2022
Shndërrimi i Grindjes në Dashuri
Mars 2022


“Shndërrimi i Grindjes në Dashuri”, Liahona, Mars/Prill 2022.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Shndërrimi i Grindjes në Dashuri

Pamja
Jozefi i Egjiptit duke u pajtuar me vëllezërit e tij

Joseph of Egypt [Jozefi i Egjiptit], nga Michael T. Malm

Ndonjëherë në marrëdhëniet tona përjetojmë konflikte. Të dimë se si ta shndërrojmë konfliktin shkatërrues në konflikt frytdhënës është vendimtare për mirëqenien tonë. Prapëseprapë, ne vërtet kemi vështirësi për këtë gjë.

Konflikti shkatërrues të mbingarkon emocionalisht. Grindja vazhdon në mënyrë të shfrenuar. Mundësitë tona duken të kufizuara. Ne ndihemi të dobët dhe në ankth. Rrënojat që mbeten pas, janë marrëdhënie të prishura dhe komunitete të përçara.

Por ne mund të përfshihemi edhe në konflikt frytdhënës, ku mund të jemi të lirë nga negativiteti i grindjes. Ne mund të kultivojmë drejtësi dhe mëshirë, t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe t’i zgjidhim problemet e rrënjosura thellë. Paqja është e mundur – në marrëdhëniet tona dhe komunitetet tona.

Si një ndërmjetës konfliktesh, bashkëshort dhe baba, kam zbuluar se ungjilli i Jezu Krishtit mund të na sjellë dritën dhe forcën që nevojitet për ta shndërruar grindjen në dashuri.

Në këtë numër botimi ju do të lexoni për mënyrën se si Jakobi, Esau dhe Jozefi ishin në gjendje të paqësonin konfliktet në familjet e tyre dhe si ne mund të bëjmë të njëjtën gjë në shtëpitë dhe komunitetet tona (shih faqen 20). Ju gjithashtu do të lexoni artikullin e mprehtë të Plakut D. Tod Kristoferson lidhur me mënyrën se si fatkeqësitë mund të na dëlirin po t’i drejtohemi Zotit për ndihmë (shih faqen 6).

Shumë prej nesh po mbartin kaq shumë dhembje për marrëdhëniet e prishura në shtëpi dhe në botë. Shpresoj që ky numër botimi t’u japë shpresë atyre që ndiejnë se nuk ka shpresë për pajtim, që të frymëzojë besimin se nuk jemi vetëm, dhe më e rëndësishmja, që ta ndiejmë dashurinë e Jezu Krishtit në një mënyrë që nuk ndryshon vetëm zemrën tonë por edhe zemrën e atyre që na kanë lënduar.

Përzemërsisht,

Çad Fordi

Profesor për Ndërtimin e Paqes Ndërkulturore, Universiteti “Brigam Jang” – Havai