2012
Peshkopi Din M. Dejvis
Maj 2012


Peshkopi Din M. Dejvis

Këshilltar i Dytë në Peshkopatën Kryesuese

Pamja
Peshkopi Din M. Dejvis

Kur Presidenti i Kishës i kërkon Peshkopit Din Dejvis detaje rreth një sheshi të ardhshëm për tempull, të tilla si sa kohë duhet që të shkosh me këmbë nga stacioni më i afërt i autobusit, Vëllai Dejvis nuk përsërit thjesht fakte. Ai, duke e pas kaluar itinerarin, e di personalisht përvojën e frekuentuesit.

“Si e bën atë?” Presidenti Gordon B. Hinkli e pyeti një herë.

Devotshmëri dhe vëmendje e përqendruar te detajet janë mënyra se si Peshkopi Din Miron Dejvis – i sapothirrur si Këshillar i Dytë në Peshkopatën Kryesuese – e jeton jetën e vet.

I lindur në Solt-Lejk-Siti të Jutas në SHBA, në shtator të 1951-shit nga Oliver T. dhe Meri Dejvis, Peshkopi Dejvis u rrit në një familje ku dashuria dhe puna ishin parimet udhëheqëse. Nëse dëshironte diçka, ai duhej ta fitonte atë. Kur lutjet e vazhdueshme ndaj së ëmës nuk funksiononin që të merrte lodrën shumë të dëshiruar, ai mendonte për mundësitë e veta. Ai ende e mban mend lodhjen fizike dhe kënaqësinë pasuese nga shtyrja e kositëses së vjetër fushore përmes barit të gjatë të një fqinji.

Pas shërbimit në Misionin e Uruguait/Paraguait nga viti 1970 deri në 1972-shin, ai u kthye në shtëpi për t’u martuar me Darla Xhejmsin, një mikeshë nga rinia e hershme, në qershor të 1973-shit në Tempullin e Solt-Lejkut. Peshkopi Dejvis mori diplomën baçelor për ekonomi bujqësore nga Universiteti “Brigam Jang” në 1976-ën dhe më pas mori trajnim të avancuar për qeverisje në Universitetin e Stenfordit dhe atë Veriperëndimor.

Përgjatë viteve, ai e bashkëshortja e tij dhe pesë fëmijët e tyre kanë jetuar në gjashtë shtete ndërsa karriera e tij zhvillohej në industrinë e pasurive të patundshme. Ai shërbeu si president kunji, si këshilltar në presidenca kunjesh, në pesë këshilla të lartë, në peshkopata dhe në detyra të ndryshme të lagjes. Ai gjithashtu shërbeu si president i Misionit Puerto-Riko, San-Huan nga viti 1998 deri në 2001-shin. Gjatë kohës së thirrjes së tij më të fundit, ai punoi si drejtor administrues i Departamentit të Projekteve të Veçanta të Kishës.

Midis mësimeve që ka përjetuar është se “Zoti i do dhe i udhëheq fëmijët e Tij”.