Seminari
Zbulesa 6–7


Zbulesa 6–7

“Kush Mund të Qëndrojë?”

Pamja
A family gathers inside the Conference Center. They are looking at a statue of the Christus.

Si pjesë e zbulesës së tij, Gjoni pa një vegim të Qengjit të Perëndisë duke hapur gjashtë vulat e para të një libri të vulosur. Në hapjen e vulës së gjashtë Gjonit iu treguan shtrëngime të mëdha, të ndjekura nga një vegim i shërbëtorëve të Perëndisë që ishin bërë të pastër nëpërmjet gjakut shlyes të Shpëtimtarit duke adhuruar përpara fronit të Perëndisë (shih Zbulesa 7:9–15). Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh rëndësinë e mbështetjes te Jezu Krishti për t’u bërë i dëlirë dhe për të qëndruar besnik gjatë shtrëngimeve të ditëve të fundit.

Hapja e gjashtë vulave të para

Në ditarin tënd të studimit përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë të shqetëson lidhur me të jetuarit në ditët e fundit? Pse?

  • Çfarë të emocionon lidhur me të jetuarit në ditët e fundit? Pse?

Pamja
A modern replica of an ancient papyrus scroll, folded and sealed with multiple clay seals. Sealing an ancient document in this way identified its owner and his authority, made the document legally binding, and protected it from unauthorized disclosure. Jesus Christ’s role as the only person worthy to open and read the sealed book in Revelation 5 highlights His authority as the executor of God’s plan of salvation.

Kujto që te Zbulesa 5 , Gjoni pa një libër me shtatë vula që vetëm Jezu Krishti ishte i denjë t’i hapte. Çdo vulë përfaqësonte një periudhë 1000-vjeçare në historinë e përkohshme të tokës (shih Doktrina e Besëlidhje 77:7). Duke filluar te Zbulesa 6:12 , Gjoni pa hapjen e vulës së gjashtë. Vula e gjashtë përfaqëson një mijë vitet që çojnë në Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe me gjasë përfshin kohën në të cilën ne jetojmë.

Për informacion dhe interpretime për simbolet e përshkruara nga Gjoni për gjashtë vulat e para (shih Zbulesa 6:1–11), shih “Revelation 6. The First Six Seals” [“Zbulesa 6. Gjashtë Vulat e Para”] te New Testament Student Manual (2014), f. 542–543.

Lexo te Zbulesa 6:12–16 , duke kërkuar disa nga ngjarjet që Gjoni i pa gjatë hapjes së vulës së gjashtë.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga këto vargje?

  • Çfarë mëson nga vargjet 15–16 rreth gjendjes shpirtërore të shumë njerëzve që jetojnë gjatë hapjes së vulës së gjashtë?

Lexo te Zbulesa 6:17 dhe merre parasysh ta shenjosh pyetjen në atë varg.

  • Si do ta riformuloje pyetjen e Gjonit me fjalët e tua?

  • Cila mendon se është përgjigjja për pyetjen e Gjonit?

Pavarësisht shkatërrimit dhe ligësisë të profetizuar gjatë ditëve të fundit, merre parasysh gjithçka që Zoti ka bërë dhe po bën për t’u kujdesur për shenjtorët e Tij në përgatitje për kthimin e Tij në tokë.

  • Çfarë ka bërë Shpëtimtari dhe çfarë po bën Ai për t’i përgatitur dhe mbrojtur shenjtorët e Tij?

Teksa e vazhdon studimin tënd, kërko mësime që mund të të ndihmojnë t’i përgjigjesh pyetjes te Zbulesa 6:17 . Merre parasysh se si mbështetja te Jezu Krishti mund të të ndihmojë të ndiesh paqe dhe gëzim teksa përpiqesh të durosh sfidat shpirtërore dhe fizike të ditëve të mëvonshme.

Gjoni sheh përgatitjen për Ardhjen e Dytë dhe një vegim të mbretërisë çelestiale

Te Zbulesa 7 , Gjoni pa katër engjëj të dërguar nga Perëndia që kanë fuqinë për ta shpëtuar si dhe për ta shkatërruar jetën mbi tokë (shih te Zbulesa 7:1 ; Doktrina e Besëlidhje 77:8). Gjoni parashikoi se këta engjëj po përgatiteshin për të hedhur shkatërrim mbi tokë në përgatitje për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Ai pa gjithashtu mbrojtjen që u jepet anëtarëve të fiseve të Izraelit (shih te Zbulesa 7:1–8 ; 9:3–4). Më pas ai pa një vegim të mbretërisë çelestiale.

Lexo te Zbulesa 7:9–12 , duke kërkuar mënyrën se si Gjoni i përshkroi njerëzit në mbretërinë çelestiale.

  • Sa njerëz pa Gjoni dhe përse është e domethënëse ajo?

  • Çfarë të bën përshtypje rreth fjalëve dhe veprimeve të këtyre njerëzve?

Më pas lexo te Zbulesa 7:13–14 dhe kërko bekimet e ardhshme që i presin besnikët dhe se çfarë ua mundësoi njerëzve të hynin në praninë e Perëndisë.

  • Si ndihmojnë këto vargje për t’iu përgjigjur pyetjes së ngritur te Zbulesa 6:17 ?

  • Çfarë mendon se do të thotë që rrobat u bënë të bardha në gjakun e Qengjit?

Një parim që mund të përcaktohet nga këto vargje është se nëse e durojmë shtrëngimin me besnikëri dhe bëhemi të dëlirë nëpërmjet Jezu Krishtit, ne do të gëzojmë lavdinë çelestiale me Perëndinë.

Për të kuptuar më tej se çfarë do të thotë që rrobat tona bëhen të bardha në gjakun e Qengjit dhe mënyrën se si ne mund ta marrim këtë bekim, studio disa ose të gjitha referencat vijuese të shkrimit të shenjtë:

Isaia 1:18

Alma 7:14

Mormoni 9:6

Moroni 10:32–33

Doktrina e Besëlidhje 58:42–43

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit dhe fuqisë së Shlyerjes së Tij?

  • Cilat janë disa mënyra se si ti mund të fillosh ta përdorësh fuqinë pastruese të Jezu Krishtit tani?

Paqe dhe prehje me Perëndinë

1. Plotësoje veprimtarinë vijuese dhe përgjigju për pyetjet në ditarin tënd të studimit.

Lexo te Zbulesa 7:15–17 , duke kërkuar më shumë bekime që Gjoni pa se të drejtët do t’i përjetojnë në mbretërinë çelestiale.

  • Cilat nga këto bekime tingëllojnë më domethënëse për ty? Pse?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit e këtyre bekimeve të ardhshme në sjelljen tënde sot?