2021
Sistem i Ri për Rekomandimet e Tempullit
Nëntor 2021


Sistem i Ri për Rekomandimet e Tempullit

Duke filluar nga data 25 tetor 2021, udhëheqësit në kunjet e përzgjedhura do të lëshojnë rekomandime tempulli – përveç rekomandimeve për ordinancat për të gjallët – duke përdorur Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit [BUN] (LCR) për t’i shtypur në letër rekomandimet. Udhëheqësit e priftërisë mund të përdorin nënshkrimin digjital për këto rekomandime, ose mund ta nënshkruajnë rekomandimin siç është bërë aktualisht.

Përdorimi i nënshkrimeve digjitale është metoda më e sigurt për lëshimin e rekomandimeve të tempullit dhe atje ku është e mundur, duhet të përdoret kjo metodë. Udhëheqësit e Kishës presin që nga data 13 dhjetor 2021, të gjitha njësitë e Kishës do ta përdorin programin LCR.

Për më tepër, është përditësuar modeli për rekomandimin të cilin e përdorin anëtarët që nuk e kanë marrë dhurimin, për të marrë pjesë në pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës. Emërtimi “rekomandim tempulli me përdorim të kufizuar” nuk do të përdoret më.

Anëtarëve që iu është lëshuar një rekomandim i llojit të vjetër mund të vazhdojnë ta përdorin atë rekomandim derisa t’i mbarojë vlefshmëria.