2012
Plaku Robert C. Gei
Maj 2012


Plaku Robert C. Gei

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Robert C. Gei

Në detyrat e Tij në Kishë, Plaku Robert Kristofer Gei flet shpesh për mesazhin e Jezu Krishtit si “ungjilli i çlirimit”.

“Kjo është ajo që kemi parë dhe provuar gjatë gjithë jetës sonë”, tha Plaku Gei, duke iu referuar vetes dhe bashkëshortes së tij, Linet Nilsen Gei. “Ne e adhurojmë Perëndinë e çlirimit: shpirtëror, fizik, mendor dhe emocional. Përmes Shlyerjes së Krishtit, të gjitha barrat tona mund të lehtësohen. Përmes Tij, ne gjejmë forcën, paqen dhe hirin e domosdoshëm për të duruar sprovat e jetës dhe për t’u kthyer tek Ati ynë Qiellor.”

Plaku Gei shprehu kënaqësinë e tij më të madhe nga shërbimi humanitar që ai dhe Motra Gei qenë të bekuar të jepnin, si jashtë ashtu edhe brenda vendit. Për shembull, para dhe pas shërbimit si president i Misionit të Ganës, Akra nga viti 2004 deri në 2007-ën, ai dhe Motra Gei punuan në fshatrat afrikane dhe tjetërkund për të ndërtuar shkolla e klinika mjekësore dhe për të ndihmuar në zhvillimin e programeve të shkrimit e këndimit dhe atyre me kredi të vogla. Organizatat që ata bashkëthemeluan me shoqatat e tjera, kanë ndihmuar miliona të varfër nëpër botë që të lartësohen.

I lindur në shtator të 1951-shit në Los Anxhelos të Kalifornisë në SHBA, nga Bill dhe Meri Gei ai u prezantua me bashkëshorten e tij të ardhshme nga një mik i përbashkët i shkollës së mesme, të cilin më vonë e ndihmuan të hynte në Kishë. Ata u martuan në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni në prill të 1974-ës dhe kanë shtatë fëmijë.

Plaku Gei mori diplomën baçelor në Universitetin e Jutas dhe doktoratën në Universitetin e Harvardit, ku gjithashtu dha mësim mbi ekonominë.

I përfshirë në industrinë e bursës private për më shumë se 25 vjet, Plaku Gei ka punuar jashtë vendit për të investuar dhe zhvilluar biznese.

Në kohën që u thirr në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, ai po shërbente si i Shtatëdhjetë Zonal në Zonën Juglindore të Amerikës së Veriut. Përveç shërbimit në një mision kohëplotë në Spanjë nga viti 1971 deri në 1973-shin, Plaku Gei ka shërbyer si këshilltar peshkopi, këshilltar i lartë, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, mësues i Doktrinës së Ungjillit, udhëheqës i misionit të lagjes dhe president i Të Rinjve të lagjes.