2010–2019
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Tetor 2015


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Vëllezër dhe motra, Presidenti Monson ka kërkuar që unë tani t’ju paraqes Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse të Kishës për votimin tuaj mbështetës.

Propozohet që ne të mbështetim Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajringun, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorfin, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Vota është shënuar.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll M. Nelson, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij kuorumi: Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, dhe si anëtarë të rinj të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, dhe Dejll G. Renland.

Ata që janë dakord, ju lutem ta bëjnë atë të ditur duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Vota është shënuar.

Propozohet që ne të mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues dhe zbulues.

Të gjithë ju që jeni dakord, ju lutem shfaqeni atë.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Vota është shënuar.

Me thirrjet e tyre për të shërbyer si anëtarë të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, ne në këtë mënyrë e lirojmë nga thirrja Ronald A. Rasbandin, si anëtar të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, Plakun Geri E. Stivenson, si Peshkop Kryesues dhe Plakun Dejll G. Renland, si anëtar të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me votën e falënderimit mund ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të lirojmë nga thirrja duke i falënderuar për shërbimin e tyre të përkushtuar Plakun Don R. Klark, si anëtar të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, dhe Pleqtë Koiçi Aojagi dhe Brus A. Karlson, si anëtarë të Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve, dhe t’i emërojmë ata si Autoritete të Përgjithshëm nderi.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta shfaqin atë.

Ne gjithashtu ofrojmë lirimin nga thirrja të Serhi A. Kovalov, si I Shtatëdhjetë Zonal.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’i shprehur mirënjohje për shërbimin e tij, ju lutem ta bëjnë atë të ditur.

Në këtë kohë, ne njoftojmë lirimin nga thirrja të Vëllait Xhon S. Taner, si këshilltar i parë në presidencën e përgjithshme të Shkollës të së Dielës, dhe Vëllait Devin G. Durrant, si këshilltar i dytë në presidencën e përgjithshme të Shkollës të së Dielës. Siç u njoftua më parë, Vëllai Taner është caktuar për të shërbyer si president i UBJ-së – Havai.

Ata që dëshirojnë të na bashkohen për t’iu shprehur mirënjohje këtyre vëllezërve për shërbimin dhe përkushtimin e tyre, ju lutem ta tregojnë atë.

Vëllai Devin G. Durrant tani është thirrur për të shërbyer si këshilltar i parë në presidencën e përgjithshme të Shkollës të së Dielës dhe Vëllai Brajën K. Eshtën për të shërbyer si këshilltar i dytë në presidencën e përgjithshme të Shkollës të së Dielës.

Të gjithë ju që jeni dakord, ju lutem shfaqeni atë.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne të mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithë ju që jeni dakord, ju lutem shfaqeni atë.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Vota është shënuar. Ne i ftojmë ata që kanë qenë kundër ndonjërit prej propozimeve, që të komunikojnë me presidentët e tyre të kunjeve.

Vëllezër dhe motra, ne e vlerësojmë besimin dhe lutjet tuaja në emër të udhëheqësve të Kishës.

Tani u kërkojmë anëtarëve të rinj të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të zënë vendet e tyre në podium. Ata do të kenë mundësi të na drejtohen nesër në mëngjes.