Liahona
Abonimet pa Kosto në Revistat e Kishës Tani Janë në Dispozicion
Mars 2024


“Abonimet pa Kosto në Revistat e Kishës Tani Janë në Dispozicion”, Liahona, mars 2024.

Abonimet pa Kosto në Revistat e Kishës Tani Janë në Dispozicion

Pamja
gra duke parë te një revistë

Revistat e Kishës janë tani në dispozicion të anëtarëve anembanë botës pa kosto. Regjistrohuni për një abonim vjetor te revistat:

  • Liahona (për të rriturit).

  • Për Forcën e Rinisë (për moshat 12–18 vjeç).

  • Miku (për fëmijët).

Në një shpallje rreth kësaj nisme të re, Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Kisha dëshiron të japë të drejtë përdorimi më të madhe ndaj fjalëve të profetëve dhe ne jemi të lumtur t’i vëmë në dispozicion kopjet e shtypura të revistave të Kishës pa kosto” (1 gusht 2023, newsroom.ChurchofJesusChrist.org).

Si të Abonohesh për Revistat e Shtypura

  • Vizitoni faqen MagazineSubscriptions.ChurchofJesusChrist.org [në shqip abonimerevistash.kishaejezukrishtit.org].

  • Nënshkruajeni hyrjen duke përdorur llogarinë tuaj të Kishës. (Nëse ju nevojitet një llogari e Kishës, regjistrohuni për një të tillë pa kosto tek account.ChurchofJesusChrist.org.)

  • Klikoni te butoni Abonohu pranë revistës ose revistave tuaja të zgjedhura.

  • Plotësoni adresën tuaj të postës dhe gjuhën e parapëlqyer.

Numri juaj i parë i botimit do të mbërrijë brenda gati dy muajsh.

Mënyra se si të Regjistroheni për një Kujtues të Përmuajshëm me Postë Elektronike

Nëse parapëlqeni t’i lexoni revistat e Kishës në formë digjitale, ju mund të regjistroheni për të marrë një lajmërim me postë elektronike kur një numër i ri botimi është në dispozicion në faqen e Kishës dhe në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Vizitoni faqen MagazineSubscriptions.ChurchofJesusChrist.org [në shqip abonimerevistash.kishaejezukrishtit.org].

  • Nënshkruajeni hyrjen me llogarinë tuaj të Kishës.

  • Përzgjidhni revistat digjitale nën “Postë Elektronike për Revistat në Internet”.