2017
Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2016
maj 2017


Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2016

Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të dashur Vëllezër. Siç përshkruhet me anë të zbulesës në seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e Të Dhjetave – i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese – e autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Subjektet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet, rregulloren dhe procedurat e miratuara.

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës, i cili përbëhet nga profesionistë të licencuar dhe është i pavarur nga të gjitha departamentet e tjera të Kishës, ka përgjegjësinë të kryejë kontrolle financiare me qëllim që të japë siguri të arsyeshme në lidhje me kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës.

Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, në çdo hollësi të rëndësishme, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2016, janë regjistruar dhe administruar në përputhje me buxhetet, rregulloren dhe praktikat llogaritëse të miratuara të Kishës. Kisha ndjek praktikat që u jepen mësim anëtarëve të saj për të jetuar brenda një buxheti duke e shmangur borxhin dhe duke kursyer për një rast nevoje.

I paraqitur me respekt nga

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës

Kevin R. Xhergensen

Drejtor Përgjegjës