2012
Unë do ta Shoh Atë Përsëri
Prill 2012


Rinia

Unë do ta Shoh Atë Përsëri

Babai e bëri secilin nga ne fëmijët të ndihet i veçantë. Ai na donte dhe do të na falte lehtësisht. Ai bëri më të mirën për t’u siguruar që secili prej nesh të ishte i lumtur, dhe ai e bëri të qartë se dëshironte më të mirën për ne. Unë e doja shumë atë.

Kur isha në klasën e gjashtë, babai im vdiq në një aksident me makinë. Unë dhe familja ime ishim plotësisht të trishtuar. Kishte një boshllëk të madh në familjen tonë. Babai ishte personi tek i cili mbështetesha, i vetmi tek i cili drejtohesha nëse do kisha probleme. Në vend që të kërkoja ndihmë pasi ai vdiq, unë lejova inatin dhe dhembjen që të më shoqëronin. Përfundimisht vendosa se ishte faji i Perëndisë. Ndala së lexuari shkrimet e shenjta dhe së luturi. Shkoja në kishë vetëm sepse dëshironte Mamaja. U përpoqa të qëndroja larg nga Ati im Qiellor.

Më pas shkova te kampi i Të Rejave për herë të parë. Më pëlqeu të takohesha me shoqe të reja, por përsëri nuk i lexova shkrimet e mia të shenjta. Mbrëmjen e fundit ne patëm një mbledhje dëshmish. Unë ndieva diçka që s’e kisha ndier për një kohë të gjatë: Shpirtin. I admiroja vajzat që ngriheshin dhe ndanin dëshmitë e tyre, por qëndrova e ulur, sepse mendoja se nuk kisha një dëshmi. Papritmas ndieva sikur duhet të ngrihesha. Hapa gojën, duke pyetur veten se çfarë të thoja. Kështu që, thashë se isha e lumtur për kampin e vajzave Të Reja. Më pas e gjeta veten duke thënë se e dija se Jezu Krishti vdiq për mua dhe se Ati im Qiellor më donte dhe se Kisha ishte e vërtetë.

Isha mbushur me një paqe të papërshkrueshme. Falë kësaj përvoje, unë mund të them se e di se do ta shoh përsëri babain tim për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimarit.