2021
Bota Ka Nevojë për Gra Besnike
Mars 2021


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Bota Ka Nevojë për Gra Besnike

Pamja
illustration of Jane Manning James

Ilustrimi nga Toni Oka

Që në ditët e para të Nënës Evë, gratë kanë luajtur një rol thelbësor për të ndihmuar që të bëjnë të ndodhë plani i Perëndisë për fëmijët e Tij. Këtë muaj, ne kemi mundësinë për të mësuar më shumë për disa nga gratë që qenë pioniere në ditët e hershme të Rivendosjes së ungjillit. Për shembull, në faqen 16 mund të lexojmë për Xhejn Mening Xhejmsin dhe shembullin e saj të këmbënguljes së guximshme. Ndërsa e studiojmë seksionin Doktrina e Besëlidhje 25, ne dëgjojmë fjalët e Zotit drejtuar Ema Smithit që i kërkon asaj të krijojë një përmbledhje të himneve të shenjta.

Rivendosja vazhdon në kohën tonë dhe bota ka nevojë për ndihmesat e rëndësishme të grave besnike më shumë se kurrë. Në faqen 12, mund të lexoni se si ata prej nesh që shërbejnë si Drejtues të Përgjithshëm në Kishë, e kanë parë fuqinë e priftërisë të veprojë në jetën tonë. Kjo fuqi e priftërisë, në dispozicion si për burrat edhe gratë, është ajo që e lejon veprën e Perëndisë të vazhdojë në tokë.

Pavarësisht nga gjinia, mosha, raca dhe rrethana të tjera, ne të gjithë jemi fëmijë të dashur të Perëndisë me trashëgimi dhe potencial hyjnor.

Sinqerisht,

Presidentja Xhoi D. Xhons

Presidente e Përgjithshme e Fillores