Seminari
Zbulesa 8–11


Zbulesa 8–11

Hapja e Vulës së Shtatë

Pamja
A Girl/Young Woman lying on a bed reading scriptures.

Shkrimet e shenjta japin shumë mundësi për të mësuar mësime të rëndësishme nga ata që jetuan në të kaluarën. Ato na japin gjithashtu mësim për ngjarjet e profetizuara që do të ndodhin në të ardhmen. Te Zbulesa 8–11, Gjoni shënoi profeci rreth ngjarjeve të rëndësishme dhe shqetësuese që do të ndodhin pak para Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh fuqinë e Zotit dhe aftësinë e Tij për të na mbrojtur nga fatkeqësitë dhe ligësia e ditëve të fundit.

Ngjarje mrekullibërëse të ditëve të fundit

  • Cilat janë disa nga veprat e fuqishme që Zoti ka kryer në të kaluarën, qoftë për të tjerët ose në jetën tënde?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha një ide të rëndësishme rreth ngjarjeve që do të ndodhin përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, do të kryejë disa nga veprat e Tij më të fuqishme midis kohës së tanishme dhe kohës kur Ai të vijë përsëri. Ne do të shohim tregues të mrekullueshëm se Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, kryesojnë mbi këtë Kishë në madhështi e lavdi.”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 96) 

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash pate teksa e lexove këtë thënie?

  • Cilat janë disa nga veprat e fuqishme për të cilat je në dijeni, që Zoti do t’i kryejë përpara Ardhjes së Tij të Dytë?

Nga thënia e Presidentit Nelson, ne mësojmë se Zoti do të kryejë disa nga veprat e Tij më të fuqishme përpara se të vijë përsëri. Në këtë mësim ti do të studiosh për disa prej këtyre veprave të fuqishme. Teksa studion, kushtoji vëmendje asaj që mëson rreth Perëndisë, fuqisë së Tij dhe dashurisë së Tij për ne.

Gjoni sheh hapjen e vulës së shtatë

Ti mund të kujtosh që në vegimin e tij të shënuar në librin e Zbulesës, Gjoni pa një libër me shtatë vula. Secila vulë përfaqësonte një periudhë 1000-vjeçare në tokë (shih Zbulesa 5 ; Doktrina e Besëlidhje 77:6–7). Figura vijuese mund të të ndihmojë të përfytyrosh theksin që Gjoni vendosi mbi secilën prej këtyre periudhave.

Pamja
A diagram of John’s vision of the 7 seals in the book of revelation including scripture verse reference
  • Përse mund të jetë e dobishme për ty të dish se Gjoni e përqendroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij në ngjarjet që lidhen me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit dhe jo në ngjarjet që lidhen me vulat e mëparshme?

Te Zbulesa 11 , Gjoni parashikoi një kohë kur një ushtri e fuqishme e përbërë nga shumë “popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe” ( Zbulesa 11:9) do të përpiqen ta shkatërrojnë Jerusalemin (shih edhe tek Ezekieli 38:4–6, 14–16 ; Joeli 2:1–9 ; Zbulesa 9:16–17 ; 11:2). Por shkrimet e Gjonit tregojnë se dy dëshmitarë të dërguar nga Perëndia nuk do ta lejojnë këtë ushtri të arrijë qëllimin e saj për 42 muaj (shih te Zbulesa 11:2–3).

Lexo te Zbulesa 11:3–6 dhe Doktrina e Besëlidhje 77:15 , duke kërkuar hollësi rreth këtyre dy dëshmitarëve.

  • Çfarë mësove rreth këtyre dy dëshmitarëve?

  • Çfarë provash shikon që fuqia e Perëndisë do të jetë me ta?

Lexo te Zbulesa 11:7–10 , duke kërkuar atë që Gjoni profetizoi se do t’u ndodhë këtyre dy profetëve pasi ta kenë përfunduar shërbesën e tyre ndër judenjtë.

  • Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth gjendjes shpirtërore të shumë vetave që do të jetojnë në tokë në atë kohë?

Shkrimet e shenjta tregojnë në ato “tri ditë e gjysmë” ( Zbulesa 11:9) kur këta profetë do të shtrihen të vdekur në rrugë, ushtria e fuqishme do ta kthejë sërish vëmendjen te pushtimi i Jerusalemit (shih Zakaria 14:2).

Pamja
Photo of the Mount of Olives

Kjo është një pamje e Malit të Ullinjve në Jerusalem. Në këtë mal, Shpëtimtari vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit si pjesë e Shlyerjes së Tij (shih Lluka 22:39–44). Mali i Ullinjve është gjithashtu vendi ku Shpëtimtari do të “dalë për të luftuar kundër atyre kombeve” ( Zakaria 14:3–4) që përpiqen t’i shkatërrojnë judenjtë përpara shfaqjes së Tij para të gjithë botës.

Lexoji fragmentet vijuese duke kërkuar hollësi rreth veprave të fuqishme që Zoti do të kryejë në Jerusalem dhe në Malin e Ullinjve përpara Ardhjes së Tij të Dytë.

