Seminari
Romakëve 4–5


Romakëve 4–5

Besimi, Veprat dhe Hiri

Pamja
Fotografi e aktorit që portretizon Jezu Krishtin në Materialet Filmike nga Bibla.

Në letrën e tij drejtuar romakëve, Pali u përpoq t’i ndihmonte shenjtorët romakë ta kuptonin hirin e Krishtit duke iu dhënë mësim rreth lidhjes së tij me besimin dhe veprat. Mësimet e Palit mund të na ndihmojnë ta thellojmë kuptueshmërinë tonë rreth nevojës sonë për falje dhe shpëtim nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit. Ky mësim do të të ndihmojë ta rritësh kuptueshmërinë dhe vlerësimin tënd për hirin e Jezu Krishtit.

Çfarë do të të shpëtojë?

Përfytyro sikur po vdes nga etja në një shkretëtirë dhe ka një shishe me ujë në majë të një kodre atje pranë. Sa e rëndësishme është secila prej pikave në vijim për mbijetesën tënde?

1. Shkruaje tekstin vijues dhe vizato një figurë të ngjashme me këtë në ditarin tënd të studimit.

  1. Bindja jote se uji mund të të shpëtojë

  2. Përpjekja jote për të arritur tek uji

  3. Vetë uji

Pamja
Skicë e një figure njeriu duke u zvarritur në shkretëtirë për të marrë pak ujë. Dielli dhe kaktusi janë në skenë
  • Përse është vetë uji e vetmja gjë që nuk do të të lejojë që të vdesësh nga etja?

  • Përse nuk janë të mjaftueshme bindja tek uji dhe përpjekja për ta marrë ujin?

  • Si funksionojnë të gjitha së bashku bindja jote, përpjekja jote dhe uji?

Kjo situatë mund të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Palit rreth mënyrës se si besimi, veprat dhe hiri lidhen me shfajësimin.

  • Si do t’i përkufizoje fjalët besim, vepra dhe hir?

Mund të jetë e dobishme t’i përsëritësh përkufizimet e këtyre fjalëve te mësimi Romakëve 2–3 ose tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Në kohën e Palit, disa nga të krishterët judeas besonin se shpëtoheshin nëpërmjet veprave të tyre duke iu bindur ligjit të Moisiut. Pali u përpoq ta korrigjonte këtë keqkuptim. Lexo te Përkthimi prej Joseph Smith‑it i vargut te Romakëve 4:16.

  • Çfarë na mëson ky varg rreth mënyrës se si ne shfajësohemi ose marrim faljen për mëkatet tona?

Në këtë varg Pali na mëson se ne shfajësohemi nga besimi dhe veprat nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit.

2. Etiketoje figurën që vizatove në mënyrën vijuese dhe shkruaji përgjigjet për dy pyetjet vijuese poshtë figurës:

Shkruaji fjalët besim, vepra dhe hir pranë frazës në figurën tënde me të cilën përkon çdo fjalë.

  • Çfarë mund të mësosh nga kjo analogji rreth besimit dhe veprave?

  • Çfarë mund të mësosh nga analogjia rreth hirit të Shpëtimtarit?

Të kuptojmë më shumë rreth hirit të Jezu Krishtit

Hiri i Jezu Krishtit na mundëson të jemi të shfajësuar, ose të marrim falje për mëkatet tona dhe gjithashtu na bekon në mënyra të tjera. Jezu Krishti jo vetëm që ofron ujin jetëshpëtues, por Ai forcon gjithashtu besimin dhe përpjekjet tona që të mund ta marrim ujin. Ne mund të bekohemi me anë të hirit të Tij përpara, gjatë dhe pasi ushtrojmë besim tek Ai dhe kryejmë vepra të mira.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Gjatë gjithë jetës sonë, hiri i Perëndisë dhuron bekime materiale dhe dhurata shpirtërore që i lartësojnë aftësitë tona dhe e pasurojnë jetën tonë. Hiri i Tij na pastron. Hiri i Tij na ndihmon të bëhemi më të mirët që mundemi.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 108)

  • Si mund të të ndihmojë hiri i Shpëtimtarit të bëhesh njeriu më i mirë që mund të jesh?

