Seminari
Zbulesa 14


Zbulesa 14

“Pashë Një Engjëll Tjetër … që Kishte Ungjillin e Përjetshëm”

Pamja
The Melbourne Australia Temple angel Moroni.

Mendo rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Në ç’mënyrë po të ndihmon Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ta kuptosh dhe të përgatitesh për të? Apostulli Gjon profetizoi për ngjarjet që do të ishin një prelud për Ardhjen e Dytë ngadhënjimtare të Shpëtimtarit, duke përfshirë Rivendosjen e Kishës së Tij dhe ndarjen e të drejtëve nga të ligjtë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh se si Shpëtimtari dhe Kisha e Tij e rivendosur mund ta ndihmojnë botën – përfshirë edhe ty – të përgatitesh për Ardhjen e Tij të Dytë.

Qëllimi i Kishës

Përfytyro sikur je në një orë mësimi në shkollë ku përmendet tema e fesë së organizuar. Një shok klase komenton se gjithnjë e më pak njerëz i përkasin ose e frekuentojnë një kishë ngaqë mendojnë se kishat nuk shërbejnë në të vërtetë për ndonjë qëllim. Ky koment të bën të mendosh rreth të gjitha qëllimeve për të cilat shërben Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Cilat janë disa gjëra që ti e ndien se të tjerët duhet t’i kuptojnë rreth mënyrës përse Jezu Krishti e organizoi Kishën e Tij?

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme shërben për shumë qëllime të rëndësishme që mund të të kenë ardhur në mendje. Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi një nga shumë qëllimet e rëndësishme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme:

Pamja
Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është fuqizuar dhe autorizuar në mënyrë të pashoqe për të kryer përgatitjet e nevojshme për Ardhjen e Dytë të Zotit; me të vërtetë, ajo u rivendos për atë qëllim”.

(D. Tod Kristoferson, “Duke u Përgatitur për Kthimin e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 82)

1. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mund të ndikojë kuptueshmëria e këtij qëllimi në këndvështrimin se si ti dhe të tjerët e shihni dhe merrni pjesë në Kishë?

Gjej një çast për të reflektuar për bekimet e Kishës së Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij të rivendosur në jetën tënde. Teksa studion, dëgjoji nxitjet dhe mbresat nga Fryma e Shenjtë për të të ndihmuar t’i përdorësh këto bekime për t’u përgatitur më mirë për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Gjoni sheh një vegim të Rivendosjes në ditët e mëvonshme

Si pjesë e vegimit të tij të shënuar në librin e Zbulesës, Gjoni dëshmoi shumë ngjarje të rëndësishme që do të ndodhnin përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ai pa 144 000 priftërinj të lartë besnikë nga të gjitha fiset e Izraelit që u shuguruan për të administruar ungjillin dhe për t’i sjellë njerëzit në Kishë (shih Zbulesa 7:4–8 ; 14:1–5 ; Doktrina e Besëlidhje 77:11). Ai dëshmoi gjithashtu shumë engjëj që punojnë për ta përgatitur botën për kthimin e Shpëtimtarit (shih Zbulesa 14:6–20).

Pamja
Angel Moroni on the Meridian Idaho Temple during winter at sunrise.
  • A e ke pyetur ndonjëherë veten se përse shumica e tempujve tanë kanë një statujë të Moronit në majë?

Këto statuja simbolizojnë predikimin e ungjillit të rivendosur anembanë botës. Lajmëtarët qiellorë, duke përfshirë Moronin, luajtën një rol të rëndësishëm në Rivendosjen e ungjillit nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Te Zbulesa 14 , Gjoni iu referua rolit të rëndësishëm që Moroni dhe engjëjt e tjerë do të luanin për të ndihmuar në përgatitjen e botës për kthimin e Shpëtimtarit.

Lexo te Zbulesa 14:6 , duke kërkuar atë që mëson nga përshkrimi i Gjonit, që të kujton Moronin dhe misionin e tij.

Përveç Moronit, engjëlli i përmendur te Zbulesa 14:6 mund të përfaqësojë gjithashtu lajmëtarët e shumtë qiellorë që ndihmuan për ta rivendosur ungjillin e Jezu Krishtit. Lexoje sa vijon për të përcaktuar engjëjt e tjerë që luajtën një rol në rivendosjen e ungjillit:

Doktrina e Besëlidhje 13 , kreu i seksionit

Doktrina e Besëlidhje 110:11–16

Doktrina e Besëlidhje 128:20–21

Lexo te Zbulesa 14:7 , duke kërkuar atë që tha engjëlli.

Fraza “ora e gjyqit të tij erdhi” i referohet kohës kur Jezu Krishti do t’i gjykojë të gjithë njerëzit në tokë. Gjykimet e Tij do të ndodhin si në Ardhjen e Dytë (shih Malakia 3:1–5), edhe në Gjykimin Përfundimtar (shih 2 Nefi 9:15). Me ndihmën e lajmëtarëve qiellorë, Jezu Krishti e rivendosi ungjillin e Tij për të ndihmuar në përgatitjen e botës për Ardhjen e Tij të Dytë.

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa mënyra se si ungjilli i rivendosur i Zotit dhe Kisha e Tij ndihmojnë në përgatitjen e botës për Ardhjen e Tij të Dytë? Shpjegoji përgjigjet e tua.

