2012
BibleVideos.LDS.org Është Dhuratë për Botën
Prill 2012


BibleVideos.LDS.org Është Dhuratë për Botën

Gjatë Takimit Shpirtëror të Presidencës së Parë për Krishtlindjen, udhëheqësit e Kishës paraqitën faqen e internetit “The Life of Jesus Christ Bible Videos” [“Videot nga Bibla për Jetën e Jezu Krishtit”], një “dhuratë” për botën.

BibleVideos.lds.org është një vend ku mbahen videot origjinale të shkurtra që përshkruajnë skenat nga jeta e Krishtit, duke i renditur nga profetizimi i engjëllit për lindjen e Krishtit deri te Ringjallja e Shpëtimtarit.

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, njoftoi për faqen gjatë takimit shpirtëror.

“Sikurse shkrimet e shenjta që këto video të shkurtra ndjekin me besim, ato mund t’ju duken të qeta”, tha ai. “Besimi juaj dhe Fryma e Shenjtë do të krijojnë emocionin që këto ngjarje botëndryshuese meritojnë.”

Materiali për videot po sigurohet nga filmimet e xhiruara në Studion e re Filmike të Kishës LDS Motion Picture Studio South në kompleksin universitar në Goshen të Jutas, ku xhirimi për Projektin e Bibliotekës për Shkrimet e Shenjta nga Dhiata e Re filloi në gusht të 2011-ës.

Projekti do të prodhojë më shumë se 100 video të shkurtra, duke përshkruar jetën e Krishtit, të marrë direkt nga teksti i versionit të mbretit Jakob të Biblës.

Faqja e internetit ka një strukturë që e bën më të lehtë shikimin nga pajisjet e mbarttshme (p.sh telefonat smart) dhe është e disponueshme në anglisht (BibleVideos.lds.org), spanjisht (videosdelabiblia.org) dhe portugalisht (videosdabiblia.org). Një program iPad-i është gjithashtu i disponueshëm falas, duke ofruar një mënyrë të re për të përjetuar historitë e Biblës përmes shikimit, dëgjimit dhe prekjes.

Përfundimisht, afro 100 video që përshkruajnë skena nga Dhiata e Re për jetën e Krishtit do të jenë të disponueshme në faqen e internetit “The Life of Jesus Christ Bible Videos” [“Videot nga Bibla për Jetën e Jezu Krishtit”].

CREDIT: ??