Lexo fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe kërko bekime të tjera të lidhura me hirin e Shpëtimtarit.

  • Çfarë bekimesh të tjera mund të vijnë nga Jezu Krishti nëpërmjet hirit të Tij?

  • Kur e ke përjetuar hirin e Shpëtimtarit në jetën tënde?

  • Si ndikon kjo te ndjenjat e tua ndaj Shpëtimtarit?

Të ftosh hirin e Shpëtimtarit në jetën tënde

Presidenti Uhtdorf dha këtë pikëpamje rreth mënyrës se si ti mund ta marrësh në mënyrë më të plotë hirin e Jezu Krishtit:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Hiri është një dhuratë nga Perëndia dhe dëshira jonë për të qenë të bindur ndaj secilit prej urdhërimeve të Perëndisë është shtrirja e dorës sonë të vdekshme për ta marrë këtë dhuratë të shenjtë nga Ati ynë Qiellor.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 110)

3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash të vijnë kur mendon rreth efekteve të hirit të Jezu Krishtit në jetën tënde?

  • Çfarë mund të bësh për ta ftuar më plotësisht hirin e Jezu Krishtit në jetën tënde?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund ta pranojmë nevojën tonë për hir?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, bëri pyetjet vijuese rreth nevojës sonë për hir:

Pamja
Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“A e kuptojmë se i kemi borxh Atit Qiellor dhe a përgjërohemi me gjithë shpirtrat tanë për hirin e Perëndisë?

Kur biem në gjunjë për t’u lutur, a e bëjmë që të përmendim sërish arritjet më madhështore të vetë drejtësisë sonë, apo është që t’i rrëfejmë gabimet tona, të përgjërohemi për mëshirën e Perëndisë dhe të derdhim lot mirënjohjeje për planin mahnitës të shëlbimit?”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 109)

Cili është një shembull i hirit që vepron në jetën e dikujt?

Materiali filmik “Faith Journey: When Parents Get Divorced” [“Rrugëtimi i Besimit: Kur Prindërit Shkurorëzohen”] (3:05), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ilustron përvojën e një gruaje e cila zbuloi se hiri i Jezu Krishtit e ndihmoi të reagonte ndaj shkurorëzimit të prindërve të saj.

Romakëve 4:16. Përse Abrahami u përdor si shembull i të qenit i shfajësuar?

Për ta korrigjuar idenë që vetëm ata që ishin rrethprerë dhe po e zbatonin ligjin e Moisiut, mund të shpëtoheshin, Pali dha mësim se Abrahami kishte marrë bekime përpara se të rrethpritej dhe shekuj përpara se ligji i Moisiut të jepej. Më pas Abrahami vazhdoi të ishte besnik pas bërjes së besëlidhjes me Perëndinë edhe pasi u rrethpre. Prandaj, Pali pati mundësinë të tregonte që individët nuk shfajësoheshin nëpërmjet bindjes ndaj ligjit të Moisiut, por me anë të besimit dhe veprave nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit.

Si lidhet hiri i Perëndisë me Rënien e Adamit?

Te Romakëve 5:12–21 Pali dha mësim se Jezu Krishti na ndihmon t’i mposhtim efektet e Rënies. Për shkak të shkeljes së Adamit, mëkati dhe vdekja hynë në botë. Megjithatë, për shkak të “dhurat[ës] me anë të hirit [të] një njeriu, Jezu Krishtit” (Romakëve 5:15), të gjithë mund t’i mposhtin efektet e mëkatit dhe të vdekjes dhe të marrin jetën e përjetshme. Referenca e Palit për Rënien na ndihmon ta kuptojmë fuqinë e lartë të hirit të Shpëtimtarit për t’i mposhtur të gjitha gjërat.