Zbulesa 11:11–13

Zakaria 14:3–5

Doktrina e Besëlidhje 45:48–53

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë ndikimi do të kenë ngjarjet e shënuara në këto fragmente te njerëzit që i përjetojnë ato?

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh apo të ndiesh rreth Shpëtimtarit këto ngjarje të profetizuara?

  • Përse është e rëndësishme që t’i kuptosh dhe ndiesh këto gjëra rreth Shpëtimtarit pikërisht tani në jetën tënde?

Mbrojtje për shenjtorët e Perëndisë

Megjithëse ligësia, lufta dhe shkatërrimi do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë, është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se Zoti u ka premtuar ndihmë dhe mbrojtje shpirtërore atyre që zgjedhin ta ndjekin Atë (shih Zbulesa 17:14 ; 1 Nefi 22:16–17). Një vend i paqes, strehimit dhe sigurisë do të jetë Sioni, Jerusalemi i Ri, i cili do të ndodhet në kontinentin amerikan (shih Doktrina e Besëlidhje 45:66 ; Nenet e Besimit 1:10). Zoti nuk ka zbuluar ende shumë hollësi në lidhje me këtë qytet të ardhshëm, por Ai ka dhënë mësim rreth mbrojtjes që do të jenë në dispozicion atje.

Lexo Doktrina e Besëlidhje 45:66–71 , duke kërkuar mënyrën se si Zoti e përshkroi qytetin e Sionit.

Për më shumë informacion rreth Sionit, shih “Çfarë është Sioni?” në pjesën “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?” të këtij mësimi.

  • Cilat fjalë ose fraza t’u dukën të rëndësishme nga këto vargje?

  • Nga do të vijnë njerëzit e drejtë të Sionit?

  • Çfarë po bën Zoti tani për të na përgatitur për këtë kohë të ardhshme dhe për të na mbrojtur nga ligësitë dhe rreziqet e kohës sonë?

Duke menduar për atë që mësove

Referoju thënies së Presidentit Nelson në fillim të mësimit dhe mendo për atë që ke studiuar sot rreth veprave të fuqishme që Zoti do të kryejë.

2. Plotësoji të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

Disa gjëra që më bënë më shumë përshtypje nga studimet e mia sot ishin …

Sot mësova ose ndjeva që Zoti …

Për shkak të asaj çfarë mësova ose ndjeva sot, unë dëshiroj të …

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë dimë rreth dy profetëve të cilët do të jenë në Jerusalem?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha idetë vijuese:

Pamja
Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Cilët do të jenë këta dëshmitarë? Ne nuk e dimë, përveç se ata do të jenë ndjekës të Jozef Smithit; ata do të mbajnë Priftërinë e shenjtë Melkizedeke; ata do të jenë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Është e arsyeshme të supozojmë, duke e ditur se si Zoti është sjellë gjithmonë me popullin e tij në të gjitha epokat, se ata do të jenë dy anëtarë të Këshillit të Të Dymbëdhjetëve ose të Presidencës së Parë të Kishës.”

(Bruce R. McConkie, The Millennial Messiah: The Second Coming of the Son of Man [1982], f. 390)

Për më shumë informacion rreth këtyre dy profetëve, shih te Doktrina e Besëlidhje 77:15 .

Si do të jetë kur Jezu Krishti të vijë sërish?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“[Jezu Krishti] do të kthehet në Qytetin e Shenjtë (shih Doktrina e Besëlidhje 133:46–48). Atje dhe kudo tjetër, ‘lavdia e Zotit do të zbulohet dhe çdo qenie do ta shohë’ ( Isaia 40:5 ; shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 101:23). Ai ‘do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes’ ( Isaia 9:6). …

Në atë ditë Ai do të mbajë tituj të rinj dhe do të rrethohet nga shenjtorë të veçantë. Ai do të njihet si ‘Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që [do të jenë] me të [do të jenë ata që] janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë’ ( Zbulesa 17:14) për shkak të mirëbesimit të tyre këtu në vdekshmëri. Atëherë Ai ‘do të mbretërojë në shekuj të shekujve’ ( Zbulesa 11:15).”

(Rasëll M. Nelson, “E Ardhmja e Kishës: Përgatitja e Botës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit”, Liahona, prill 2020, f. 10)

Çfarë është Sioni?

Fjala Sion është përdorur në shkrimet e shenjta me kuptime të ndryshme. Ndonjëherë fjala u drejtohet njerëzve të Sionit dhe i përshkruan ata si të “kulluarit në zemër” ( Doktrina e Besëlidhje 97:21). Sion mund t’i drejtohet gjithashtu të gjithë Kishës dhe kunjeve të saj anembanë botës (shih Doktrina e Besëlidhje 82:14). Fjala Sion mund t’u drejtohet edhe vendndodhjeve gjeografike të veçanta, siç janë qyteti i Enokut (shih te Mosia 7:18–21), Jerusalemi i lashtë (shih te 2 Samuelit 5:7 ; 1 Mbretërve 8:1) dhe Jerusalemi i Ri i ditëve të mëvonshme (shih te Doktrina e Besëlidhje 45:66–67 ; 57:1–3 ; Nenet e Besimit 1:10).

Si mund të ndiej paqe në mes të fatkeqësive të ditëve të fundit?