2021
Emri i Kishës dhe Ndërtimi i Sionit
Shtator/Tetor 2021


Për Prindërit

Emri i Kishës dhe Ndërtimi i Sionit

Të Dashur Prindër,

Ju mund t’i përdorni artikujt në vijim dhe figurat e tyre për të hapur diskutime me familjarët tuaj dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë tema të rëndësishme, të tilla si përdorimi i emrit të saktë të Kishës dhe ndërtimi i Sionit.

Emri i Saktë i Kishës

Lexoni si familje disa nga historitë nga artikulli i Presidentit Ajring, “Kështu Do të Quhet Kisha Ime”, duke filluar nga faqja 8. Merreni parasysh të shqyrtoni bisedën e Presidentit Nelson mbi këtë temë në konferencën e përgjithshme të tetorit 2018. Në çfarë mënyrash jeni bekuar ju dhe familja juaj teksa keni bërë përpjekje për të përdorur emrin e saktë të Kishës – Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Ndërtimi i Sionit

Pyetini fëmijët tuaj se çfarë do të thotë Sion sipas mendimit të tyre. Më pas përdorni artikullin e Plakut Gerit W. Gong, “Sillni Sionin”, në faqen 12, për t’i ndihmuar ata të mësojnë më shumë rreth domethënies së Sionit si në të kaluarën, ashtu edhe sot. Merrni parasysh të diskutoni për mënyrat sipas të cilave familja juaj mund të ndihmojë për ta ndërtuar Sionin brenda shtëpisë suaj dhe në komunitetin tuaj.

Ndihma për Studimin e programit Eja, Më Ndiq

Shihni faqen 26 për artikuj mbi tema të ndryshme tek Eja, Më Ndiq që t’ju përkrahë për studimin e librit Doktrina e Besëlidhje këtë muaj.