2017
Pesë Tempuj të Rinj
maj 2017


Pesë Tempuj të Rinj

Presidenti Tomas S. Monson njoftoi planet për të ndërtuar pesë tempuj të tjerë, të vendosur në qytetet e mëposhtme:

Brazilia, Brazil. Tempulli i Brazilias, Brazil, do të jetë tempulli i 10-të në Brazil, përfshirë gjashtë tempuj në funksionim dhe tre të tjerë të njoftuar ose në ndërtim. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, në Brazil jetojnë më shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme (më tepër se 1,3 milionë) sesa në vendet e tjera. Brazili ka një popullsi prej rreth 211 milionë banorësh.

Zona e Manilës me rrethina, Filipine. Ky tempull do të jetë i dyti në Manila dhe i katërti në Filipine. Ka afërsisht 750000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme në Filipine, e cila ka një popullsi prej 104 milionë banorësh.

Nairobi, Kenia. Tempulli do t’u shërbejë më shumë se 30000 anëtarëve në Afrikën Lindore, përfshirë 13000 anëtarëve në Kenia, e cila ka një popullsi prej 48 milionë banorësh. Ai do ta çojë në tetë numrin e tempujve në funksionim, në ndërtim ose të njoftuar në Afrikë.

Pokatelo, Ajdaho, SHBA. Tempulli i Pokatelos, Ajdaho, do të jetë tempulli i gjashtë në Ajdaho, një shtet me afërsisht 450000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme dhe një popullsi prej 1,7 milionë banorësh.

Saratoga-Springs, Juta, SHBA. Ky tempull do të jetë në një nga zonat me rritje më të shpejtë në Juta dhe do të bëhet tempulli i 18-të në këtë shtet. Juta, ku ndodhen zyrat qendrore të Kishës, ka 2,1 milionë banorë, me një popullsi të shtetit prej rreth 3,1 milionë banorësh.

Pesë tempujt e njoftuar e çojnë numrin e përgjithshëm të (155) tempujve në funksionim dhe të (27) tempujve të njoftuar ose në ndërtim/restaurim në 182 tempuj në mbarë botën.

Që nga Konferenca e Përgjithshme e Tetorit 2016, janë përkushtuar Tempulli i Fort-Kollinsit, Kolorado; Tempulli i Star-Vallit, Uajoming dhe Tempulli i Hartfordit, Konektikat në SHBA, si dhe është ripërkushtuar Tempulli i Suvas, Fixhi.

Përkushtime të ardhshme janë planifikuar siç tregohet më poshtë:

Tempulli

Data e Përkushtimit

Paris, Francë

21 maj 2017

Ajdaho-Folls, Ajdaho (SHBA)

4 qershor 2017 (ripërkushtim)

Tuson, Arizonë (SHBA)

13 gusht 2017

Meridian, Ajdaho (SHBA)

19 nëntor 2017

Sidër-Siti, Jutë (SHBA)

10 dhjetor 2017

Është kryer ceremonia e fillimit të punimeve për Tempullin e Uinipegut, Manitoba (Kanada); Tempullin e Kinshasës, Republika Demokratike e Kongos; Tempullin e Barrankijës, Kolumbi; Tempullin e Arekipas, Peru dhe Tempullin e Rio-de-Zhaneiros, Brazil.

Gjithashtu përmendim se, teksa vijon ndërtimi i Tempullit të Romës në Itali, në qendrën e vizitorëve u vendosën statujat e Jezu Krishtit dhe të Dymbëdhjetë Apostujve të parë si dhe një statujë e engjëllit Moroni u vendos në majë.