2019
Theksimi i Emrit të Saktë
maj 2019


Theksimi i Emrit të Saktë

Që të referohet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme me emrin e saj të duhur, ndryshime po u bëhen kanaleve të komunikimit.

Ndryshime të Faqeve të Internetit

  • ChurchofJesusChrist.org zëvendëson LDS.org, si emri i faqes zyrtare të internetit të Kishës.

  • Brenda pak muajsh, Newsroom.ChurchofJesusChrist.org do të zëvendësojë MormonNewsroom.org.

  • ComeUntoChrist.org do të zëvendësojë përfundimisht faqen Mormon.org, e cila po rindërtohet për t’i dhënë publikut parësor të saj (jashtë Kishës) një përvojë më të individualizuar.

Ndryshime të Kanaleve Shoqërore të Komunikimit

  • Të gjitha llogaritë kryesore shoqërore të komunikimit të Kishës janë ndryshuar për të theksuar emrin e Kishës së Shpëtimtarit.

  • Anëtarët mund të zgjedhin të bashkohen me një grup të ri në Facebook të quajtur “The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints – Inspiration and News” [“Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme – Frymëzim dhe Lajme”] për t’u informuar rreth lajmeve e përditësimeve të Kishës, si dhe për të ndërtuar komunitet e lidhje në Kishë.

Ndryshime te Programet Kompjuterike

  • Sacred Music [Muzikë e Shenjtë] zëvendëson LDS Music [Muzikë SHDM].

  • Programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] do të mbetet i pandryshuar.

Ndryshime shtesë mund të priten ndërsa ne punojmë së bashku për ta theksuar emrin e Kishës së Shpëtimtarit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.