2012
Të Bisedojmë së Bashku
Prill 2012


Të Bisedojmë së Bashku

Këto janë disa sugjerime për të pasur “kohën për të biseduar” në vetë familjen tuaj:

  • Kërkojuni prindërve tuaj të caktojnë pak minuta çdo ditë që familja juaj të bisedojë së bashku. Ajo mund të jetë gjatë një vakti ose në një çast të caktuar të ditës.

  • Sigurohuni që secili të ketë radhë për të folur e për të dëgjuar. Përfshijini të gjithë!

  • Kini respekt për mendimet e pjesëtarëve të familjes tuaj. Sigurohuni që secili të ndiejë që ai ose ajo është i/e rëndësishëm/me.

Lojëra Bashkëbisedimi

Ju nevojiten disa ide për kohën për të biseduar? Provoni këto lojëra:

Hedhja e Qeses me Kokrriza: Nëse familja juaj është e madhe në numër ose ka probleme me respektimin e radhës, përdorni një qese me kokrriza për të treguar se kush ka radhën që të flasë. Pasi personi që ka qesen me kokrriza thotë atë çka ai ose ajo dëshiron të thotë, hidhjani qesen me kokrriza një pjesëtari tjetër të familjes që të marrë radhën për të folur.

Intervistuesi: Ndahuni në grupe me nga dy dhe bëni me radhë sikur jeni intervistues. Mendoni disa pyetje për bashkëpjesëmarrësin tuaj dhe më pas bëjani atij ose asaj pyetjet. Ju mundeni madje të përdorni një mikrofon të vërtetë ose regjistrues zëri për intervistat tuaja.

Çfarë do të bëje? Me radhë bëjini familjes suaj pyetje të ndryshme që fillojnë me “Çfarë do të bëje … ?” Disa shembuj janë “Çfarë do të bëje nëse do të humbje rrugën?” dhe “Çfarë do të bëje nëse do të kishe mundësi të shkoje kudo në botë?”

Ndihmë për Prindërit: Koha Një e nga Një

Sado zbavitëse që është të bisedosh si familje, është e rëndësishme edhe që prindërit dhe fëmijët të kalojnë kohë një e nga një me njëri-tjetrin. Përfitoni nga momentet gjatë ditës për të qëndruar me fëmijët tuaj veçmas. Ftojini fëmijët një e nga një që t’ju ndihmojnë të mbaroni një punë të zakonshme shtëpie, t’ju shoqërojnë për të kryer një porosi, ose të bisedojnë me ju në dhomën tuaj për disa minuta. Vetëm pak çaste mund të çojnë në biseda kuptimplote.