luanëve [shih te Daniel 6:22 ], për të hapur dyert e burgut [shih Veprat e Apostujve 5:19 ], për të lajmëruar lindjen e shumëpritur të Tij [shih te Lluka 2:2–14 ], për ta ngushëlluar Atë në Gjetseman [shih te Lluka 22:42–43 ], për të siguruar dishepujt për Ngritjen e Tij [shih Veprat e Apostujve 1:9–11 ] dhe për të hapur Rivendosjen e lavdishme të ungjillit.

A mund ta përfytyroni të rrëmbeheni për ta takuar Atë, qoftë në këtë anë të velit apo në tjetrën? [Shih 1 Thesalonikasve 4:16–17 ; Doktrina e Besëlidhje 88:96–98 .] Ky është premtimi i Tij për të drejtët. Kjo përvojë mahnitëse do ta shenjojë shpirtin tonë përgjithmonë.”

(Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 91)

Po sikur të jem i shqetësuar për shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit?