2012
Rreth Kishës
Prill 2012


Rreth Kishës

Koncerti në Puerto-Riko Tërheq me Mijëra Njerëz

Më 18 dhjetor 2011, anëtarët e pesë kunjeve të Puerto-Rikos morën pjesë në një koncert për Krishtlindjen të mbajtur në Pazeo de las Artes [Pallatin e Arteve] në qytetin e Kaguas. Interpretuan përafërsisht 85 anëtarë të Kishës dhe morën pjesë 2.500 anëtarë të komunitetit.

Qendra e Re e Të Rinjve në Moshë Madhore është e Treta në Afrikë

Më 4 nëntor 2011, të rinjtë në moshë madhore të Kunjit të Souetos në Afrikën e Jugut mbajtën aktivitetin e tyre të parë në një ndërtesë të re që do të përdoret vetëm si qendër për të rinjtë në moshë madhore.

Ekzistojnë më shumë se 140 qendra në të gjithë Europën dhe disa janë shpërndarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Qendra në Soueto është e treta në Afrikë; dhe qendrat e tjera ndodhen në Republikën Demokratike të Kongos dhe Zimbabve.

Takimi i Pazakontë Nxit Pyetje

Një rrotull letre ishte zanafilla e aktivitetit të misionarëve për “Pyetjet për Perëndinë” në Nizhnie, Novgorod të Rusisë, më 9 tetor 2011.

Përgjatë disa orëve, më shumë se 150 njerëz ndaluan pranë dy tavolinave në një rrugë plot me njerëz, morën stilolapsat dhe shkruan pyetjet e tyre. Nga të gjitha pyetjet, 84 prej tyre u shkruan në një rrotull letre. Shumë njerëz shprehën dëshirën për një përgjigje nga misionarët e pranishëm.