2017
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit
maj 2017


Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Ne të gjithë duam të japim mësim siç dha Jezusi”, tha Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjatë një transmetimi mbarëbotëror për mësuesit më 5 nëntor 2016. “Mësimdhënia e Tij ishte e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe e fuqishme.”

Plaku Holland tha se burimi Teaching in the Savior’s Way [Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit] ndihmon në përmirësimin e mësimdhënies në Kishë. Po ashtu ndihmojnë edhe mbledhjet e këshillit të mësuesve dhe orientimet për mësuesit e rinj, që u diskutuan gjatë transmetimit. Transmetimi është në dispozicion në 10 gjuhë në adresën teach.lds.org bashkë me një mori materialesh filmike dhe materiale të tjera për ta forcuar mësimdhënien.