Histori nga Shkrimet e Shenjta
Nefi dhe Fletët prej Tunxhi


“Nefi dhe Fletët prej Tunxhi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

1 Nefi 4–5

Nefi dhe Fletët prej Tunxhi

Të mësuarit se si ta ndjekim Shpirtin

Pamja
Nefi duke iu afruar godinës dhe vëllezërit duke parë

Lamani, Lemueli, Sami dhe Nefi u kthyen përsëri në Jerusalem gjatë natës. Nefi shkoi te shtëpia e Labanit ndërkohë që vëllezërit e tij u fshehën jashtë qytetit.

1 Nefi 4:4–5

Pamja
Nefi duke parë Labanin përtokë

Nefi e lejoi Shpirtin që ta udhërrëfente. Ai nuk e dinte se çfarë duhej të bënte, por e dinte se Zoti do ta ndihmonte që të merrte fletët prej tunxhi.

1 Nefi 4:6

Pamja
Nefi duke mbajtur shpatën e Labanit

Kur Nefi ishte pranë shtëpisë së Labanit, ai e gjeti Labanin përtokë. Labani ishte i dehur. Nefi pa shpatën e Labanit dhe e mori atë.

1 Nefi 4:7–9

Pamja
Nefi duke u larguar prej Labanit

Kur Nefi e pa shpatën, Shpirti i tha që ta vriste Labanin. Por Nefi nuk donte ta vriste atë. Shpirti i tha Nefit se ishte më mirë që Labani të vdiste sesa familja e Nefit të mos i kishte shkrimet e shenjta. Atyre iu nevojiteshin urdhërimet e Perëndisë që ishin të shkruara në fletët prej tunxhi.

1 Nefi 4:10–11, 13–17

Pamja
Nefi duke u lutur

Nefi e dinte se Labani ishte përpjekur ta vriste atë. Labani gjithashtu kishte vjedhur sendet e tyre dhe nuk do t’u bindej urdhërimeve të Perëndisë.

1 Nefi 4:11

Pamja
Nefi i veshur me rrobat e Labanit

Shpirti i tha Nefit sërish që ta vriste Labanin. Nefi e dinte se Zoti kishte përgatitur një mënyrë për të që t’i merrte fletët prej tunxhi. Ai zgjodhi që t’i bindej Shpirtit. Nefi e vrau Labanin dhe u vesh me rrobat e Labanit.

1 Nefi 4:12–13, 17–19

Pamja
Nefi duke i folur Zoramit

Nefi më pas shkoi në vendin ku Labani mbante thesarin dhe u takua me shërbëtorin e Labanit, Zoramin. Nefi veproi dhe foli si të ishte Labani.

1 Nefi 4:20–23, 35

Pamja
Zorami duke mbajtur fletët prej tunxhi

Nefi i tha Zoramit se i nevojiteshin fletët prej tunxhi. Më pas Nefi i tha Zoramit të shkonte me të. Zorami mendoi se Nefi ishte Labani, kështu që ai bëri siç dëshironte Nefi.

1 Nefi 4:24–26

Pamja
vëllezërit duke u larguar me vrap prej Nefit

Kur Nefi dhe Zorami dolën nga qyteti, Lamani, Lemueli dhe Sami menduan se Nefi ishte Labani. Ata patën frikë dhe filluan të largohen me vrap.

1 Nefi 4:28

Pamja
vëllezërit duke folur dhe Zorami duke parë pas

Nefi i thirri vëllezërit. Kur e njohën që ishte Nefi, ata e ndalën vrapin. Por atëherë Zorami u frikësua dhe u përpoq të kthehej prapë në Jerusalem.

1 Nefi 4:29–30

Pamja
Nefi duke i folur Zoramit

Nefi e ndali Zoramin. I tha Zoramit se Zoti i kishte urdhëruar që të merrnin fletët. Ai e ftoi Zoramin që të shkonte me ta drejt tokës së premtuar. Zorami e dinte se mund të ishte një njeri i lirë, jo një shërbëtor, dhe premtoi të shkonte me Nefin dhe familjen e tij.

1 Nefi 4:31–37

Pamja
Nefi, vëllezërit dhe Zorami duke përshëndetur Sarian dhe Lehin

Ata u kthyen te Lehi dhe Saria. Lehi dhe Saria ishin shumë të lumtur që i panë bijtë e tyre. Saria kishte menduar se bijtë e tyre kishin vdekur. Ngaqë Zoti i kishte ruajtur të sigurt bijtë e saj, ajo tani mirëbesonte se familja e tyre ishte urdhëruar që të largohej nga Jerusalemi. Familja e Lehit dhe Sarias ofroi flijime për ta falënderuar Zotin.

1 Nefi 4:38; 5:1–9

Pamja
Lehi duke lexuar fletët prej tunxhi me familjen e vet

Lehi lexoi fletët prej tunxhi. Ai e pa se fletët kishin mësimet e profetëve. Ai gjithashtu mësoi se njëri nga paraardhësit e tij ishte Jozefi, të cilin e shitën në Egjipt vëllezërit e tij shumë kohë më parë. Lehi e dinte se fletët prej tunxhi ishin shumë të rëndësishme. Ai e dinte se Zoti dëshironte që familja e tij të kishte urdhërimet.

1 Nefi 5:10–22