2012
Përse Duhet ta Ndjekim Seminarin?
Prill 2012


Përse Duhet ta Ndjekim Seminarin?

Cila mendoni ju, është gjëja më e rëndësishme që një student mund të fitojë nga seminari dhe instituti?

Cila mendoni ju, është gjëja më e rëndësishme që një student mund të fitojë nga seminari dhe instituti? Kur një grup studentësh të seminarit ia bënë të njëjtën pyetje Komisionerit të Sistemit Arsimor të Kishës, Plakut Paul V. Xhonson, të Të Shtatëdhjetëve, ai u përgjigj se gjëja më e rëndësishme që ju mund të fitoni është “dëshmia e vërtetë se Jezusi është Krishti. Të kuptuarit që njohuria e vërtetë është njohuria shpirtërore. Është ajo që na vjen përkatësisht në shpirtrat tanë nga Fryma e Shenjtë. Kjo është e vërteta më e fuqishme, gjëja më e fuqishme që mund të mësohet nga seminari dhe instituti. Ajo nuk ndryshon vetëm atë që dini, ajo ndryshon atë që jeni dhe ndryshon mënyrën se si e kuptoni botën. Dhe ky lloj arsimimi më i lartë ju ndihmon që ta bëni të plotë llojin tjetër të arsimimit” (“A Higher Education”, New Era, prill 2009, f. 15).

Plaku Xhonson është një nga Autoritetet e shumta të Përgjithshme që kanë folur për bekimet e mrekullueshme që vijnë nga pjesëmarrja në seminar dhe institut. Kështu, nëse jeni duke vrarë mendjen se përse duhet të shkoni në seminar, këtu ka më shumë arsye të mira nga profetët dhe apostujt.

Fotografi e Spenser W. Kimball-it me mirësinë e Arkivave të Kishës të SHDM