2021
Rriten Mundësitë për Misionarët me Shërbim
Nëntor 2021


Rriten Mundësitë për Misionarët me Shërbim

Mundësitë për misionet e shërbimi janë tani në dispozicion për anëtarët e Kishës mbi 26 vjeç në botë. Caktimet për mision si misionar/e mbi 26 vjeç me shërbim më parë ishin në dispozicion vetëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe një numër të kufizuar zonash të tjera. Misionarët me shërbim jetojnë në shtëpi dhe shërbejnë nga 8 deri 40 orë në javë, minimumi për gjashtë muaj. Presidenti i tyre vendor i kunjit vazhdon të jetë udhëheqësi i tyre kishtar.

Ata që janë mbi 26 vjeç, nxiten gjithsesi të shërbejnë në misione kohëplota larg shtëpisë, nëse ua lejojnë rrethanat.

Ata që janë të interesuar për të shërbyer si misionarë mbi 26 vjeç ose si misionar mbi 26 vjeç me shërbim, mund të bëjnë kërkesë te faqja SeniorMissionary.ChurchofJesusChrist.org (në dispozicion në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht).