2017
Xhin B. Bingham
maj 2017


Xhin B. Bingham

Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës

Pamja
Jean B. Bingham

Ngaqë ka jetuar në vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Motra Xhin B. Bingham e vlerëson mënyrën se si ungjilli siguron një ndikim të qëndrueshëm gjatë ndryshimeve të mjedisit.

E lindur në vitin 1952, në Provo të Jutës në SHBA, nga Robert dhe Edith Xhoi Barusi, ajo u rrit me gjashtë motra dhe dy vëllezër. Shkollën fillore ajo e kreu në Teksas dhe Minesota, SHBA, dhe shkollën e mesme e përfundoi në Nju-Xhersi. Ajo dhe motrat e vëllezërit e saj ishin të vetmit nxënës shdm në shkollat e tyre derisa u shpërngulën në Nju-Xhersi, ku ajo u gëzua kur zbuloi se një vajzë nga lagjja e saj e re ishte në klasën e saj.

Pasi ajo dhe Brus Binghami u martuan në Tempullin e Provos në Juta më 22 dhjetor 1972, ata u shpërngulën në Ilinois që ai të vazhdonte shkollimin.

Vëllait dhe Motrës Bingham u lindën dy fëmijë dhe ata i quajnë si të tyret fëmijë të tjerë për të cilët janë kujdesur në shtëpinë e tyre. Ajo mori një diplomë dyvjeçare për jetën në familje dhe, kur fëmija i tyre më i vogël ishte në shkollë të mesme, ajo u kthye në shkollë dhe mori një diplomë pasuniversitare për mësuesi.

Thirrja e parë e Motrës Bingham në Shoqatën e Ndihmës erdhi shpejt pas lindjes së fëmijës së saj të parë. “U thirra që të shpjegoja mësimet mbi edukimin e nënës. Ishte një mundësi e mrekullueshme të mësoja nga shembujt e motrave të tjera si edhe nga manuali.”

Motra Bingham udhëtoi gjerësisht gjatë shërbimit të saj si anëtare e kryesisë së përgjithshme të Fillores dhe si këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Fillores. Ajo i ka parë sfidat dhe bekimet e të qenit një anëtar i Kishës në zona anembanë globit.

Ajo shpreson se motrat e Shoqatës së Ndihmës do ta dallojnë mirësinë te njëra-tjetra. “Është tunduese ta krahasojmë veten tonë me të tjerët, gjë e cila është e padobishme dhe në kundërshtim me atë që do Ati Qiellor për ne.” Ajo thotë se Shoqata e Ndihmës e ndihmon çdo motër të zhvillojë një kuptueshmëri për atë që ajo është në sferën e përjetësisë. “Kur e përqendrojmë jetën tonë te Jezu Krishti, ne e dimë me të vërtetë se cilët jemi”, tha ajo.