2017
Reina I. Aburto
maj 2017


Reina I. Aburto

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës

Pamja
Reyna I. Aburto

Motra Reina I. Aburto lindi në Managua të Nikaraguas, nga Noel Blanko dhe Delbi Kardoza, në vitin 1963. “Prindërit e mi punonin gjithmonë shumë që të siguronin për ne”, tha Motra Aburto. “Pata një fëmijëri shumë të lumtur.”

Pak pas mesnatës së 23 dhjetorit 1972, kur ajo ishte nëntë vjeçe, një tërmet e goditi Managuan. “Shpëtova sepse kishte një orendi shtëpiake prapa meje, por më kishin ngecur këmbët.” Kur e dëgjuan atë dhe britmat e nënës së saj, fqinjët erdhën për t’i nxjerrë nga shtëpia prej qerpiçi që ishte shkatërruar. Në rrënoja, ata gjetën trupin e vëllait të saj më të madh, në shtratin pranë të sajit. “Zotërimet materiale janë kaq të përkohshme, por gjëja e rëndësishme është familja jonë”, tha ajo.

Kur ishte 21 vjeçe, Motra Aburto emigroi për në Shtetet e Bashkuara me familjen e saj. Ndërsa jetonte në San-Francisko të Kalifornisë, ajo u njoh me misionarët dhe vendosi të vinte në kishë. “Sa e futa këmbën në atë ndërtesë, unë mund ta ndieja Shpirtin. Ishte konferenca e kunjit dhe ndjeva se çdo mesazh ishte për mua”, tha ajo. Ajo u pagëzua në vitin 1989.

Gjatë kësaj kohe, ajo u takua me Karlos Aburton dhe ata u bënë miq. Ata vazhduan të këmbenin letra, edhe kur Motra Aburto u shpërngul për në Orem të Jutës. Ata u martuan më 8 maj 1993, në Tempullin e Xhordan Rivër në Juta. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Motra Aburto, e mbështetur më 1 prill 2017, në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, ka punuar në fushën e përkthimit për më shumë se 25 vjet, përfshirë në Novell Inc. dhe Lemoine International. Ajo dhe bashkëshorti i saj tani kanë një zyrë të vogël përkthimi. Ajo studioi për inxhinieri industriale në Universitetin Amerikan Qendror në Managua të Nikaraguas për katër vite dhe mori një diplomë dyvjeçare për shkenca kompjuterike në Kolegjin Shtetëror “Juta Velli” në vitin 1997.

Motra Aburto ka shërbyer në një larmi të gjerë thirrjesh në Kishë, përfshirë si anëtare e kryesisë së përgjithshme të Fillores nga viti 2012 deri në vitin 2016.