  • Çfarë të mësojnë përpjekjet e Zotit për të na përgatitur për Ardhjen e Tij të Dytë rreth Tij dhe dëshirave të Tij për ty?

Roli ynë në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë

Gjoni e përmbylli këtë pjesë të shkrimeve të tij duke përshkruar një vegim që pati të dikujt “[të] ngjashëm me një Bir njeriu” ( Zbulesa 14:14). Lexo te Zbulesa 14:14–15 , duke kërkuar atë që Gjoni dëshmoi.

Pamja
Drawing of a sickle.

Një drapër është një teh i mprehtë, i harkuar, që përdoret për të prerë dhe korrur (ose mbledhur) të korrat e mbjella. Kur Jezusi dha mësim për shëmbëlltyrën e grurit dhe egjrës (shih te Mateu 13:24–30, 36–43), Ai tha se gruri (njerëzit e drejtë) do të ndaheshin nga egjra (njerëzit e padrejtë) “në mbarimin e botës” ( Mateu 13:40). Në vegimin e tij, Gjoni dëshmoi për mbledhjen e të drejtëve nga të ligjtë në përgatitjen për shkatërrimin e të ligjve (shih Zbulesa 14:16–20). Fraza “vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr” te Zbulesa 14:15 mund të nënkuptojë t’i grumbullosh shpirtrat te Jezu Krishti.

Jezu Krishti na fton të marrim pjesë në mbledhjen e shpirtrave tek Ai në përgatitje për Ardhjen e Tij të Dytë. Shpesh kësaj i referohemi si mbledhja e Izraelit.

Merr pak kohë për t’i shqyrtuar mësimet e fundit të profetëve dhe apostujve të Zotit në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhjen e Izraelit. Për ta bërë këtë, ti mund të bësh kërkim për temën “Mbledhja” në fjalimet nga konferenca të përgjithshme të fundit në ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Përndryshe, ti mund të shqyrtosh një ose disa nga mesazhet vijuese të Presidentit Rasëll M. Nelson dhe Motrës Uendi W. Nelson. Teksa studion, kërko thënie që e përshkruajnë rolin tonë për të ndihmuar në mbledhjen e Izraelit dhe për përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë.

Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë me Rasëll M. Nelsonin dhe Uendi W. Nelsonin, 3 qershor 2018), material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, ChurchofJesusChrist.org

Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 68–70

Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 92–95

3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cila është një thënie që gjete rreth mbledhjes së Izraelit që ishte veçanërisht kuptimplotë për ty? Pse?

  • Cilat janë disa gjëra të veçanta që do t’i bësh për ta përgatitur veten dhe të tjerët për kthimin e Shpëtimtarit? Si do të të ndihmojnë këto gjëra që të jesh i përgatitur?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse kam një rol në përgatitjen e tokës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Ngaqë periudha jonë ungjillore është e fundit dhe më e madhja nga të gjitha periudhat ungjillore, për shkak se në fund të gjitha gjërat do të arrijnë kulmin dhe do të përmbushen në epokën tonë, ekziston për rrjedhojë një përgjegjësi e veçantë, shumë specifike që bie mbi ata prej nesh në Kishë tani, e cila nuk qëndronte në të njëjtën mënyrë mbi shpatullat e anëtarëve të Kishës në asnjë kohë të mëparshme. Ndryshe nga Kisha në kohën e Abrahamit apo Moisiut, Isaias apo Ezekielit, ose edhe në kohën e Dhiatës së Re të Jakobit dhe Gjonit, ne kemi një përgjegjësi që ta përgatitim Kishën e Qengjit të Perëndisë për ta pranuar Qengjin e Perëndisë – personalisht, në lavdi ngadhënjimtare, në rolin e Tij mijëvjeçar si Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve. Asnjë periudhë tjetër ungjillore nuk e ka pasur kurrë atë detyrë.

… Ne … kemi përgjegjësinë si Kishë dhe si anëtarë individualë të asaj Kishe të jemi të denjë që Krishti të vijë te ne, të jemi të denjë që Ai të na përshëndetë dhe të na pranojë, marrë e përqafojë. Jeta që i paraqesim Atij në atë orë të shenjtë duhet të jetë e denjë për Të!”

(Jeffrey R. Holland, “Preparing for the Second Coming”, New Era, dhjetor 2013, f. 4)

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“A keni menduar ndonjëherë rreth asaj se përse jeni dërguar në tokë në këtë periudhë të veçantë? Ju nuk u lindët gjatë periudhës së Adamit dhe Evës, apo kur faraonët sundonin Egjiptin, apo gjatë dinastisë Ming. Ju keni ardhur në tokë në këtë periudhë, 20 shekuj pas ardhjes së parë të Krishtit. Priftëria e Perëndisë është rivendosur në tokë dhe Zoti ka shtrirë dorën e Tij që të përgatisë botën për kthimin e Tij të lavdishëm. Këto janë ditë të mundësive të mëdha dhe të përgjegjësive të rëndësishme. Këto janë ditët tuaja.

Me pagëzimin tuaj, ju shpallët besimin tuaj në Jezu Krisht. … Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të ndihmoni në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.”

(Nil L. Andersen, “Të Përgatisësh Botën për Ardhjen e Dytë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 49)